DPSHTRR

You are here

 Gran Premio di Bari, një shfaqje ekskluzive për dashamirësit e mjeteve historike, rikthehet sërish këtë vit me edicionin e tij të 8-të.

 Gran Premio di Bari, një shfaqje ekskluzive për dashamirësit e mjeteve historike, rikthehet sërish këtë vit me edicionin e tij të 8-të.

Për ata që shijojnë thrillin e garës dhe bukurinë e mjeteve klasike, ky aktivitet është një mundësi e përsosur për të ndjekur pasionin e tyre. Kështu që, nëse dëshironi të përjetoni një udhëtim emocionues në botën e mjeteve historike, mos nguroni të na bashkoheni.

 Sot patëm kënaqësinë të zhvillonim një orë të veçantë të Sigurisë Rrugore me nxënësit e shkollës 9-vjeçare të bashkuar "11 Shkurti" në Synej të Kavajës.

 Sot patëm kënaqësinë të zhvillonim një orë të veçantë të Sigurisë Rrugore me nxënësit e shkollës 9-vjeçare të bashkuar "11 Shkurti" në Synej të Kavajës.

Nisëm me një përmbledhje teorike të rregullave bazë të qarkullimit rrugor, duke i prezantuar nxënësve rëndësinë e respektimit të tyre për një udhëtim më të sigurt. 

 Më pas, përmes një cirkuiti të përgatitur me kujdes, u mundësuam vogëlushëve të praktikonin rregullat në mënyrë të sigurt dhe argëtuese. 

Dhuro gjak, shpëto jetë!

 Mirënjohës dhe falenderues ndaj stafit të DRSHTRR Berat dhe Drejtorisë së Përgjithshme që edhe njëherë tjetër dëshmuan rëndësinë e vlerave njerëzore dhe solidaritetit!

 Bëhemi zëri i atyre që nuk kanë dot mundësi të shprehen dhe bëjmë thirrje për këdo që ka mundësi: Dhuro gjak, shpëto jetë! 

 Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty!

Autoriparimi dhe mirëmbajtja e mjeteve.

Në përpjekje për të rritur standardet e shërbimit në sektorin e autoriparimeve dhe mirëmbajtjes së mjeteve rrugore, DPSHTRR do të ushtrojë kontrollin e subjekteve që ofrojnë këto shërbime, në zbatim të Ligjit nr. 9573, datë 03.07.2006 i ndryshuar.

Sjellim sërish në vëmendjen tuaj që për të gjithë subjektet që kanë si veprimtari riparimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve do të kryhet kontrolli për: 

 Licenca e subjekteve.

 Përpara çdo udhëtimi të gjatë, kujdesuni për sigurinë e mjetit tuaj duke patur parasysh këto udhëzime teknike.

 Përpara çdo udhëtimi të gjatë, kujdesuni për sigurinë e mjetit tuaj duke patur parasysh këto udhëzime teknike:

 sigurohuni që gomat nuk janë të dëmtuara apo të shfryra;

 kontrolloni nivelin e vajit të motorit, alkoolit të frenave dhe lëngjeve të tjera të automjetit;

 sigurohuni se sistemi i ndriçimit punon pa defekte;

 kontrolloni që fshirëset e xhamit nuk janë të konsumuara;

Dita ndërkombëtare e tokës!

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, kujtojmë se çdo veprim i vogël për të ruajtur dhe mbrojtur natyrën, është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të shëndetshme për të gjithë! 

 

Momenti i shumëpritur ka mbërritur!  Rikthehet për herë të dytë ankandi për Targat e Luksit! 

 Momenti i shumëpritur ka mbërritur!  Rikthehet për herë të dytë ankandi për Targat e Luksit! 

30 Prill 2024

 Çdo targë është e veçantë dhe e personalizuar për të shkëlqyer dhe tërhequr vëmendje, kështu që bëhuni gati të bëni më në fund tuajën targën e ëndrrave!

Targat e personalizuara që do të shiten nëpërmjet ankandit, janë pjesë e Targave Eksluzive, një listë me kombinime të shumë kërkuara nga ju!

 Siguria e fëmijëve në mjet, përpara çdo udhëtimi duhet të jetë prioritet për të shmangur apo minimizuar fatalitetet në rast aksidenti rrugor! 

 Siguria e fëmijëve në mjet, përpara çdo udhëtimi duhet të jetë prioritet për të shmangur apo minimizuar fatalitetet në rast aksidenti rrugor! 

 Jeni prind i ri apo shoqërues dhe nuk dini cila është forma e duhur që fëmija duhet qëndrojë në mjet? Fëmija juaj është në proces rritje dhe keni pyetje se kur duhet ta zhvendosni në ndenjëse të posaçme të homologuar?

Sot, ekipi i Sigurisë Rrugore udhëtoi drejt qytetit të Vlorës për të zhvilluar një orë të veçantë edukative në shkollën 9-vjeçare "Lef Sallata".

Sot, ekipi i Sigurisë Rrugore udhëtoi drejt qytetit të Vlorës për të zhvilluar një orë të veçantë edukative në shkollën 9-vjeçare "Lef Sallata".

 Në një atmosferë plot argëtim, u përkushtuam për të ndarë me vogëlushët energjik njohuritë e nevojshme rreth rregullave kryesore të qarkullimit rrugor. Nxënësit, jo vetëm mësuan, por edhe u angazhuan në lojën e frymëzuar "Mos u nxeh", duke përqendruar vëmendjen në sigurinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit në rrugë. 

Çregjistro mjetin në mënyrë të përhershme!

Keni një mjet i cili është jashtë përdorimi që nuk ka vlerë historike dhe të cilin ju prej kohësh nuk e përdorni më?

Çregjistro mjetin në mënyrë të përhershme!

Paraqituni pranë Drejtorisë Rajonale ku ju keni vendbanimin dhe prezantoni:

 Dokument Identifikimi;

 Lejen e Qarkullimit të mjetit;

Një pasdite në Muzeun "Ron".

 Falë dy miqve të çmuar dhe përkrahësëve kryesor të projektit RETRO Albania, Z. Arben Prrenjasi mikut dhe të besuarit të tij Z. Mehdi Halili pata mundësinë për të kaluar një pasdite të këndshme nën një atmosferë ndryshe, që vetëm Muzeu "RON" mund ta ofrojë!

Rinovimi i Lejes së Drejtimit!

Ndajmë me ju një nga pyetjet më të shpeshta: Si të rinovojmë lejen e drejtimit?

 Aplikimi: Rinovimi i lejes së drejtimit kryhet në çdo DRSHTRR, pavarësisht vendbanimit.

 Dokumentat e nevojshme:

Mjet identifikimi;

Certifikatë mjekësore me fotografi;

Leja e drejtimit aktuale.

Vendi dhe koha e marrjes në dorëzim:

Vijojmë misionin tonë për rrugë më të sigurta, sot në sheshin kryesor të Hajmelit, ku u pritëm me shumë ngrohtësi nga nxënësit e mrekullueshëm të Shkollës së Mesme të Bashkuar Hajmel. 

Vijojmë misionin tonë për rrugë më të sigurta, sot në sheshin kryesor të Hajmelit, ku u pritëm me shumë ngrohtësi nga nxënësit e mrekullueshëm të Shkollës së Mesme të Bashkuar Hajmel. 

 Nëpërmjet lojërave edukative dhe cirkuitit të improvizuar nga ne, vogëlushët jo vetëm mësuan, por edhe u argëtuan duke zbatuar sinjalistikën rrugore. 

 Për më shumë informacione rreth programeve tona, ose për të rezervuar orën edukative pranë shkollës suaj, vizitoni :

Raporti i të ardhurave Janar - Mars 2024

 Ndajmë çdo muaj analizat tona statistikore mbi ecurinë dhe impaktin e shërbimeve, jo pa arsye, por për t'ju treguar që në mënyrë të vazhdueshme monitorojmë për të ofruar më të mirën tek ju!

Rezultatet e 3 mujorit të parë të vitit 2024 demostrojnë edhe njëherë tjetër suksesin e DPSHTRR në menaxhim:

 265,838 shërbime me procedurë të lehtësuar, të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve duke:

 Kursyer 121,749 ditë pune;

Ecuria e regjistrimit të mjeteve elektrike Janar - Mars 2024

Kur vjen momenti i analizimit të statistikave mbi mjetet, DPSHTRR mbështetur në misionin e saj për një flotë mjetesh green, i kushton rëndësi të shtuar analizimit të statistikave mbi mjetet elektrike.

3 mujori i parë i vitit 2024 pasqyrohet si më poshtë:

 632 mjete të regjistruara All-Electric për Janar - Mars 2024, 96% më shumë krahasuar me 2023.

Nga totali i mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë:

E diela vjen ndryshe për ekipin e Sigurisë Rrugore!

E diela vjen ndryshe për ekipin e Sigurisë Rrugore!

Me "Shtegun e Gjelbër" në Qendrën e Tiranës, në një panair fokusuar sigurisë rrugore, dhe pedalimit të sigurt me biçikleta!

Në një botë ku makinat, biçikletat dhe këmbësorët ndajnë rrugët, një sjellje e përgjegjshme dhe respekti për rregullat e trafikut janë thelbësore për të siguruar që të gjithë të arrijnë në destinacionin e tyre të sigurt!

Paisja me Dëshmi Taksisti

Do ushtroni veprimtarinë si Taksist?

Një nga kushtet që ju duhet ta ushtroni këtë veprimtari është dhe pajisja me Dëshmi Taksisti!

Çfarë ju duhet:

Të jeni i pajisur me Leje Drejtimi të vlefshme të kategorisë D1 ose D

 Regjistrohu pranë DRSHTRR për realizimin e testimit të njohurive

 Dokument identifikimi

 Leje Drejtimi e kategorisë D1/D

Në QKT Fier me nxënësit e Shkollës Mesme Profesionale “Petro Sota”! 

Në QKT Fier me nxënësit e Shkollës Mesme Profesionale “Petro Sota”! 

DPSHTRR ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shkollën e Mesme Profesionale “Petro Sota” Fier, për kryerjen e praktikave mësimore të nxënësve të degës shërbim mjetesh transporti.

Kryerja e këtyre praktikave ndihmon nxënësit për t’u njohur nga afër me procesin e punës dhe rregullave që ndiqen për kontrollin e mjeteve të transportit në Fier.

DPSHTRR në bashkëpunim me MIE, inicioi fazën e parë të diskutimeve mbi draft propozimin për disa ndryshime të VKM Nr. 633, datë 26.10.2018

DPSHTRR në bashkëpunim me MIE, inicioi fazën e parë të diskutimeve mbi draft propozimin për disa ndryshime të VKM Nr. 633, datë 26.10.2018 " PËR MASAT KUNDËR NDOTJES SË AJRIT NGA SHKARKIMET E MJETEVE MOTORIKE DHE REDUKTIMIN E SHKARKIMEVE NË AJËR TË NDOTËSVE TË GAZTË DHE TË LËNDËS SË NGURTË PEZULL…", i ndryshuar.

Dy vite nga nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjelltë të Lejeve të Drejtimit të automjeteve, Shqipëri-Gjermani!

 Automotorizimi Shqiptar, kremton 2 vite nga momenti historik i nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen e ndërsjelltë të Lejeve të Drejtimit të automjeteve, Shqipëri-Gjermani!

Një hap i rëndësishëm ishte nënshkrimi i kësaj marrëveshje pas një proçesi të gjatë e të shumëpritur nga të gjithë qytetarët Shqiptarë dhe Gjermanë, i cili ka lehtësuar vizitat dhe jetesën e tyre në Gjermani dhe Shqipëri!

Njoftim për ditë pune!

 DPSHTRR, njofton të gjithë qytetarët e interesuar se:

 Dita: e shtunë, 13 Prill 2024

 Orari: 08:00 - 16:00

do të jetë Ditë Pune për DPSHTRR-në dhe të gjitha Drejtoritë Rajonale, si rezultat i zëvendësimit të ditës më Dt. 15.03.2024, e cila në mbështetje të pikës 2 të VKM-së Nr. 156 datë 13.03.2024, ishte caktuar si ditë pushimi!

-------------------------

Këtë herë, orën edukative  e zhvilluam më nxënësit e mrekullueshëm të shkollës 9-vjeçare “24 Maji” në Vlorë, për t’u mësuar rregullat kryesorë të qarkullimit rrugor

Këtë herë, orën edukative  e zhvilluam më nxënësit e mrekullueshëm të shkollës 9-vjeçare “24 Maji” në Vlorë, për t’u mësuar rregullat kryesorë të qarkullimit rrugor. 

Si pedalues, këmbësor, apo shofera në të ardhmen, është e rëndësishme të njihemi që në moshë të vogël me rregullat dhe rrezikun e mundshëm në përdorimin e rrugës. Njohja e sinjalistikës bazë dhe kujdesi për veten dhe të tjerët janë thelbësore për rrugë më të sigurta. 

Statistika të rifitimit të Leje Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Prill 2024!

Të gjithë ata që konsiderohen  kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës 0, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! 

Targat e formatit Italian dhe Amerikan!

Keni blerë një mjet të ri dhe pjesa e përparme ose e pasme e mjetit nuk ka hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e targës së formatit normal

 Ju mund të aplikoni për targë:

 Format Italian, ku nga miratimi i ligjit numërohen 17,362 targa të prodhurara;

 Format Amerikan, ku nga miratimi i ligjit numërohen 7,340 targa të prodhurara;

DPSHTRR uron të gjithë besimtarët myslimanë Gëzuar Fiter Bajramin! 

DPSHTRR uron të gjithë besimtarët myslimanë Gëzuar Fiter Bajramin! 

Urimet më të përzemërta për sa më shumë fat, mbarësi dhe shëndet, për secilin prej jush.

Sot, ekipi i Sigurisë Rrugore u stacionua në Borizanë, ku zhvilluam një orë edukative plot buzëqeshje me nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Haxhi Qira". 

Sot, ekipi i Sigurisë Rrugore u stacionua në Borizanë, ku zhvilluam një orë edukative plot buzëqeshje me nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Haxhi Qira". 

 Fillimisht, vogëlushët kureshtarë u njohën me rregullat e qarkullimit rrugor dhe më pas i aplikuan ato në cirkuitin e improvizuar nga ne me disa nga sinjalistikat më të rëndësishme. 

 Gjatë të gjitha orëve edukative, kujdesemi që argëtimi  të mos mungojë asnjëherë me lojërat me tematika të sigurisë rrugore. 

Njoftim për ditë pushimi

DPSHTRR njofton të gjithë qytetarët që në datën 10 Prill 2024, në zbatim të kalendarit të festave zyrtare nuk do të ofrohet shërbim në sportelet e Drejtorive Rajonale!

Shërbimi rifillon në të gjitha Drejtoritë Rajonale:

 Datë: 11 Prill 2024

 Orari: 08:00-16:00

Certifikata e Kompetencës Profesionale për transport udhëtarësh

 DPSHTRR, risjell në vëmendjen tuaj rëndësinë që ka Certifikata e Kompetencës Profesionale (CKP), mundësitë që ofron posedimi i saj si dhe informacionin mbi përfitimin e saj!

 Çdo subjekt i cili do të ushtrojë veprimtari të transportit rrugor për udhëtarë brenda/ jashtë vendit duhet të ketë Drejtues Veprimtarie të certifikuar me CKP.

 Nëse ju jeni i pajisur me CKP, keni një mundësi më shumë për punësim në tregun e punës, si Drejtues Veprimtarie i Subjektit të Transportit Rrugor:

Raporti i Kontrollit Teknik Janar - Mars 2024

Misioni ynë për të kontribuar në rrugë të sigurta dhe në reduktimin e ndotjes ambientale, vazhdon të mbetet prioritet i gjithë veprimtarisë sonë!

 Nga analiza e 3 mujorit të parë e vitit 2024 u konstatua se:

87,315 mjete kanë kryer testin e Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Mars 2024, +19.7% krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2022, nga ku:

 35% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë;

 Në solidarizim të Ditës Botërore të Shëndetit, DPSHTRR dhe Qëndra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut bashkuan fuqitë dhe realizuan një fushatë dhurimi gjaku!

 Në solidarizim të Ditës Botërore të Shëndetit, DPSHTRR dhe Qëndra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut bashkuan fuqitë dhe realizuan një fushatë dhurimi gjaku!

 Prej vitesh tashmë, stafi i Drejtorisë së Përgjithshme dhe i Drejtorive Rajonale japin vazhdimisht kontributin e tyre vullnetar për t’u ardhur në ndihmë komunitetit me sëmundje kronike apo të tjerëve në momente kritike të jetës së tyre! 

Pages