SIGURIA NË DHE E PËRDORUESËVE TË SAJ, PRIORITETI YNË! 

You are here

 SIGURIA NË DHE E PËRDORUESËVE TË SAJ, PRIORITETI YNË! 

Statistikat e Janar-Shtator 2024, janë optimiste pasi u prezantuam me një trend rënës të numrit të viktimave nga aksidentet rrugore krahasuar me të dhënat e viteve 2019 dhe 2023.

Ju prezantojmë në vijim me disa statistika kryesore të rëndësishme për misionin kombëtar për “Shqipërinë e Rrugëve të Sigurta”:

 43% më pak viktima krahasuar me vitin 2019;

 Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria rezulton me 66 viktima/1 milion banorë, ku ndërkohë:

 Rumania - 93 viktima/1 milion banorë;

 Mali i Zi - 88 viktima/1 milion banorë;

 Bullgaria - 81 viktima/1 milion banorë;

 Serbia - 74 viktima/1 milion banorë;

 Kroacia - 72 viktima/1 milion banorë.

 Indeksi i vdekshmërisë për çdo 10,000 drejtues mjeti në vitin 2024 është 1.2, ose 44% më pak krahasuar me vitin 2019;

 Indeksi i vdekshmërisë për çdo 10,000 mjete në vitin 2024 është 1.6, 55% më pak krahasuar me vitin 2019.

 Shifrat flasin vetë ndaj DPSHTRR gjen mundësinë të falenderojë përdoruesit e rrugës, drejtuesit e mjeteve të rinj apo ekzistues për ndenjën e shtuar të përgjegjësisë në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë!

VINI RE!

Vlerat optimiste nuk duhet të jenë motiv për ju si përdoures apo drejtues mjeti që të ulni nivelin e vigjilencës apo përgjegjshmërisë pasi të të paturit të “Rrugëve të Sigurta” duhet të jetë mëndësi dhe stil jetese!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga