Event sensibilizues për Sigurinë Rrugore tek Sheshi Italia!

You are here

   

Në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, DPSHTRR në bashkëpunim me Policia Rrugore, ACA, Kryqi i Kuq Shqiptar, Qendra Marrëdhënie dhe Bashkia Tiranë, do të organizojnë evente edukative dhe sensibilizuese për sigurinë rrugore.
PROGRAMI dhe pikëtakimi:
Vendi: Sheshi Italia, pranë Stadiumit “Air Albania”
Ora: 10:00 – 12:00
-Trafiku rrugor do të ndalet për 1 minutë në orën 12:00 në kujtim të viktimave të trafikut rrugor, të të lënduarve dhe familjarëve të tyre.
- Këndi i Edukimit mbi Trafikun Rrugor, ku bashkë me ekspertët e DPSHTRR, fëmijët do të mësojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke pedaluar.
-Me Automobile Club Albania do të realizojmë prezantimin e parë me automjetet për fëmijët
–Praktikojmë me Go-Carts mësimore.
-Qendra Marrëdhënie do të prezantojë në mënyrë interaktive programin për rrugë të sigurta për fëmijë pranë shkollave.
-Përherë me ne, Kryqi i Kuq me edukimin mbi ndihmën e shpejtë në rast aksidenti.
-Bashkia Tiranë do të sjellë Shkollën e Rrotave, mbi përdorimin e biçikletës dhe patinave.
Kontributi i të gjithëve ne është me rëndësi!

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga