DPSHTRR

You are here

Vijojnë punimet në kompleksin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat

Data e lajmit: 01 Feb 2024

Ecim me punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat, për t'i ardhur në shërbim sa më parë qytetarëve të Bashkive Burrel dhe Klos!

I vijmë në ndihmë mbi 13,000 drejtuesve të mjeteve dhe një flote prej mbi 6,000 mjetesh duke eliminuar me mesatarisht 162 km vajtje-ardhjet në Peshkopi.

Shërbime publike që përmirësojnë në mënyrë direkte jetën e qytetarëve!



Komunikim Publik i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi disa ndryshime në tarifa!

Data e lajmit: 31 Jan 2024

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, prej disa vitesh tashmë, ka ndërmarrë një sërë nismash për lehtësimin e shumë praktikave dhe burokracive që lidhen me shërbimet që ajo ofron. Nga ana e DPSHTRR-së është bërë rishikimi dhe indeksimi i të gjithë tarifave dhe shërbimeve.



Numri aksidenteve rrugore për periudhën 2018-2023!

Data e lajmit: 31 Jan 2024

Më pak aksidente, më shumë siguri rrugore!

Ulje e numrit të aksidenteve rrugore nga të sapopatentuarit me 57% për periudhën 2018-2023!

Më pak aksidente rrugore me pasoja më pak fatalitete!

Edukim e ndërgjegjësim më i mirë, Shqipëri më e sigurt!



Statistika për mjete elektrike për vitin 2023!

Data e lajmit: 30 Jan 2024

Qëndrueshmëria dhe lëvizshmëria e gjelbër gjithnjë e në rritje dhe zgjedhje e qindra shqiptarëve për rrugë e jetë të shëndetshme!

Viti 2023 numëron:



Trajnime dhe kualifikime me Kryetarët e Degës së Burimeve Njerëzore dhe Juristët

Data e lajmit: 30 Jan 2024

Fundjava na gjen me trajnime dhe kualifikime të ekipit!

Së bashku me Kryetarët e Degës së Burimeve Njerëzore dhe Juristët që ofrojnë shërbimin e ndryshimit të pronësisë së mjeteve në DRSHTRR, sot u zhvillua trajnimi lidhur me zbatimin e procedurave, funksionet e përditshme si dhe ato vendimmarrëse në punë, në përputhje me misionin, parimet dhe vlerat, të cilat duhet të karakterizojnë veprimtarinë e një punonjësi në institucion, si dhe sjelljen në raport me qytetarët.



Dita Ndërkombëtare e Arsimit! Mësojmë duke u argëtuar!

Data e lajmit: 30 Jan 2024

Aktiviteti gjithëpërfshirës në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, i organizuar për të theksuar rëndësinë e arsimit.

Te Piramida e Tiranës, në bashkëpunim me TUMO Tirana, Policinë e Shtetit, Qendrën Marrëdhënie, Active Mobility dhe Dy Rrotakët, u fokusuam te siguria rrugore dhe edukimi i fëmijëve e të rinjve.

Eksploruam rreziqet e drejtimit me GBI, ndërgjegjësuam me Kryqin e Kuq, krijuam një përvojë të pasur me lojëra interaktive dhe arts & crafts.



Orari i shërbimit në Drejtoritë Rajonale për ditën e hënë!

Data e lajmit: 29 Jan 2024

Ju rikujtojmë se orari i shërbimit në të gjitha Drejtoritë Rajonale sot është 08:00-19:00!



Statistika të rifitimit të Leje Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Janar 2024!

Data e lajmit: 26 Jan 2024

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Vetëm 119 persona nga 883 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Janar 2024!



Dita Ndërkombëtare e Arsimit! Mësojmë duke u argëtuar!

Data e lajmit: 26 Jan 2024

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, një ditë e cila përforcon rolin, rëndësinë dhe përgjegjësinë e institucioneve të arsimit në edukimin dhe zhvillimin edukativ, DPSHTRR organizoi një event i cili thekson rëndësinë e edukimit mbi trafikun që në moshë të vogël!

Policia e Shtetit, Tumo Tirana, GBi Health & Safety Academy, Qendra Marrëdhënie, Active Mobility, Dy Rrotakët dhe Kryqi i Kuq Shqiptar, gjithashtu asistuan përmes programeve të tyre aktivitete zbavitëse për vogëlushët tanë.



Statistika mbi flotën vendase të mjeteve rrugore për vitin 2023!

Data e lajmit: 26 Jan 2024

Një panoramë shifrash mbi flotën vendase të mjeteve rrugore përgjatë vitit 2023, në rritje si numër mjetesh aktive dhe në rritje si vlerë mesatare mjeti që hyn dhe regjistrohet në!

Statistikat e vitit 2023 tregojnë për rritje të flotës së mjeteve aktive, ku krahasuar me vitin 2018:

  • 867,765 mjete aktive, 50% më shumë;

  • 314 mjete/1000 banorë, 55% më shumë;



Shlyerja e detyrimeve të prapambetura për mjetet debitore për vitin 2023!

Data e lajmit: 25 Jan 2024

Periudha Janar-Dhjetor 2023, raporton 81,205 mjete debitore që kanë shlyer detyrimet e tyre të prapambetura!

Nxisim të gjithë qytetarët të shlyejnë detyrimet e tyre të mjetit në kohë!

Të gjithë para përgjegjësisë! 



Statistika mbi Certifikimin e Errësimit të Xhamave për periudhën 2019 - 2023

Data e lajmit: 25 Jan 2024

305,656 Miratime dhe Certifikime të Errësimit të Xhamave të autoveturave, me materiale të homologuara nga prodhuesi, instaluar nga serviset e licencuara, konform dokumentacionit që vërteton garancinë, faturimin, origjinën, nga fillimi i kësaj risie në vitin 2019 deri më Dhjetor 2023!

146,854 mjete të certifikuara për xhamat e errësuar!

Mbani parasysh këshillat e mëposhtme:



Statistikat e rezultatit të rikonceptimit të ofrimit të shërbimit të Kontrollit Teknik nga DPSHTRR!

Data e lajmit: 25 Jan 2024

Një tjetër statistikë pozitive që vjen si rezultat i rikonceptimit të ofrimit të shërbimit të Kontrollit Teknik nga DPSHTRR!

1,083,242,832 lekë është totali i kursyer qytetarit nga eleminimi i tarifës së përvitshme dhe shpenzimeve indirekte. Në zëra analitik shërbimi i rikonceptuar i Kontrollit Teknik për 458,658 qytetarët që kanë marrë shërbim tregojnë për një kursim në:



Siguria Rrugore vijon rrugëtim e saj drejt shkollës "Anastas Laska" në qytetin e Fierit!

Data e lajmit: 22 Jan 2024

Në Mësonjëtoren e parë shqipe të Myzeqesë, shkolla "Anastas Laska" në qytetin e Fierit, nxënësit u njohën me programet tona mbi edukimin e Sigurisë Rrugore!

Për të mësuar më shumë mbi aktivitetet tona edukative, dhe për të qënë pjesë e një ore edukative klikoni në: https://siguriarrugore.dpshtrr.al/



Para se të importoni një mjet, fillimisht sigurohuni nëse ai i përmbush kriteret e kategorisë mjedisore!

Data e lajmit: 22 Jan 2024

Para se të importoni një mjet, fillimisht sigurohuni nëse ai i përmbush kriteret e kategorisë mjedisore!

Kategoritë e mjeteve që lejohen të importohen dhe regjistrohen në Republikën e Shqipërisë, janë:



Më datë 24 Janar, Mësojmë duke u argëtuar me "Sigurinë Rrugore" pranë Piramidës!

Data e lajmit: 22 Jan 2024

Mësojmë duke u argëtuar!

Data 24 Janar shënon Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, një ditë e cila riafirmon rëndësinë e arsimit për paqen, përparimin dhe zhvillimin global.

Ftojmë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë të na bashkohen për të mësuar mbi rregullat bazë të qarkullimit rrugor, reflekset dhe risqet e drejtimit të mjetit, do të mësojnë mbi ndihmën e parë, do të argëtohen me arts&crafts, e shumë aktivitete të tjera.

Data: 24 Janar



Siguria Rrugore udhëton pranë Shkollës "Lidhja e Prizrenit"!

Data e lajmit: 22 Jan 2024

Me yjet e shkollës "Lidhja e Prizrenit", në udhëtime të vogla edukative mbi trafikun rrugor.

Falenderojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë, e ju ftojmë të aplikoni për një orë edukative në:  https://siguriarrugore.dpshtrr.al/rezervo-oren-edukative/.



98% më shumë të ardhurat nga shërbimet dhe risitë në 5 vitet e fundit!

Data e lajmit: 22 Jan 2024

Risitë, praktikat e përmirësuara, mirëadministrimi, përkushtimi dhe modernizimi i shërbimeve flasin vetë!

Në 5 vitet e fundit, kemi patur një rritje të jashtëzakonshme të të ardhurave për shërbimet dhe risitë me 98%!

Më shumë kontribut në Buxhetin e Shtetit, më shumë vetëgjenerim të ardhurash si ent me vetëfinancim, më shumë të mira publike kthyer qytetarit!



Statistika të rifitimit të Lejes së Drejtimit për periudhën Qershor 2022-Janar 2024!

Data e lajmit: 15 Jan 2024

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!



Miratohet Leja e Ndërtimit për rikualifikimin total të DRSHTRR Kukës!

Data e lajmit: 15 Jan 2024

Miratohet Leja e Ndërtimit dhe kështu nisim shumë shpejt punimet për rikualifikimin total të DRSHTRR Kukës!



Praktikohu me formatin e pyetjeve zyrtare të testimit të Lejes së Drejtimit1

Data e lajmit: 15 Jan 2024

Për këdo që dëshiron të praktikojë formatin e pyetjeve zyrtare të testimit dhe të përgatitet për provimin e Lejes së Drejtimit keni hapësirën e dedikuar në aplikacionin "Leje Drejtimi DPSHTRR" apo në Web-in zyrtar.

Vetëm gjatë vitit 2023 numërohen:



Digjitalizimi i shërbimeve!

Data e lajmit: 10 Jan 2024

Digjitalizimi i shërbimeve!

Në 5 vitet e fundit, kemi shënuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, duke rritur gamën e shërbimeve tona online me 2,150%!

Nuk ka më nevojë të shpenzoni kohë në sportelet fizike - me disa klikime, mund të përfitoni nga shërbimet tona në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.



Transformim epokal i Shërbimeve të Transportit Rrugor përgjatë 5-vjeçarit të fundit!

Data e lajmit: 09 Jan 2024

Transformim epokal i Shërbimeve të Transportit Rrugor përgjatë 5-vjeçarit të fundit!

Bilanc suksesi i Automotorizimit Shqiptar për vitin 2023!

Impakti direkt te qytetarët:



Statistikat e Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Dhjetor 2023

Data e lajmit: 09 Jan 2024

Pas një rrugëtimi të suksesshëm në përpjekjen për transformim rrënjësor të shërbimit të Kontrollit Teknik, me kushte dinjitoze pune, cilësi e standarde në ofrimin e këtij shërbimi kyç për sigurinë rrugore, viti 2023 raporton për:

282,743 mjete të testuara:

  • Automjete 83.1%
  • Kamion 7.9%
  • Motomjete 4.7%
  • Autobusë 2%
  • Rimorkio 1.9%
  • Mjete ndërtimi/pune 0.4%

Nga totali i mjeteve të testuara, 31% e tyre nuk e kanë kaluar testimin ku arsyet më të shpeshta për ngelje janë:



Retro Albania një lëvizje kulturore pasioni që po ruan trashëgimin e automjeteve historike!

Data e lajmit: 08 Jan 2024

Retro Albania një lëvizje kulturore pasioni, që ruan me kujdes dhe fanatizëm historinë e mjeteve dhe transportit rrugor në Shqipëri.

Përtej një trendi, është një mision për të mbajtur gjallë trashëgiminë ndër breza.

Zbuloni më shumë për komunitetin e të apasionuarve, si të regjistrosh mjetin tënd dhe lehtësirat që përfiton si pjesë e komunitetit Retro, si edhe mbi magjinë e eventeve Retro, në episodin e radhës të emisionit N'Timon, vetëm në Top News!



Gjithmonë vendosni rripin e sigurimit!

Data e lajmit: 08 Jan 2024

A e dini se rreth 30% e fataliteteve në aksidentet rrugore shkaktohen nga mospërdorimi i rripit të sigurimit?!

Vendosja e rripit të sigurimit është hapi i parë që çdokush duhet të bëjë sapo hipën në automjet!

Siguria vjen e para!

Gjithmonë vendosni rripin e sigurimit!



Statistika pozitive për pasojat nga aksidentet rrugore për vitin 2023!

Data e lajmit: 05 Jan 2024

Kryefjala e vitit 2023, ka qenë rritja e ndjeshme e turizmit duke ndikuar padyshim në rritjen e numrit të mjeteve në lëvizje dhe trafikut rrugor.

Fakt ky që nxjerr në pah sfidat me të cilat përballemi dhe rëndësinë e analizimit korrekt të realitetit, sipas kontekstit. Shifra kuptimplota dhe pozitive, në harkun kohor 2018-2023.

Statistikat për vitin 2023 tregojnë se:



Vazhdojnë punimet në DRSHTRR-në Mat!

Data e lajmit: 04 Jan 2024

Në punë, aty ku e lamë, rinisim një vit që do t’i bëjë bashkitë Burrel dhe Klos me një Qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, e cila po merr formë dita-ditës!

Punimet ecin pa pushim, në objektin e ri, ndërtimin e kapanonit të QKT dhe oborrin funksional!

I vijmë në ndihmë mbi 13,000 drejtuesve të mjeteve dhe një flote prej mbi 6,000 mjetesh duke eliminuar me mesatarisht 162 km vajtje-ardhjet në Peshkopi.



Duke ju uruar Gëzuar Vitin e Ri 2024, ju rikujtojmë se datat 1-2 Janar janë pushim zyrtar.

Data e lajmit: 03 Jan 2024

Duke ju uruar Gëzuar Vitin e Ri 2024, ju rikujtojmë se datat 1-2 Janar janë pushim zyrtar.

Rikthehemi në datën 3 Janar, ku orari i shërbimit është:

08:00-19:00



DRSHTRR Berat dhe Vlorë dhuron!

Data e lajmit: 03 Jan 2024

DRSHTRR Berat dhe Vlorë, i janë bashkuar nismës humanitare të DRSHTRR-ve të tjera për të mbushur tryezat e familjeve në nevojë këtë fundvit!

Të shohësh ngazëllimin e prindërve dhe shkëlqimin në sytë e fëmijëve teksa ndajmë me ta atë për të cilën ata kanë më shumë nevojë, përmbush me sukses misionin e ekipit tonë!

Falenderojmë stafin e drejtorive rajonale, për kontributin dhe për nismën fisnike në prag të vitit të ri!



Pages