KTHESË NË TË MAJTË 

You are here

 Jeni duke udhëtuar me mjet dhe keni pasiguri mbi vijimin e rrugëtimit tuaj për “Kthesë në të majtë” të mundshme ku mund të mungojë shikueshmëria?

 Mos u shqetësoni!

Sinjalet rrugore të parandalimit të rrezikut ju vijnë në ndihmë 150 m përpara pikënisjes së rreziqeve potenciale të mësipërme të cilat kanë si qëllim të rrisin vigjilencën tuaj!

KTHESË NË TË MAJTË 

 Paralajmëron një kthesë të fortë në të majtë, ku mund të mungojë shikueshmëria.

 Veprimet parandaluese që duhen të ndërmerren:

 Janë të ndaluara manovrat e parakalimit, ndërrimit të sensit të lëvizjes, qëndrimit dhe pushimit të mjetit.

 Zvogëloni shpejtësinë në varësi të fushëpamjes, rrezes së kthesës, kushteve të rrugës, etj.

 Në rastet kur rruga është me një korsi për sens lëvizjeje, këshillohet të lëvizni sa më afër kufirit të djathtë të karrexhatës.

 Parakalimi është i lejuar në rastet kur rruga është me një sens lëvizjeje ose me dy korsi për çdo sens lëvizjeje.

Tags: