DPSHTRR

You are here

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar!

Ndajmë një përgjegjësi të përbashkët për të ofruar kushtet dhe ndihmuar këdo që ka nevojë të veçantë në hapësirat e përbashkëta publike!

Të gjithë jemi përdorues të barabartë të rrugës, pa asnjë lloj dallimi dhe çdo hap që bëjmë duhet të jetë një hap drejt një shoqërie më të drejtë dhe më solidare!

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, sjellim në vëmendje diversitetin dhe fuqinë e sfidës që këta qytetarë përfaqësojnë në shoqërinë tonë.

Kujdes dhe mirëmbajtje periodike për të shërbyer në kushte komode dhe higjenike!

Suksesi i një enti që shërben në kushte komode e higjenike për qytetarët bazohet tek kujdesi e mirëmbajtja periodike!

Milingonat punëtore përveshin mëngët, për punë të vogla në dukje por të domosdoshme, pastrime speciale, riparime rutinë e zëvendësime materiale, instalime pajisjesh, ndërhyrje e rregullime të shpejta me brigadën tonë të ustallarëve duarartë që kemi krijuar enkas, për operativitet më të lartë

A e dini se rreth 30% e fataliteteve nga aksidentet rrugore shkaktohen nga mospërdorimi i rripit të sigurimit?!

A e dini se rreth 30% e fataliteteve nga aksidentet rrugore shkaktohen nga mospërdorimi i rripit të sigurimit?!

Vendosja e rripit të sigurimit është hapi i parë që çdokush duhet të bëjë sapo hipën në automjet! Megjithatë, jo të gjithë e zbatojnë këtë rregull universal jetëshpëtues!

Po pse shqiptarët e kanë kaq problem përdorimin e rripit të sigurimit?!

Këto dhe shumë të tjera i zbuloni në episodin e radhës të emisionit N’Timon!

DPSHTRR ju ofron kalimin e pronësisë direkt në sportelet tona, pa Noter, One Stop Shop

Keni blerë një mjet dhe ende nuk e keni kaluar në pronësinë tuaj duke u pajisur me leje të re qarkullimi? E dini që neglizhenca paguhet shtrenjtë?! Për çdo ditë vonese mbi 30 ditë nga momenti i shitblerjes, ju ngarkoheni me gjobë si më poshtë:

Thuaji Jo Make Up në timon dhe përqendrohu te drejtimi i mjetit!

Thuaji Jo Make Up në timon dhe përqendrohu te drejtimi i mjetit!

Mjafton një shpërqendrim i vogël, për të të ndryshuar jetën përgjithmonë vetëm në një fraksion sekondi.

Minimizo riskun për t’u përfshirë në aksident, mbro veten, pasagjerët dhe të tretët jashtë kabinës!

Gjej kohë për t’u grimuar përpara se të nisesh ose gjej një vend të afërt për të parkuar mjetin!

Bukuria e vërtetë?! Ju, me duart në timon, sytë tuaj drejt rrugës që po përshkoni dhe rripi i sigurimit!

Shërbimi Online “Verifikimi i Kategorisë Mjedisore të Mjetit”.

Dëshironi të importoni një mjet , por nuk jeni të sigurt nëse mjeti i përmbush apo jo kriteret e kategorisë mjedisore dhe nëse lejohet të zhdoganohet?

DPSHTRR, prej kohësh tanimë, ka menduar për ju përmes ofrimit të shërbimit online “Verifikimi i Kategorisë Mjedisore të Mjetit”.

Automotorizimi Shqiptar ju uron Gëzuar Ditën e Çlirimit!

Automotorizimi Shqiptar ju uron Gëzuar Ditën e Çlirimit!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut që luftuan për liri!

Marshojmë së bashku Kuq e Zi!

Ndërsa pikat e shiut ranë me hijeshi mbi klasikët e përjetshëm, mjetet e koleksionit Retro, nën motivet e atdhedashurisë, u bënë pjesë e Paradës së Shqiptarëve në 111-vjetorin e Pavarësisë, duke rrëfyer historinë e automotorizmit shqiptar ndër vite!

Falenderojmë të gjithë koleksionistët që u bënë pjesë e thirrjes për të marshuar së bashku Kuq e Zi!

I urojmë të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen GËZUAR DITËN E FLAMURIT!

KOMUNIKIM PUBLIK!

KOMUNIKIM PUBLIK!

Ashtu siç informuam dje, Gjykata sot konfirmoi lirimin e menjëhershëm të punonjëses së rajonales Elbasan, me iniciale I. B. (juriste ndërrimi pronësie mjeti), duke konfirmuar versionin tonë se çdo parregullsi apo abuzim i dyshuar nuk ka lidhje me shërbimin si ent.

Gëzuar 111 - Vjetorin e Pavarësisë!

AUTOMOTORIZIMI SHQIPTAR ju uron Gëzuar 111 - Vjetorin e Pavarësisë!

GËZUAR DITËN E FLAMURIT!

KOMUNIKIM PUBLIK!

KOMUNIKIM PUBLIK!

Në pamundësi të njohjes me aktet, për shkak të fundjavës e festave, sqarojmë se lajmi i sotëm se “kapet” punonjësja e rajonales Elbasan, me iniciale I. B., në kërkim, nuk është i vërtetë.

Lajm emocionues nga Asambleja e Përgjithshme e FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens! 

Lajm emocionues nga Asambleja e Përgjithshme e FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens! 

Takim i frytshëm mes Retro Albania dhe Z. Patrick Rollet, përfaqësues i Federatës Franceze të Mjeteve Historike dhe kurator konkursesh bukurie, auto-moto. Të entuziazmuar për zyrtarizimin e këtij bashkëpunim të ri, falë respektit për punën e Retro.al, në kuadër të së cilit do të realizohet debutimi për herë të parë i një mjeti të rrallë, pjesë e çmuar e Koleksionit Shqiptar RETRO, në një Concours d'Elegance nga më prestigjiozët ndërkombëtarisht, që organizohet prej vitit 1921!

UDHËTONI ME KUJDES në ditët me mot të acartë!

UDHËTONI ME KUJDES në ditët me mot të acartë!

Shmangni lëvizjet jo të domosdoshme!

Informohuni mirë për udhëzimet e autoriteteve mbi kalueshmërinë e akseve rrugore dhe kufizimet nga policia!

Mos u nisni pa kontrolluar mirë gomat e mjetit!

Dita e dytë në Asamblenë e Përgjithshme të FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens në Athinë

Dita e dytë në Asamblenë e Përgjithshme të FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens në Athinë, Greqi, u shënua nga vendime të rëndësishme!

Votimet për rikonfirmimin e disa zyrtarëve të lartë të Federatës dëshmuan vijimësi brenda lëvizjes ndërkombëtare të mjeteve historike, ku spikati zgjedhja e Joss Theuns në pozicionin e Zv. Presidentit të Lartë të FIVA!

Asambleja e Përgjithshme e FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens

Fillon Asambleja e Përgjithshme e FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens, në Athinë, Greqi, e organizuar nga klubi kombëtar grek i mjeteve historike FILPA.

Kujdes në ditët me shi!

Disa rregulla që duhen patur parasysh në ditët me shi, rrebesh e kushte atmosferike të rënduara!

Me rastin e festave të Nëntorit jemi bashkë me një GIVEAWAY të veçantë!

DPSHTRR feston me ngjyrat e kombit!

Me rastin e festave të Nëntorit jemi bashkë me një GIVEAWAY të veçantë!

DPSHTRR do të dhurojë dy targa suvenir me ngjyrat tona kombëtare për të festuar krenarinë tonë. Luani për të fituar një nga dy çmimet, targë suvenir me sfond të kuq dhe tekst të zi ose targën klasike, gati për të shkruar mesazhin tuaj patriotik.

Personalizoni tekstin e targës sipas dëshirës suaj për të mbajtur krenarinë shqiptare gjallë!

Rregullat janë të thjeshta:

Këndi i Sigurisë Rrugore pranë Shkollës "Murat Toptani" në Tiranë!

Të lumtur teksa shohim dëshirë për të mësuar dhe kuriozitet në sytë e fëmijëve, gati për t'u bërë qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes!

Vizita jonë e radhës ishte pranë Shkollës "Murat Toptani" në Tiranë, ku njohëm nxënësit me programin tonë mbi edukimin e Sigurisë Rrugore, të përkthyer edhe në simulim vizual të disa situatave të improvizuara rrugore!

Edukojmë sot për një të ardhme të sigurt nesër!

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tançi”, Bulqizë

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore on the road again!

Në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tançi”, Bulqizë, nxënësit e klasës së pestë, patën mundësinë të mësonin dhe njihnin rregullat e qarkullimit rrugor, përmes praktikave argëtuese në cirkuitin e simuluar nga ekipi i DPSHTRR!

Fushatat tona sensibilizuese mbi sigurinë rrugore janë pjesë e projekteve të shumta të entit, e së shpejti do të kemi kurrikula mësimore të pasuruara e përmirësuara për arsimin parauniversitar.

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore!

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore, bashkohemi në një reflektim solemn!

Ndonëse statistikat tregojnë për progres, ku pavarësisht dyfishimit të kilometrave të kryera në vit, shtimit të numrit të mjeteve në qarkullim, numri i aksidenteve dhe pasojave njeh rënie të ponderuar, NDËRGJEGJËSIMI duhet të jetë në FOKUSIN tonë!

DPSHTRR në bashkëpunim me Policinë Rrugore Tiranë dhe Task Forcën e Transportit Rrugor - MIE realizuan përgjatë javës së kaluar një aksion për evidentimin e mjeteve që qarkullojnë në kundërshtim me aktet ligjore!

Gjatë kësaj jave, DPSHTRR në bashkëpunim me Policinë Rrugore Tiranë dhe Task Forcën e Transportit Rrugor - MIE, ndërmorën një aksion të përbashkët për të evidentuar mjetet që qarkullojnë në kundërshtim me aktet ligjore, konkretisht mjetet debitore, mjetet pa kontroll teknik, pa shlyer taksat dhe pa siguracion të vlefshëm!

Rezultate rekord të ekipit të DPSHTRR në volum arkëtimi!

Falë mirëadministrimit, informatizimit e mirëorganizimit të punës gjatë 10 mujorit të vitit 2023, konfirmohen rezultate REKORD të ekipit të DPSHTRR në volum arkëtimi, në kontributin si agjent tatimor për Buxhetin Qendror e Vendor, në kontributin fiskal për buxhetin e shtetit si tatimpagues, si dhe në të ardhurat për vetë entin tonë që operon me vetëfinancim!

Infografikat ilustrojnë qartë SUKSESIN! 95% e arkëtimeve nga TVMP i shkon Buxhetit të Shtetit, nga të cilat 25% Bashkive!

Ecim me punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat!

Ecim me punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat, për t'i ardhur në shërbim sa më parë qytetarëve të Bashkive Burrel dhe Klos!

Zëri Yt Dëgjohet në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Laç

Zëri Yt Dëgjohet në DRSHTRR Laç!

Ndjekim nga afër perceptimet e qytetarëve mbi cilësinë e shërbimit të ofruar në këtë DRSHTRR, e cila numëron jo pak por 42,377 mjete të regjistruara dhe 64,626 drejtues mjeti.

Ndër përshtypjet e qytetarëve nuk mund të mos përmendim transformimin e infrastrukturës së kësaj drejtorie, e cila disa vite më parë përmbytej nga reshjet e shumta, duke rrezikuar godinën, kushtet e punës, sallat e shërbimit dhe arkivat.

Shërbime me procedurë të lehtësuar Janar - Tetor 2023

Rezultatet e punës së 10-mujorit të këtij viti tregojnë edhe një herë ecurinë pozitive të efektit të shërbimeve me procedurë të lehtësuar, duke ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Kohë e kursyer dhe kosto e reduktuar për të gjithë poseduesit dhe drejtuesit e mjeteve.

Periudha Janar-Tetor 2023:

Emisioni i rradhën N'Timon përgjatë panairit Automotive Fair Albania!

Automotive Fair Albania II, kryefjala e javës mbyllëse të tetorit në kryeqytet dhe jo vetëm!

Me një mori eventesh për të gjitha grupmoshat, disiplina të ndryshme, ku pasionantët e botës automotive u njohën me teknologjinë moderne të ditëve të sotme, ku nostalgjikët e automotorizmit ndër vite shijuan mjetet me vlera historike që nuk i humbasin kurrë dhe ku adrenalina e përcjellë nga garat dhe eventet e ndryshme motorsportive nuk kishte si të mungonte, edicioni i dytë i këtij panairi i surprizoi të gjithë!

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Z.Blendi Gonxhja, në Emisionin talk show “BILARDO”

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Z. Blendi Gonxhja, në Emisionin talk show “BILARDO”, në MCN TV, mbi kulturën e lëvizjes, sjelljen në rrugë, ndjeshmëri e problematika të jetesës urbane, projekte e ambicie si Automotoparku në Elbasan.

Kliko në link për dëgjuar më shumë: https://www.youtube.com/watch?v=mOp4ylI8lmI

Arkiva Qendore e DPSHTRR

Arkiva Qendrore e DPSHTRR, një godinë bashkëkohore me kushte dhe standarte të larta të sigurisë, për ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacioneve të mjeteve dhe drejtuesve të mjeteve.

Vijojnë punimet në arkivën e dokumentacionit të mbyllur, ku po përfundon faza e tretë e kompletimit të arkivës me rafte për të sistemuar dosjet e mjeteve të çregjistruara dhe dosjet e drejtusve të mjeteve.

Raporti mbi Mjetet për periudhën Janar-Tetor 2023

63,345 mjete të regjistruara për herë të parë Janar-Tetor 2023, 52% më shumë se Janar-Tetor 2019!

84% e totalit të mjeteve të regjistruara për herë të parë janë autovetura, 58% më shumë se Janar-Tetor 2019!

38% e autoveturave të regjistruara për herë të parë, me 0km, janë Electric/Hybrid Plug In, +111% krahasuar me 2021!

1,019,744 ALL vlera mesatare e një autoveture të regjistruar për herë të parë në 2023, 34.4% më e lartë se 2018.

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Janar - Tetor 2023

Misioni ynë për të kontribuar në rrugë të sigurta dhe në reduktimin e ndotjes ambientale, vazhdon të mbetet prioritet i gjithë veprimtarisë sonë!

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Janar - Tetor 2023, tregon se gjatë këtij 10 mujori janë certifikuar me parametra në vlerat e lejuara për qarkullim, mjetet rrugore me moshë mesatare 16 vjeçare.

Në këtë mënyrë, efiçenca e testimeve me teknologji bashkëkohore ka luajtur rol kyç në:

Pages