DPSHTRR

You are here

Platforma eTransport në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës në datat 1-4 Dhjetor 2022

Për të tretin vit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të jetë pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës në datat 1-4 Dhjetor 2022 në Pallatin e Kongreseve. Këtë vit, me stendën më të veçantë që ky panair ka parë ndonjëherë, për të prezantuar fazën e dytë të platformës eTransport.

DRSHTRR Tiranë ( ish-NSHRAK) Furnizohet me Pajisje të Reja

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka furnizuar Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, në Qendrën e Shërbimeve tek ish-NSHRAK, me pajisje të reja, pjesë e rinovimit të inventarit aktual dhe instalimit të posteve të reja të punës për shërbimet e transportit rrugor, kompjuter dhe ekranë të gjeneratës së fundit për modernizimin e kushteve të punës dhe përmirësim të cilësisë së procesimit të aplikimeve e veprimeve informatike në funksion të rritjes së eficiencës energjitike dhe operative.

Automotorizimi Shqiptar ju uron Gëzuar Ditën e Pavarësisë

Le të përkujtojmë sot rrugën e gjatë të përshkruar e të festojmë atdhedashurinë kudo që ndodhemi.

Urimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor  bashkohen në këto data të shënuara për Shqipërinë.

Gëzuar shqiptarë!

Një video përshëndetëse:  https://www.youtube.com/shorts/6b2Nb2y9dlI

DPSHTRR Miqësor me Katërputroshat në Çdo Hapësirë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor e ka në politikën e shërbimit që të jemi miqësor me katërputroshat në çdo hapësirë, ambient, aktivitet e sallë ku mirëtrajtimi garantohet.

Qytetarët nuk kanë përse t’i lënë miqtë e tyre në shtëpi apo në makinë, të vetmuar, apo të stresohen me kërkim ndihme për t’i lënë diku, nuk kanë përse të kushtëzohen nëse iu duhet një ardhje në sportelet tona me “fëmijën” e tyre, me shokun më besnik.

Në QKT Korçë me Studentët e Shkollës Teknike Profesionale “Demir Progri”

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë, demonstruan për studentët të gjitha etapat që duhet të kalojë një mjet, për t'u kualifikuar e për të kaluar testin me sukses. Konstatuan me praktikë problematikat më të shpeshta që hasin në mjetet që realizojnë kontrollin periodik teknik.

Një orë mësimore ndryshe për të prekur nga afër raste konkrete në fushën automotive. 

Mbështesim dhe jemi gjithmonë krah edukimit dhe formimit të arsimit profesional në vend.

Stafet e DRSHTRR Berat dhe Elbasan Dhurojnë Gjak

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Trasnportit Rrugor Berat dhe Elbasan vazhdojnë traditën e familjes së madhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Gjithmonë krah atyre që kanë nevojë për gjak duke treguar qytetari dhe humanizëm.

Faleminderit nga ekipit që u solidarizua me këtë nisëm!

Bëj dhuratën që shpëton jetë, dhuro gjak.

Njoftim për Shërbimet në datat 28-29 Nëntor

Në ditët e pushimit zyrtar, 28-29 Nëntor, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor nuk do të ofrojë shërbim në sportele.

 Oraret e shërbimit për javën në vijim do të jenë:

 E Mërkurë 08:00-19:00

 E Enjte - e Premte 08:00-16:00

Mjetet Green/ Shqipëria Drejt nnë të Ardhme Ekologjike

Falë vëmendjes dhe incentivave të Qeverisë Shqiptare për nxitjen dhe promovimin e lëvizjes ekologjike, kemi rezultate fantastike drejt mobilitetit GREEN në vitet e fundit.

  • 571 Mjete 100% Elektrike, ose +1443% nga viti 2019, regjistruar të reja, për herë të parë, në 10-mujorin Janar-Tetor 2022.
  • 1,432 Mjete numëron flota vendase All-Electric në Tetor 2022, ose +718% nga viti 2019! 
  • 17,009 Autovetura të regjistruara për herë të parë me kategori mjedisore >= Euro5, gjatë Janar-Tetor 2022 (+98.8% nga viti 2019)!

Impakti mjedisor

DPSHTRR ka nisur Shërbimin Risi të Targave me Formate të Ndryshme

Prej disa muajsh, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur shërbimin risi të targave të vogla (për përpara) për autoveturat, targat me përmasa amerikane (përpara/mbrapa) dhe targat e motomjeteve të standardizuara.

Targat me dimension amerikan (305 x 153 mm);

Versioni i vogël italian (360 x 100 mm);

Targat e motoçikletave (177 x 177 mm).

Ky shërbim i ofrohet kujtdo që dëshiron të zëvendësojë targat/targën ekzistuese (me po ato karaktere) dhe kujtdo që kryen regjistrim të ri.

Analizë mbi Sigurinë Rrugore Janar- Tetor 2022

Rënia e aksidenteve rrugore vijon e qendrueshme për periudhën kohore: Janar-Tetor 2022!

Më pak aksidente rrugore nga drejtuesit nën 25 vjeç të mjeteve dhe nga të sapopatentuarit me plot 31 jetë njerëzish të fituara.

Më pak aksidente rrugore me pasoja dhe më pak fatalitete dhe më pak qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja, duke rritur ndërgjegjsimin dhe kujdesin për të gjitha grupmoshat e drejtuesve të mjeteve.

Ora e Sigurisë Rrugore me Fëmijët e Shkollës Jo-Publike “ELITE”, në Vlorë

Shirat nuk e pengojnë programin tonë edukativ!  U zhvillua ora e sigurisë rrugore me fëmijët e shkollës jo-publike “ELITE”, në Vlorë, me ushtrimet në klasë, në pamundësi të simulimit jashtë. 

Si pedalues, këmbësorë dhe si shofera nesër, duhet që qysh të vegjël të njihemi me rregullat dhe rrezikun e përdorimit të rrugës, me sinjalistikën bazë e me rëndësinë e kujdesit për veten dhe për të tjerët.

Zëri Yt Dëgjohet/ Qytetarët Vlerësojnë Shërbimin e Kontrollit Teknik

Qytetarët vlerësojnë shërbimin e kontrollit teknik! 

Sipas monitorimeve në terren dhe përmes mesazheve e telefonatave, në Qendrat e Kontrollit Teknik rreth 99.2% e qytetarëve të anketuar, kanë mbetur të kënaqur dhe 86.9% e tyre vlerësojnë se shërbimi është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me 2 vite më parë

Punohet për të korrigjuar sa më shpejt aty ku nuk jemi mirë!

Anketimi pasqyron muajin Tetor dhe vijon, sipas përparësive dhe riskut, reagimeve dhe ankesave që marrim! Ju faleminderit.

DPSHTRR në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë e Mjedisin për Rregullime e Plotësime të Kodit Rrugor në Përputhje me Direktivat e BE

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Z. Blendi Gonxhja  ka qenë pjesë e takimit të Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë e Mjedisin, ku u miratuan një sërë risish lehtësuese në ndihmë të drejtuesve të mjeteve, norma të reja për rritjen e sigurisë rrugore, rregullime e plotësime të Kodit Rrugor me fokus qytetarin, në përputhje me Direktivat e Bashkimit Europian.

Disa nga risitë:

Zëri Yt dëgjohet/ Raport Mujor, Tetor 2022

Sipas monitorimeve në terren dhe përmes mesazheve e telefonatave, gjatë muajit Tetor rreth 98.3% e qytetarëve të anketuar, kanë mbetur të kënaqur  dhe rreth 90% e tyre mendojnë se shërbimi është përmirësuar krahasuar me 2 vite më parë. 

Vijohet të punohet për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve.

Anketimi vijon edhe në sektorë të tjerë, sipas përparësive dhe riskut, reagimeve dhe ankesave që marrim.

Mirëmëngjes/ Rikujtesë, Orari i Shërbimit Çdo të Hënë në Çdo DRSHTRR është 08:00-19:00

Mirëmëngjes dhe javë të mbarë!

Ju rikujtojmë se orari i shërbimit në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor çdo të hënë është: *08:00-19:00*!

RETRO Albania Anëtarësohet në FIVA

Super lajmi që zbukuroi 23-vjetorin e krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe 3-vjetorin e Retro Albania këtë Nëntor!  

FIVA, Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Antike miratoi në kohë rekord aplikimin e Retro Albania, për anëtarësimin në familjen mbarëbotërore për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e mjeteve historike, ku bëjnë pjesë 109 shtete dhe një flotë prej mbi 1.5 milionë mjete koleksioni. 

Kujdesi në Ditët me Shi Për Drejtuesit e Mjeteve

Në ditët me shi, drejtuesit e mjeteve duhet gjithmonë të kenë parasysh këto këshilla për një udhëtim sa më sigurt:

Kontrolloni funksionalitetin e fshirëseve të xhamave.

Përshtatni shpejtësinë dhe mos bëni manovra të papërgjegjshme.

Ruani distancën e sigurisë.

Mbani të dyja duart në timon.

Kontrolloni dhe përdorni gomat e përshtatshme.

Shmangni frenimin e menjëhershëm dhe të papritur.

Mbajtja e dritave ndezur ju qartëson pamjen dhe ju bën më të dukshëm nga mjetet e tjera

Poligoni i Parë Publik i testimit Praktik për Leje Drejtimi dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë

Poligoni i parë publik i testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë. Pas blerjes së truallit, alokimit të fondit për investimin dhe projektim e prokurim, tashmë lidhet kontrata për ndërtimin që nis brenda Nëntorit. Një tjetër vepër për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për simulime reale dhe virtuale, ushtrime e prova të epokës digjitale, objektiv i Drejtorisë së Përgjithshme të Shër

Momente nga Mbledhja Organizuar me Kabinetin dhe Drejtuesit Kryesorë të DPSHTRR

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale ka ndarë mbi mbledhjen e radhës organizuar me kabinetin dhe drejtuesit kryesorë të drejtorisë. Në postimin e tij, Z. Gonxhja shkruan: "Fotot e mbledhjeve nuk janë as lajm, as interesante, por dëshëroj të ndaj me publikun faktin se punët e mira, rezultatet e Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sot të prekshme e të mirënjohura, mundësohen nga përkushtimi e fryma e skuadrës, në qendër e më gjerë.

Rezultate Pozitive në Uljen e Viktimave në Aksidentet Rrugore

Rezultatet pozitive nuk bien nga qielli, ato arrihen me punë.

Bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Policisë Rrugore, krah për krah me organizatat vullnetare të Edukimit mbi Sigurinë Rrugore e Trafikun, ka sjellë një shkallë të re ndërgjegjësimi e vetëdijeje mbi rrezikun dhe përgjegjësinë, mbi sjelljen në qarkullim rrugor, duke paraprirë panoramën fantastike të rënies së qendrueshme të aksidenteve rrugore.

Krahasuar me një vit më parë, në 9-mujorin e 2022-shit, 29 jetë njerëzish të fituara. 

Nga 182 të Riregjistruar, Vetëm 13 Individë kanë Rifituar Leje Drejtimin

Nga 182 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të leje drejtimit, vetëm 13 veta kanë rifituar leje drejtimin, ose sa 6.5%.

Sot vetëm 3 kalues në testin e rimarrjes së leje drejtimit, në seancën e 10-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në autoshkollë(6 Qershor 2022), nga 20 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 12 veta.

Arkiva Qendrore/ Investim Dinjitoz me Siguri e Standarte

Ambienti ku grumbulloheshin më parë dokumentet e mjetit për Arkivën Qendrore, në mungesë të saj.

 Një situatë ku strehoheshin mijëra dokumente, materiale voluminoze të automotorizimit shqiptar ndër vite, që ngushtonte e vështirësonte punën e rajonales sonë të Durrësit. 

Aktivitete Ndërgjegjësuese mbi Sigurinë Rrugore në Kuadër të Javës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor së bashku me Policinë e Shtetit  dhe Policinë Rrugore, Kryqin e Kuq Shqiptar, Bashkinë Tiranë, Kryqi i Kuq Shqiptar, GBi Health & Safety Academy dhe Swedish Program: "Strengthening Community Policing in Albania" - SCPA,

Intervista e Drejtoreshës të Kabinetit të DPSHTRR-së Znj. Lira Pipa për RTSH

Drejtoresha e Kabinetit të DPSHTRR-së Znj. Lira Pipa, në një intervistë për RTSH Radio Televizioni Shqiptar, ndër të tjera, përmendi fushatat dhe nismat e ndërmarra nga enti për sensibilizimin ndaj sigurisë në rrugë.

Aktivitet në Javën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore

Në Javën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Policinë Rrugore, Kryqin e Kuq Shqiptar, Bashkia Tiranë, GBi & Safety Academy dhe Swedish Program: "Strengthening Community Policing in Albania"- SCPA, Task-Forca e Transportit Rrugor, sjellin një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese mbi sigurinë rrugore.

DRSHTRR Korçë / Kompleksi që Ofron 135 Mijë Shërbime në Vit

Kompleksi i ri i shërbimeve të transportit rrugor, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë, në unazën e qytetit, ku ofrohen 135 mijë shërbime në vit për mbi 62 mijë drejtues mjetesh të qarkut juglindor.

Pamjet flasin vetë për vizionin e kësaj drejtorie për qytetarët dhe shërbimet publike, për punën e prekshme të transformimit të automotorizimit shqiptar.

Brenda Muajit Nëntor Nisin Punimet për Ndërtimin e Poligonit të Parë Publik të Testimit Praktik për Leje Drejtimi

Poligoni i parë publik i testimit praktik për leje drejtimi dhe qendra e parë edukative digjitale e simulimeve virtuale për leje drejtimi, do të ndërtohet në Fushë-Prezë, Tiranë.

Pas blerjes së truallit, alokimit të fondit për investimin dhe projektim e prokurim, tashmë lidhet kontrata për ndërtimin që nis brenda muajit nëntor.

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në Shkollën "Skënder Libohova" dhe "Gjergj Kastrioti" në Lushnjë dhe Krujë

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore vijon rrugëtimin me orët edukative në mbarë Shqipërinë.

Ndalesa e radhës ka qenë në qytetin e Lushnjës me shkollën "Skënder Libohova" dhe në Krujë me shkollën "Gjergj Kastrioti". 

Qëllimi i këtij programi është të mësojë rregullat bazë të qarkullimit rrugor duke u njohur më nga afër me tabelat dhe sinjalistikat, situatat në trafik me semaforin, kthesat, rrethrrotullimet, vijëzimet për kalimin e këmbësorëve e përparësitë në rrugë.

Edukimi që nis që në vegjëli, na bën qytetarë shumë të përgjegjshëm të së nesërmes.

Punonjësit e DRSHTRR Tiranë/ Durrës dhe DTSH Dhurojnë Gjak

Njihuni me heronjtë e ditës.

Punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, Durrës dhe Drejtorisë së Targave dhe Shtypshkrimeve, të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë që mbart kjo nismë sa humanitare aq edhe qytetare, dhanë kontributin e tyre vullnetar për dhurimin e gjakut, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre në nevojë.

Një falenderim dhe mirënjohje stafit të përkushtuar të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për profesionalizmin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre humane.

Dhuroni gjak! Shpëtoni jetë!

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për Periudhën Janar - Tetor 2022

Kujdes! Çdo javë, shërbimi i kontrollit keknik  ngel me qindra mjete të pariparuara e me mangësi teknike ose funksionale.

Raporti i kontrollit teknik të mjeteve rrugore për periudhën Janar - Tetor 2022:

Janë paraqitur për testim 317,643 mjete, nga të cilat:

Pages