Çregjistrim i Përhershëm i Mjetit për Eksport

You are here

Heqje e përhershme nga qarkullimi në Shqipëri për t’u eksportuar në shtete të tjera

Për të eksportuar mjetin jashtë Republikës së Shqipërisë me qëllim regjistrimin e mjetit në një shtet tjetër, duhet të bëhet  çregjistrimi i përhershëm i mjetit ku ju duhet: 

Të paraqiteni vetëm me targat e mjetit që do çregjistroni (pra, pa mjetin) në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin.

Dokumenta

  • Dokument identifikimi. Nëse jeni subjekt fizik ose juridik nevojitet edhe ekstrakti i QKB-së. Gjithashtu, personi që kryen veprimet duhet të ketë me vete dokument identifikimi dhe autorizimin për kryerjen e veprimeve;
  • Leja e qarkullimit të mjetit;
  • Certifikata e pronësisë së mjetit;
  • Targat e mjetit;
  • Vërtetimin RBS- konfirmimi nga Regjistri i Barrëve Siguruese të cilin e siguroni pranë zyrave tona të shërbimit ose tek noteri;
  • Kontratë shitblerje (nëse ka) ku kontrata origjinale duhet të dorëzohet që të vijohet me kalimin e pronësisë.

Të gjitha detyrimet e mjetit (taksat, kamatvonesat) deri në momentin e çregjistrimit, duhet të jenë shlyer.

  • Mjeti pajiset me:
    • Targa provizore për eksport;
    • Leje qarkullimi provizore me afat vlefshmërie 30 ditë;
    • Certifikatë pronësie me shënimin “për eksport”.

Shënime:

Kur mjeti është eksportuar dhe regjistruar në një shtet tjetër duke përdorur dokumentacionin origjinal, pa kryer më parë çregjistrimin e përhershëm në Republikën e Shqipërisë, leja e qarkullimit, certifikata e pronësisë dhe targat e mjetit, do të zëvendësohen me vërtetimin në origjinal me konfirmimin përkatës të lëshuar nga autoritetet e shtetit të huaj që ka bërë regjistrimin, me vulë apostile.
Nëse personi është shtetas i huaj, jorezident në Shqipëri, si dokument identifikimi duhet fotokopje e noterizuar e pasaportës, ose e kartës së identitetit.

Tarifat 

  • Tarifa për çregjistrim - 1,000 Lekë
  • Leje qarkullimi - 2,500 Lekë
  • Leje qarkullimi ndërkombëtare - 1,000 Lekë
  • Targa (1 copë) - 2,000 Lekë/ Targa (1 palë) - 4,000 Lekë