Covid-19

You are here

DPSHTRR - Rregullat strikte anti-covid që duhet të ndiqni nëse do të merrni shërbim në sportel

 Shërbimi në sportelet e drejtorive rajonale të DPSHTRR-së me rregulla strikte për zbatimin e protokollit higjieno-sanitar të COVID-19.

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve:

Ju lutemi të paraqiteni pranë sporteleve tona të pajisur me maska! Certifikata e vaksinimit, nuk përbën përjashtim në mbajtjen e maskës.

Pse duhet të vaksinohemi?

 Pse duhet të vaksinohemi?

•Vaksina ju mbron nga COVID-19, edhe nëse infektoheni nga virusi, simptomat janë shumë më të lehta, duke mos rrezikuar pasoja të rënda apo fatale.

•Duke u vaksinuar, ju jepni kontributin tuaj për të luftuar COVID-19 dhe për të mbrojtur shëndetin e familjes, miqve dhe komunitetit ku jetoni.

•Vaksinimi është hapi i parë drejt normalitetit të ri.

•Është e thjeshtë dhe pa pagesë.

DPSHTRR Buzëqesh - Nis vaksinimi për personelin e drejtorisë së përgjithshme

Javën e kaluar morën dozën e parë të vaksinës personeli i drejtorive rajonale të DPSHTRR-ës, ndërsa ditën e djeshme, pjesë e vaksinimit u bënë edhe subjektet e transportit ndërqytetës dhe stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. 

Falë mbështetjes dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vijon imunizimi i subjekteve të transportit rrugor kundër Covid-19.

Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë vaksinatorët, për punën e palodhur dhe për energjinë pozitive që përçojnë çdo ditë në shërbim të jetës.

DPSHTRR Buzëqesh - Nis vaksinimi për personelin e drejtorive rajonale

   

Me nisjen e vaksinimit për subjektet e transportit rrugor, ka filluar vaksinimi edhe për punonjësit e sporteleve të shërbimit në drejtoritë rajonale të DPSHTRR. 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor është një ent publik, i cili ofron 2.1 milionë shërbime në vit, prandaj vaksinimi i personelit është mëse i nevojshëm për të parandaluar çdo risk të mundshëm për stafin dhe për qytetarët që paraqiten pranë sporteleve të shërbimeve.

Investime- Ndërtimi i Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR, në Durrës

Ecim me ritëm në kantierin e rëndësishëm të ndërtimit të Arkivës së re Qendrore të DPSHTRR, në Durrës! 

Arkivat e Automotorizimit janë voluminoze, aktive pa afate për efekt verifikimesh e përpunimi e në rritje si numër, në shërbim të 13 drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Ky investim strategjik për sot e për nesër, certifikon entin tonë para partnerëve e qytetarëve për ruajtjen dhe garantimin e arkivës. 

Faleminderit qytetarëve për respektimin e masave mbrojtëse.

Faleminderit qytetarëve për respektimin e masave mbrojtëse për të mirën e përbashkët! 

Shërbimi në sportelet e drejtorive rajonale të DPSHTRR-së me rregulla strikte për zbatimin e protokollit higjieno-sanitar të COVID-19

VINI RE

Në kushtet e emergjencës Covid-19, DPSHTRR punon me masa të shumëfishta.

 

Në kushtet e emergjencës COVID-19 enti ynë është përshtatur dhe operon me masa të shumëfishta për të minimizuar në maksimum rrezikun e infektimit për qytetarët dhe personelin!

Nga data 15 Tetor maska mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në çdo veprimtari jashtë banesës!

Nga data 15 Tetor 2020, maska mbrojtëse bëhet e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë, në mjedise të mbyllura apo të hapura. Barriera (maska) mbrojtëse ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nga individë të infektuar.

Shërbimi në sportelet e drejtorive rajonale të DPSHTRR-së ka rregulla strikte për zbatimin e protokollit higjieno-sanitar të COVID-19. 

VINI RE! Këtu do të gjeni disa rregulla të prezantuara shkurt:

Protokollet e operimit në transportin ajror, transportin rrugor dhe transportin detar

Miratohen Protokollet e operimit në transportin ajror, transportin rrugor dhe transportin detar, në kuadër të parandalimit dhe të kontrollit të pandemisë COVID-19 me anë të Urdhërit Nr.169, datë 5.6.2020.

Më poshtë mund të shkarkoni Urdhërin Nr.169, datë 5.6.2020.

Aplikimet Online të Shërbimeve të DPSHTRR në e-Albania Janar - Qershor 2020

6-mujori i parë i 2020-ës një kthesë historike për digjitalizimin, thjeshtimin e kalimin online, pa radhë e pa angari, pa pagesë e pa shpenzim kohe, për sa më shumë procedura të mundshme! Lirojmë sportelet për shërbimet me prezencë fizike të pashmangshme + mbrohemi nga Covid19!

Janar-Qershor 2020:

Miratohet VKM "Për kompensimin financiar të TVMP. të vitit 2020..."

Miratohet VKM Nr.527, datë 10.6.2020 “Për kompensimin financiar të Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura, të vitit 2020, për mjetet e destinuara për transport udhëtarësh, të kategorive M2”dhe“M3”.

Informacion mbi lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e mjeteve në datat 30-31 Maj 2020

Njihuni me informacionin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi qarkullimin dhe lëvizjen këtë fundjavë:

- Lejohet lëvizja në të gjithë vendin për të gjitha kategoritë (këmbësorë, bicikleta, ciklomotorë dhe mjete) pa kufizim orari. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për datat 30-31 maj 2020 ku ndalohet vetëm lëvizja nga zonat e kuqe në zonat jeshile dhe anasjelltas.

Bizneset që hapen nesër, dhe ushtrimi i veprimatarisë së tyre nga ora 05:00 - 17:30

Bizneset që hapen nesër, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30 vetëm duke zbatuar protokollet e sigurisë në punë, për mbrojtjen e qytetarëve dhe punonjësve!

Lehtësitë për lëvizjen e qytetarëve vetëm për shërbimet e domosdoshme gjatë orarit të lejuar, kërkojnë respektim rigoroz nga çdo qytetar, i masave të distancimit fizik dhe kushteve të higjienës personale

Duke filluar nga dita e hënë, datë 27 Prill 2020, ja rregullat e reja për qytetarët dhe lëvizjen e automjeteve në zonat e gjelbërta:

Qarku Dibër

Qarku Gjirokastër

9 Këshilla për parandalimin e Covid-19

Disa këshilla praktike për të mbrojtur VETEN dhe TË TJERËT nga COVID-19 në ambientet e punës apo kur dalim për blerje ose për shërbime të tjera!

Kujdes higjienën, tregoni durim dhe këshillohuni për çdo rast me autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale!

Telefononi: 127 nëse mendoni se keni simptomat e virusit!

Bashkë do ia dalim!

 

Si të udhëtojmë të sigurt me taksi

Nga data 27 Prill, do të rifillojnë shërbimet me taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit! Shoferë dhe pasagjerë duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19! 

Si të udhëtojmë të sigurt me taksi?

 Shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant! Të shmangen kontaktet fizike!

Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm 1 klient në automjet. Përjashtim rastet e shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi!

Notë e MPJ Turke mbi Rregullat e Transportit Tregtar në Turqi gjatë periudhës së Covid-19

Për shkak të pandemisë (Covid19), kalimet nga portat kufitare turke janë pezulluar me shumë vende dhe hyrja e qytetarëve të shumë vendeve në Turqi është ndaluar.

Shtyrje e afatit të vlefshmërisë së Certifikatës së ECMT/CEMT

Masa për transportin e udhëtarëve dhe rrugët në Europë.

Informacioni mbi masat e prezantuara nga shtetet europiane në kuadër të Covid-19 ofrohet nga organizmat e Autoriteteve Kompetente dhe Vëzhguese të shteteve anëtare të ITF/ECMT/CEMT. Ky informacion është përditësuar në vijim të të dhënave të sjella nga shtetet anëtare dhe vëzhguesit. Sekretariati i ITF nuk mban përgjegjësi për këtë përmbatje apo përditësimin e tij në kohë. 

"Korridori i gjelbër" në Ballkan - Lehtëson kalimin e mallrave të nevojës së parë ndaj COVID-19

Me VKM-në nr. 269, datë 01.04.2020 Qeveria Shqiptare ka miratuar krijimin e “Korridorit të Gjelbër” për lehtësimin e transportit dhe tregtimit të mallave brenda Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së Covid-19 nëpërmjet identifikimit të një numri të kufizuar të pikave të kalimit kufitar dhe që duhet të funksionojnë në të gjitha rrethanat.

Lista e aktiviteteve që do të ushtrojnë veprimtarinë dhe atyre që u ndalohet:

Nga dita e Hënë, datë 23.03.2020, do të lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre në fashën orare 05.00-13.00 pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtimit të barnave, produkteve mjekësore, institucionet financiare, etj. Për më shumë informacion shkarkoni listën e plotë.

Njoftim nga Ambasada e Shqipërisë në Bullgari për drejtuesit e kamionëve

Ministria bullgare e Shëndetësisë ka vendosur masa parandaluese edhe për drejtuesit e kamionëve, të cilët kanë 24 orë kohë për të kaluar nëpërmjet territorit bullgar. Në rastin e mosrespektimit të afatit të pëcaktuar, drejtuesit e kamionëve duhet të vendosen në karantinë të detyrueshme 14 ditore. Ndaj drejtuesve, që nuk respektojnë rregullat e karantinës do të merren masa ndëshkuese.

Kufizim i Lëvizjes nga data 28.03.2020

Njoftim zyrtar nga Kryeministria: Nga nesër, e Shtunë datë 28 Mars nga ora 13:00 deri të Hënën në orën 5:00, ndalohet rreptësisht lëvizja për këmbësorët dhe qarkullimi i mjeteve në rrugë.

Nga dita e Hënë ndryshon dhe regjimi i lëvizjes së këmbësorëve. Qytetarët do të mund të lëvizin vetëm duke marrë Leje Digjitale përmes aplikacionit online ose një mesazhi me telefon.

Masa dhe Rekomandime për Transportin Ndërkombëtar të Mallrave për COVID-19 (sipas Komisionit Europian)

Shtojcat e komunikimit nga Komisioni Europian për zbatimin e “Green Lanes” (korsive të gjelbra), nën udhëzimet për masat e menaxhimit të kufijve për të mbrojtur shëndetin dhe për të siguruar disponueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve thelbësore.

Platforma e Bashkëqeverisjes - Raporto Problematikën

Këto kohë janë të karakterizuara nga vështirësi dhe probleme nga më të ndryshmet, të cilat kanë nevojë për komunikime të vazhdueshme mes individëve dhe shtetit, për të adresuar probleme të ndryshme që lindin në jetën e përditshme të qytetarëve.
Nga sot çdo qytetar ka në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtëpërdrejtë me shtetin, duke përdorur aparatin celular apo kompjuterin, duke e adresuar problemin tek www.shqiperiaqeduam.al.

Njoftim nga Policia e Shtetit mbi kufizimin e lëvizjes

Në përgjigje të pyetjeve të shumta të adresuara nga qytetarët në adresat zyrtare, Policia e Shtetit sqaron se:

Ndryshime në Buxhetin e Vitit 2020

Akti Normativ "Për disa ndryshime në Ligjin Nr.88/2019" Për Buxhetin e Vitit 2020" për të siguruar vijimin e masave të qeverisë kundër COVID-19 dhe për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe bizneseve:

- 12 miliardë lekë mbështetje nga Buxheti i Shtetit;
- 11 miliardë lekë Garanci Sovrane në mbështetje të Sektorit Privat.

Pezullim i fluturimeve për dhe nga Gjermania, Austria, Svicra dhe Hungaria

Në kuadër të masave drastike të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke filluar nga data 16 Mars, ora 23:59, NDALOHEN të gjitha fluturimet për dhe nga GJERMANI, AUSTRI, SVICËR dhe HUNGARI.

Njoftim mbi kufizimin e lëvizjes në fundjavë

Në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19

Njoftim mbi përdorimin dhe ofertat e internetit

AKEP koordinim me operatorët e fushës, oferta të reja Interneti në kushtet e COVID-19:

   1. 50% më shumë internet;

   2. Akses falas në internet në çdo platformë edukative, përfshirë RTSH School channel;

   3. Mundësi për abonentët me kontratë të telefonisë fikse për të pasur piataforma edukative për  fëmijë të çdo moshe, 60 % më lirë;

   4. Zgjatja e ofertave për internet fiks dhe TV nga Abcom të ofertës familjare 3+1 me përmbajtje falas për fëmijët;

   5. Ofertë për një muaj falas për çdo paketë të re abonimi internet nga Albtelecom.

Numër i Gjelbër për këshilim të qytetarëve

Linja 0800 40 40 do të jetë në dispozicion të qytetarëve që duan të dinë se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim, si të lidhen me mjekun e familjes, por edhe për këshilla se si duhet të sillemi gjatë periudhës së qarkullimit të COVID-19.
0800 40 40 do të jetë linjë e dedikuar këshilluese ndërsa numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare do të shërbejë për urgjencat, edhe për ato që lidhen me COVID-19. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

   

Vetëdeklaro lëvizjen me mjet

Për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për vajtje/ardhjen në punë, me mjetet e tyre, për rastet kur nuk kanë transport nga firma ku punojnë - VETËDEKLARO ONLINE për qarkullimin vetëm gjatë orareve të përcaktuara.

Kujdes! Informohu paraprakisht mbi oraret e lëvizjes dhe qarkullimit të mjeteve të cilat ndryshojnë në varësi të masave që ndërmerren mbi parandalimin e përhapjes së virusit.

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga