Targa me Dimensione të Ndryshme

You are here

Ky shërbim i ofrohet kujtdo që dëshiron të zëvendësojë formatet (prokatet) ekzistuese të targës, pa ndryshuar numrin e regjistrimit të mjetit.

Aplikimi për pajisjen me formatet e targave me përmasa të ndryshme kryhet në Drejtorinë Rajonale ku është i regjistruar mjeti.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  • Dokument identifikimi;
  • Leje qarkullimi e mjetit.

Gjatë aplikimit në sportel, aplikanti informohet për afatin e tërheqjes së formateve të targave të reja sipas përmasave të përzgjedhura.

E rëndësishme: Para tërheqjes së formateve të reja, duhet të dorëzohen formatet (targat) ekzistuese.

 

Përmasat e formateve të targave sipas kategorive të mjeteve

Përmasat e formateve të targave përcaktohen sipas VKM nr. 153, datë 07.04.2000, në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Kategoria e mjetit Përmasat
Ciklomotorë 130 × 115 mm
Motomjete 177 × 177 mm
Mjete të tjera me motor dhe rimorkio 520 × 112 mm
Mjete të tjera me motor dhe rimorkio 264 × 205 mm
Mjete të tjera me motor dhe rimorkio 305 × 153 mm
Mjete të tjera me motor dhe rimorkio 360 × 100 mm
Mjete të tjera me motor dhe rimorkio 290 × 70 mm

 

Zëvendësimi i formateve (prokateve) të targave të dëmtuara

Në rast dëmtimi të njërës ose të dy formateve të targave (model i ri), kur kërkohet ruajtja e të njëjtit numër regjistrimi:

  • Kryhet aplikimi në Drejtorinë Rajonale;
  • Paraqiten të njëjtat dokumente si më sipër;
  • Tarifa është 2 000 (dy mijë) lekë për çdo format/prokat targe.

Tarifat

Tarifa e shërbimit është 2 000 (dy mijë) lekë për çdo format/prokat targe.