DPSHTRR, në kuadër të luftës kundër informalitetit, sjell online sistemin e rezervimit për targat jashtë radhe.
Ky rezervim është pjesë e sistemit të targave të veçanta dhe përfshin kategorinë IV me tarifë 10 000 Lekë me TVSH, për ato targa të automjeteve për të cilat qytetari apo subjekti dëshiron një numër jashtë radhe (nga ajo që gjen ne sportel) ose një numër preferencial i cili lidhet me një simbolikë të caktuar për aplikuesin. Në këtë kategori përfshihen targa me numra si 123, 256, 895, 554, 322, 979, etj. Shkronjat fundore që mund të zgjidhni për automjete variojnë nga AB 001 DA - AB 999 ZZ (psh: AB 001 MN, AB 007 CL, AB 333 DD, AB 526 MN, etj), ndërsa për motomjete nga BF 501 - BG 999.
Gjithashtu mund të porositen edhe targa të veçanta me numra si 007, 001, 111, 333, 303, 404, 050 etj sipas tarifave të mëposhtme dhe duke i aplikuar dhe tarifën për prodhim jashtë serie prej 10 000 lekë.
Tarifat dhe kategoritë:
MOTOMJETE
- Kategoria e Parë – 10 000 Lekë
111; 222; 333; 444; 555; 666; 777; 888; 999; 001; 002; 003; 004; 005; 006; 007; 008; 009; 100; 200; 300; 400; 500; 600; 700; 800; 900; 101; 202; 303; 404; 505; 606; 707; 808; 909;
- Kategoria e Pestë – 5 000 Lekë
*Aplikohet si shtesë për çdo targë të prodhuar jashtë radhe për numrat e mësipërm ose si tarifë bazë për numra të çfarëdoshëm të ndryshëm nga ato më sipër.
AUTOMJETE
- Kategoria e Dytë – 20 000 Lekë
010; 070; 002; 003; 004; 005; 006; 008; 009;
- Kategoria e Tretë – 40 000 Lekë
001; 007; 111; 222; 333; 444; 555; 666; 777; 888; 999;
- Kategoria e Katërt – 10 000 Lekë
100; 200; 300; 400; 500; 600; 700; 800; 900; 101; 202; 303; 404; 505; 606; 707; 808; 909; 020; 030; 040; 050; 060; 080; 090;
*Për çdo targë të prodhuar jashtë serie aplikohet dhe tarifa prej 10 000 lekë për kategoritë e mësipërme për Automjete.
Shënim:
Përveç vlerës së shërbimit, do të aplikohen edhe tarifat standarde për pajisjen me targë/regjistrim mjeti pranë DRSHTRR-ve për automjetet*.
*Për automjetet nuk përfshihen tarifa RBS, Kalim Pronësie ose ndryshim formati targe nga drejtkëndëshe në katrore.
Të gjithë aplikantët e këtij shërbimi do të kenë prioritet në kryerjen e procedurave, pa pritur në rradhë.