DPSHTRR

You are here

Ekipi i Sigurisë Rrugore, zhvilloi orën edukative me nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Ismail Klosii" në Ballsh

Stacioni i sotëm i ekipit të Sigurisë Rrugore ishte Ballshi, ku zhvilluam orën edukative me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ismail Klosi”.

Në pjesën teorike, vogëlushët u njohën me rregullat bazë të qarkullimit rrugor dhe pastaj i vendosën ato në praktikë në cirkuitin e improvizuar nga ne.

Në të gjitha orët edukative, kujdesemi që të ketë gjithmonë një dozë argëtimi , duke zhvilluar lojëra me tematika të sigurisë rrugore.

Agjencitë për praktikat e qarkullimit të mjeteve

Me një fokus të qartë në përmirësimin e standardeve të shërbimit, në zbatim të Ligjit nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi, DPSHTRR do të kryejë kontrollin e Agjencive për praktikat e qarkullimit të mjeteve.

Çfarë do të kontrollohet pranë këtyre subjekteve?

Oraret e Shërbimit në Drejoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Mirëmëngjes dhe javë të mbarë!

Ju rikujtojmë se orari i shërbimit në të gjitha Drejtoritë Rajonale sot është 08:00-19:00!

E martë-e enjte: 08:00-16:00

Ecuria e regjistrimit të mjeteve elektrike Janar - Shkurt 2024

Statistikat për Janar - Shkurt 2024 për ecurinë e regjistrimit të mjeteve elektrike:

468 mjete të regjistruara All-Electric për Janar - Shkurt 2024, 200% më shumë krahasuar me 2023.

Nga totali i mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë:

Seminari mbi aftësitë profesionale të Inspektorëve të Kontrollit Teknik.

DPSHTRR në bashkëpunim me Kolegjin Profesional të Lartë Gjerman të Teknologjisë (KPGJT), zhvilluan seminarin mbi aftësitë profesionale të Inspektorëve të Kontrollit Teknik.

Me përfaqësues dhe ekspertë të fushës nga KPGJT:

Gëzuar Ditën e Verës!

Gëzuar Ditën e Verës!

Le të përqafojmë me shpresë ardhjen e një stine të re, kur bimësia rilind dhe jeta fillon të çelë një kapitull të ri.

Automotorizmi Shqiptar ju uron një festë të paharrueshme plot gëzim dhe kënaqësi!

Dita e Verës në Shesh!

Ku ka më bukur se sa të presësh ardhjen e pranverës mes sharmit të një kohe të shkuar.

Edhe vogëlushët u argëtuan pa masë duke eksploruar mjetet klasike, të cilat stolisën qendrën e kryeqytetit për ta bërë Ditën e Verës edhe më festive!

Njoftim për ditët e pushimit 14-15 Mars

Të nderuar qytetarë!

Në ditët e pushimit zyrtar, datë 14-15 Mars, DPSHTRR nuk do të ofrojë shërbim në sportele!

Të gjitha mjetet që kanë kryer rezervimin e kontrollit teknik për datën 15.03.2024, në Tiranë mund ta marrin shërbimin pranë Qendrës së Kontrollit Teknik në Fushë Prezë dhe ish-NSHRAK ditën e shtunë gjatë orarit 08:00-13:00, ose mund të paraqiten gjatë ditëve të tjera të javës pa pasur nevojë për një rezervim tjetër!

Njoftim për ditët e pushimit 14-15 Mars

Të nderuar qytetarë!

Në ditët e pushimit zyrtar, datë 14-15 Mars, DPSHTRR nuk do të ofrojë shërbim në sportele!

Të gjitha mjetet që kanë kryer rezervimin e kontrollit teknik për datën 15.03.2024, në Tiranë mund ta marrin shërbimin pranë Qendrës së Kontrollit Teknik në Fushë Prezë dhe ish-NSHRAK ditën e shtunë gjatë orarit 08:00-13:00, ose mund të paraqiten gjatë ditëve të tjera të javës pa pasur nevojë për një rezervim tjetër!

Statistika të rifitimit të Leje Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Mars 2024!

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës , me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! 

Shërbimi i Kontrolli Teknik për periudhën Janar - Shkurt 2024

Muaj pas muaji, ndjekim me vëmendje ecurinë e shërbimit të Kontrollit Teknik prej nga ku për periudhën Janar-Shkurt 2024 evidentojmë se:

61, 572 mjete kanë kryer testin e Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Shkurt 2024, +17.3% krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2022, nga ku:

Pranvera vjen më bukur me RETRO! 

Pranvera vjen më bukur me RETRO! 

Vijojmë festimet  për Ditën e Verës  në stacionin tonë të radhës, Tiranë, te Sheshi Skënderbej, me muzeun lëvizës të mjeteve historike të Koleksionit Retro dhe Punishten e Targave Suvenir. 

 Festë, muzikë dhe plot supriza të bukura na presin, ndaj mos mungoni! 

Ps. Mos harroni veroret, simbol i kësaj dite të veçantë, për të pritur ndryshe dallëndyshet këtë vit! 

Në ditën e pushimit zyrtar, data 14 Mars, DPSHTRR nuk do të ofrojë shërbim në sportele!

NJOFTIM

Në ditën e pushimit zyrtar, data 14 Mars, DPSHTRR nuk do të ofrojë shërbim në sportele!

Ju mirëpresim më datë 15 Mars, ku orari i shërbimit është:

08:00-16:00

Statistika mbi flotën vendase të mjeteve rrugore Janar - Shkurt 2024!

 E karakterizuar nga një trend rritës i qëndrueshëm nga viti në vit, flota e mjeteve aktive vijon të pasurohet me mjete më pak ndotëse dhe të gjeneratës së fundit!

 Janar - Shkurt 2024 numëroi 13,597 mjete të regjistruara për herë të parë:

 +65% më shumë krahasuar me Janar-Shkurt 2019 dhe 51% më shumë krahasuar me 2023

 84% të totalit të tyre e përbëjnë autoveturat, 70% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë për 2019.

Këshilla në respektimin e Normave të Sjelljes!

Të qënurit qytetarë të një komuniteti, shoqërohet me përgjegjësinë për të bashkëvepruar me normat, rregullat dhe çdo aktor përbërës të saj!

Në rolin si drejtues mjeti, janë disa norma sjellje të përcaktuara në Kodin Rrugor, të cilat duhen respektuar.

Sjellim në vëmendjen tuaj:

Automotorizimi Shqiptar uron për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Automotorizimi Shqiptar shpreh mirënjohjen dhe respektin për të gjitha gratë, për punën e tyre të palodhur, përkushtimin dhe kontributin në familje, punë dhe komunitet!

A e dini se?

DPSHTRR, këtë fundjavë realizoi trajnim me përfaqësues të Drejtorive Rajonale

DPSHTRR si një institucion shërbim ofrues, ka në fokus standartizimin e ofrimit të shërbimit, ruajtjen e tij dhe përmirësimin e vazhdueshëm për t'ju përshtatur nevojave në ndryshim!

Në mbështetje të këtyre objektivave, në mënyrë periodike realizojmë trajnime të stafit në nivel Drejtorie Rajonale apo Drejtori të Përgjithshme.

Këtë fundjavë realizuam trajnim me përfaqësues të Drejtorive Rajonale mbi temat:

Elbasan i bukur, Elbasan… plot ngjyra dhe emocion, falë Retro n’Mimoza.

Elbasan i bukur, Elbasan… plot ngjyra dhe emocion, falë Retro n’Mimoza.

Dhjetëra mjete historike kanë zbritur në sheshin kryesor të qytetit, duke krijuar një atmosferë magjike dhe duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë.

Në këtë ambient të veçantë, nuk kishte si të mungonte Punishtja e Targave Suvenir, ku do të keni mundësinë të personalizoni targën tuaj unike.

Ju mirëpresim për të përjetuar një fundjavë ndryshe, plot surpriza dhe kujtime të paharrueshme në Sheshin “Gensher”, Elbasan!

 

Automotorizimi Shqiptar uron gjithë mësuesit Gëzuar 7-Marsin!

 

Automotorizimi Shqiptar uron gjithë mësuesit Gëzuar 7-Marsin!

Falenderim e mirënjohje gjithë stafit edukativ që përçon dije, përparim e progres. Jeni frymëzim dhe udhërrëfyes për brezat e ardhshëm!

Sapo keni blerë një mjet të ri apo targa e mjetit tuaj ekzistues nuk ju pëlqen më?

 

Sapo keni blerë një mjet të ri apo targa e mjetit tuaj ekzistues nuk ju pëlqen më?

Ju rikujtojmë që keni mundësi përzgjedhje: Numra të përzgjedhur, numra jashtë rradhe, gërma fundore jashtë rendit të zakonshëm!

Aplikoni online për targën tuaj me përzgjedhje dhe informohuni për kushtet:

Statistika rifitimi Leje Drejtimi për periudhën Qershor 2022 - Mars 2024!

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Ekipi i Sigurisë Rrugore, pranë shkollës 9-vjeçare “Gjon Gjonaj”!

Misioni i ekipit të Sigurisë Rrugore këtë të martë ka vijuar në Laç me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Gjon Gjonaj”.

Përpos teorisë për rregullat bazë të qarkullimit rrugor, vogëlushët patën mundësinë t’i vinin ato në praktikë në cirkuitin e improvizuar nga ne, me sinjalistikat kryesore rrugore.

Zëri Yt Dëgjohet!

DPSHTRR ka si fokus kryesor përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe transparencën ndaj qytetarëve!

Nëpermjet monitorimit të vazhdueshëm nga ekipi ynë në terren, mbledhim përshtypjet dhe sugjerimet e qytetarëve për të përmirësuar çdo shërbim tonin!

Ju sugjeroni!

Ne dëgjojmë!

Shërbimi PËRMIRËSOHET! 

 

Nuk mbani mend afatin e vlefshmërisë së kontrollit teknik? 

Nuk mbani mend afatin e vlefshmërisë së kontrollit teknik? 

 Data e kontrollit të ardhshëm teknik është e printuar në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjetit në fushën “E vlefshme deri më” dhe njëkohësisht edhe në “Pulla e Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore” në pjesën e poshtme djathtas të Certifikatës së Kontrollit Teknik.

 Këtë informacion mund ta merrni edhe në sportelin e shërbimit të Kontrollit Teknik pranë çdo QKT pavarësisht vendbanimit tuaj.

Rezervo Online Takimin në Sportel! 

Rezervo Online Takimin në Sportel! 

 Organizoni ditën tuaj pa humbur kohë!

Jetoj jashtë Shqipërisë dhe më ka skaduar patenta, ku mund ta rinovoj?

Jetoj jashtë Shqipërisë dhe më ka skaduar patenta, ku mund ta rinovoj?

Leja e Drejtimit, (patenta) rinovohet vetëm në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Për të marrë këtë shërbim, mbajtësi i lejes së drejtimit duhet të paraqitet në Drejtorinë Rajonale vetë personalisht duke dorëzuar dokumentet e mëposhtme:

Mjet identifikimi;

Certifikatë mjekësore;

Keni blerë një mjet dhe ende nuk e keni kaluar në pronësinë tuaj duke u pajisur me leje të re qarkullimi? 

Keni blerë një mjet dhe ende nuk e keni kaluar në pronësinë tuaj duke u pajisur me leje të re qarkullimi? 

E dini që neglizhenca paguhet shtrenjtë?! Për çdo ditë vonese mbi 30 ditë nga momenti i shitblerjes, ju ngarkoheni me gjobë si më poshtë:

Për shkelje të afatit mbi 30 ditë deri në 90 ditë kalendarike - 10,000 lekë;

Për shkelje të afatit mbi 90 ditë kalendarike deri në 1 vit - 20,000 lekë;

Sot patëm kënaqësinë të ndajmë njohuri dhe këshilla të nevojshme për sigurinë rrugore me nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Teli Ndini" në Vlorë! 

 Sot patëm kënaqësinë të ndajmë njohuri dhe këshilla të nevojshme për sigurinë rrugore me nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Teli Ndini" në Vlorë! 

 Vogëlushët mësuan rregullat themelore të qarkullimit rrugor dhe i vunë në pratikë ato në cirkuitin e Shkollës Industriale “Pavarësia”. Gjithashtu, nuk mund të mos përmendim lojërat edukative dhe këshillat e vlefshme të dhëna nga bashkëpunëtorët tanë të përhershëm të Kryqit të Kuq Shqiptar. 

Verifikoni vlefshmërinë e dokumentave lidhur me mjetin dhe drejtuesin e mjetit në mënyrë periodike!

 Zotërimi i një mjeti dhe pajisja me Leje Drejtimi ofrojnë përfitime të shumta të cilat shoqërohen me përgjegjësi!

 Verifikoni vlefshmërinë e:

 Leje Drejtimi;

 Taksave të detyrueshme vjetore;

 Certifikatës së Kontrollit Teknik të mjetit;

 Siguracioni i detyrueshëm vjetor i mjetit, etj

Pages