Rreth Makinave Elektrike

You are here

Megjithëse numri total i automjeteve elektrike ka pasur një rritje të qëndrueshme për më shumë se gjysëm dekade, shumë kompani dhe konsumatorë individualë ende nuk janë të vetëdijshëm sesi makinat elektrike krahasohen me makinat tradicionale me karburant.

Në këtë artikull, kemi përpiluar një listë gjithëpërfshirëse të benefiteve dhe të metave aktuale të Mjeteve Elektrike, për t’ju ndihmuar të vendosni nëse ato janë një zgjedhje e mirë për ju apo për kompaninë tuaj.

Avantazhet

Ato janë më të lira në operim!

Çmimi i karburantit varet tërësisht nga situata politike dhe çmimi i naftës, e cila (nafta) sipas shumë ekspertëve nuk do zgjasi edhe më shumë se 50 vite të tjera. Nga ana tjetër, çmimi i elektricitetit është i stabilizuar kudo dhe burime të përmirësuara energjie të rinovueshme janë gjithnjë e më shumë në zhvillim aktiv nga disa prej kompanive teknologjike më të mëdha në botë.

Me performimin e llogarive më minimale, një Makinë Elektrike mesatare i kursen një shoferi që përshkon 25,000 kilometra/ vit rreth 850$. Kini parasysh se këto vlerësime janë bërë pa konsideruar dhe asnjë sistem të veçantë karikimi. Për pronarët e Makinave Elektrike dhe flotave, kursimet mund të jenë shumë më të mëdhaja nga pjesëmarrja në një program të mirëmenduar karikimi. Kjo, bashkuar me zbritjet e ndryshme të taksave apo subvencionet qeveritare, do të thotë se Makinat Elektrike praktikisht fillojnë të paguajnë veten e tyre përpara se të arrijnë fundin e jetëgjatësisë. Me kalimin e kohës të gjitha këto kursime bëhen shumë të rëndësishme.

Karikimi në shtëpi dhe punë!

Një avantazh edhe më i mirëmenduar i Makinave Elektrike është aftësia për t’i karikuar; qoftë në shtëpi apo nëpër vendparkime. Njerëzit që jetojnë në shtëpi private p.sh. thjesht mund t’a fusin mjetin në një prizë të zakonshme pasi kthehen në shtëpi nga puna, dhe të nisen mëngjesin tjetër me bateritë të karikuara-full. Mjetet e flotave që karikohen nga sisteme inteligjente karikimi ofrojnë kursime maksimale shpenzimesh, falë edhe pajisjeve të avancuara të menaxhimit.

Aktualisht, metoda më e shpejtë e karikimit të Makinave Elektrike njihet si Karikimi-i-Shpejtë DC. Nëpërmjet tij, shumica e Makinave Elektrike arrijnë 80% karikim në 30 minuta. Çdo pronar Makine Elektrike, gjithashtu, edhe mund të lidhi stacionin e tij të karikimit të shtëpisë me panele diellore dhe të përfitojë “0-karbone”. Megjithatë edhe pa karikim shtëpie, po bëhet gjithnjë dhe më i mundur karikimi në një stacion karikimi.

Nuk ka zhurmë motorri!

Ndotja akustike është e dëmshme për shëndetin publik dhe motorrët me Djegje të Brendshme të automjeteve që fuqizohen nga benzinë/ nafta, janë nga burimet më kryesore të saj. Sipas një studimi të publikuar nga NIEHS (National Institute of Environmental Health Sciences), “Dhjetëra miliona amerikanë kanë shfaqur probleme shëndetësore për shkak të espozimit ndaj zhurmës, përfshirë sëmundje zemre dhe humbje dëgjimi.” I njëjti studim pretendon se “përafërsisht 100 milionë njerëz në SHBA (rreth 50% e popullsisë) kanë ekspozime të larta e të dëmshme për shëndetin ndaj zhurmës së trafikut.”

Në 100 km, zhurma e brendshme mesatare e një makine me Djegje të Brendshme është rreth 70db. Mjetet Elektrike, nga ana tjetër, janë pothuajse “përshpëritëse”. NHSA (National Highway Traffic Safety Administration) në Amerikë ka publikuar ligjin e ri që, për të ndihmuar këmbësorët të dallojnë se po u afrohet një Makinë Elektrik, çdo mjet elektrik apo hibrid nën 50 tonë duhet të prodhojë zhurmë të dëgjueshme, edhe pse zhurma duhet të krijohet artificialisht.

Janë të shpejta!

Rekordet më të fundit të shpejtësisë janë arrirë nga mjete elektrike. Psh, modeli S P100D nga Tesla kap 100 km në 2.28 sekonda, duke u bërë makina e parë e prodhimit seri që arrin 100  km në më pak se 2.3 sekonda. Kjo sepse Makinat Elektrike ofrojnë proporcion superior fuqi-peshë krahasuar me makinat tradicionale.

Për më tepër, motorrët elektrikë mundësojnë tork të menjëhershëm dhe sasi më të madhe fuqie të disponueshme. Madje dhe motorrë elektrikë relativisht të dobët zakonisht akselerojnë më shpejtë se makinat e ngjashme në fuqi me djegie të brendshme. 

Ulje taksash dhe subvencionet qeveritare janë të disponueshme!

Shumica e qeverive qendrore dhe vendore rreth globit mundësojnë subvencione financiare për konsumatorët që të blejnë Makina Elektrike. Çdo Makine Elektrike të re të marrë në SHBA i jepet një kredit taksor prej 2,500$ deri në 7,500$. Gjithsesi skemat dhe shumat e sakta që jepen për individët janë të disponueshme nëpër faqe zyrtare të qeverive.

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Kalifornisë, programi i taksës federale ka qenë arsyeja kryesore që 30% e blerësve kanë marrë një Makinë Elektrike.

Ato janë më të sigurta!

Çdo aksident që përfshin një mjet elektrik tërheq menjëherë vëmëndjen e medias, por fakti qëndron se Makinat Elektrike janë shumë më të sigurta se makinat me motorra me Djegie të Brendshme.

Eshtë praktikisht e pamundur për një makinë që fuqizohet nga bateritë që të shpërthejë nga përplasja; Dhe për shkak se paketa e baterisë ul në mënyrë të konsiderueshme qendrën e masës të Makinës Elektrike, mjeti ka më pak mundësi që të rrokulliset. Prodhuesit e mjeteve elektrike nuk kursejnë asnjë shpenzim në ndërtimin e sistemeve të sigurisë, që është dhe arsyeja pse i kalojnë rregullisht standartet e sigurisë.

Janë më të thjeshta për t’u mirëmbajtur!

Të gjitha makinat e reja me motorrë me Djegie të Brendshme vijnë me një listë të gjatë mirëmbajtjeje; Që përfshin ndërrim vaji, ndërrim alkooli frenash, kandele dhe tela, rripa, ndërrim baterie, filtra ajri dhe gjëra të tjera sa të duash… - të gjitha nga të cilat rrisin shumë shpejt koston totale të mjetit.

Mjetet Elektrike vijnë me kërkesa më të pakëta mirëmbajtjeje dhe prandaj kostot e mirëmbajtjes janë shumë më të pakta. “Motorri elektrik ka një pjesë të lëvizsshme, aksin, i cili është shumë i besueshëm dhe kërkon shumë pak ose aspak mirëmbajtje. Kontrolluesi dhe karikuesi janë pajisje elektronike pa pjesë të lëvizsshme dhe kërkojnë pak ose aspak mirëmbajtje,” deklaron dokumenti nga Laboratori Kombëtar i Idahos.

Janë miqësore me mjedisin!

Makinat Elektrike nuk prodhojnë gazra nga marmita, të cilat janë të njohura si kërcënim serioz për shëndetin publik dhe për mjedisin. Për krahasim, një makinë mesatare karburanti prodhon mbi 121.5 g/km CO2.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga