DPSHTRR pyet: E keni kontrolluar afatin e vlefshmërisë së Certifikatës së Kontrollit Teknik të mjetit/eve në zotërim apo përdorim?

You are here

 DPSHTRR pyet: E keni kontrolluar afatin e vlefshmërisë së Certifikatës së Kontrollit Teknik të mjetit/eve në zotërim apo përdorim?

Nëse data e skadencës së certifikatës po afron, ju rikujtojmë që duhet të rezervoni në portalin e-Albania sa më parë takimin tuaj.

Hapat që duhet të ndiqni për rezervimin online:

 Identifikohuni si qytetar ose subjekt në portalin e-Albania;

 Zgjidhni shërbimin “Rezervim për Kontrollin Teknik të Mjetit”;

 Klikoni butonin “Përdor”;

 Plotësoni të dhënat e kërkuara në formular lidhur me orarin, datën dhe ku do të kryeni kolaudimin e mjetit;

 Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit;

 Link për rezervim: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx...

 Kini në vëmendje!

Nëse jeni në limite të afatit të vlefshmërisë së Certifikatës së Kontrollit Teknik dhe pranë qendrës tuaj të banimit nuk ka orare të lira, provoni të rezervoni pranë Qendrave të tjera të Kontrollit Teknik në afërsi me qytetin tuaj.

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”