DPSHTRR

You are here

Vazhdojnë me intensitet punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat

Vazhdojnë me intensitet punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat, për t'i ardhur në shërbim sa më parë qytetarëve të Bashkive Burrel dhe Klos!

Rifitimi i Leje të Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Nëntor 2023

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë!

Vetëm 89 persona nga 723 riregjistrime në autoshkollë për shkak te heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022 - Nëntor 2023!

Statistikat e periudhës Janar - Tetor 2023 mbi suportin ndaj qytetarëve!

Transparenca, Cilësia dhe Saktësia e informacionit përcjellë ndaj qytetarëve, janë tre shtyllat kryesore që garantojnë qëndrueshmërinë e strukturës sonë.

Prej muajsh tanimë, ndajmë me ju statistikat kumulative për t’ju garantuar që përkushtimi ynë ndaj jush është një proces i vijueshëm dhe jo thjesht një fragment!

Gjatë periudhës Janar - Tetor 2023, qytetarët janë asistuar me:

Këshilla për udhëtim në ditë me shi!

Në ditët me shi, drejtuesit e mjeteve duhet gjithmonë të kenë parasysh këto këshilla për një udhëtim sa më sigurt:

Masa ndaj parregullsive të Autoshkollave për Qarkun Elbasan

Masa ndaj parregullsive të Autoshkollave për Qarkun Elbasan, ku operojnë 34 subjekte (me 120 mjete autoshkollë), nga të cilat 27 subjekte pas kontrollit plotësuan në afat mangësitë, ndërsa për të tjerat u morrën masa administrative!

7 Autoshkolla u ndëshkuan me pezullim aktiviteti, nga 1 deri 3 muaj!

Fillojnë testimet praktike në Poligonin e Testimit Praktik për Leje Drejtimi

Fillojnë testimet praktike në Poligonin e Testimit Praktik për Leje Drejtimi, në Fushë Prezë, Tiranë.

Mbi 30 mijë kandidatë në vit, të 110 autoshkollave të regjistruara në DRSHTRR Tiranë, do të kryejnë manovrat e veçanta të testimit praktik për kategoritë AM, A1, A2, A, B, në pistën e re të testimit pranë kësaj qendre të re.

Statistikat e Rifitimit të Lejes së Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Tetor 2023

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë!

Fituesit e Çmimit për projektin më të mirë novator në edicionin e dytë të Automotive Fair Albania

Fituesit e Çmimit për projektin më të mirë novator ndër gjimnazistët e tjerë ishin:

Gjimnazi "28 Nëntori", Shkodër dhe UNO Robotix që përfaqëson Institutin "Harry T. Fultz"

Një falenderim i madh për:

Forumi "Start Up and Innovation, Driving the Future"

Një falenderim special për të gjithë folësit tanë vizionarë në forumin "Start Up and Innovation, Driving the Future":

Parada e mjeteve pjesëmarrëse në Tirana Grand Prix!

Këtë të dielë mjetet pjesëmarrëse në Tirana Grand Prix tërhoqën vëmendjen e të gjithëve në një paradë në Bulevardin kryesor të kryeqytetit.

Klasikja u takua me modernen, duke i lënë të gjithë të mahnitur.

Një falenderim i madh për Old Cars Club Bari, Ferrari Club Italia, dhe Porsche Club Puglia që e bënë të paharrueshme!

Takim me pilotët e talentuar të Old Cars Club Bari, Ferrari Club Italia dhe Porsche Club Puglia

Të emocionuar që mirëpritëm pilotët e talentuar të Grand Prix të Tiranës nga:

  • Old Cars Club Bari
  • Ferrari Club Italia
  • Porsche Club Puglia

në Automotive Fair Albania II, me praninë e dalluar të përfaqësuesit të Ambasadës së Italisë në Shqipëri, Sekretari i Parë, Z. Stefano Salmaso, Shef Zyre Tregtare dhe koleksionistë shqiptarë nga Komuniteti Retro.al!

Tirana Grand Prix

Tirana Grand Prix i përfshiu rrugët e Tiranës nën një magji si kurrë më parë!

Një falenderim i përzemërt për ekipet e pabesueshme që bënë të mundur këtë ngjarje:

Kampionët e Formula 1 Kids

Vrapues të vegjël me ëndrra të mëdha!

Njihuni me kampionët e Formula 1 Kids në Automotive Fair Albania!

Çfarë dite argëtuese, e mbushur me buzëqeshje të pastra!

www.automotivefairalbania.al

Supermoto - Gara për të apasionuarit e motorsportit

Supermoto ishte një shfaqje epike talenti dhe këmbënguljeje në pistë!

Urime për fituesit tanë të merituar të garës Supermoto:

  1. Erjus Tufa
  2. Aldo Myrteza
  3. Denis Kallaku

Faleminderit kalorësve të talentuar që sollën aftësitë dhe pasionin e tyre në Supermoto.

www.automotivefairalbania.al

Konferenca "Green City - Sustainable and Safer Urban Mobility"

Çfarë udhëtimi i jashtëzakonshëm ka qenë në konferencën "Green City - Sustainable and Safer Urban Mobility"!

Sesioni i hapjes ishte një sukses i jashtëzakonshëm, falë njohurive të paçmuara të ndara nga Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Andi Seferi dhe Z. Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Vizioni i tyre për një të ardhme urbane më të gjelbër dhe më të sigurt është vërtet frymëzues!

Festival of Speed në Edicionin e Dytë të Automotive Fair Albania

Festival of Speed në Edicionin e Dytë të Automotive Fair Albania, aty ku u ndërthurën adrenalina, shpejtësia, tifozeria dhe muzika e mirë.

Një natë për tu kujtuar gjatë!

Nata Gala e Edicionit të Dytë të Automotive Fair Albania

Nata Gala e Hapjes së edicionit të dytë të Automotive Fair Albania ishte një ngjarje madhështore, e shënuar nga prania e folësve të nderuar që ndanë pikëpamjet dhe këndvështrimet e tyre të thella mbi industrinë e automobilave.

Takim i DPSHTRR me përfaqësues gjerman të fushës së transportit

Mirëpritëm me kënaqësi të veçantë Z. Oliver Luksic, Sekretarin Parlamentar të Shtetit dhe Koordinatorin Federal për Logjistikën dhe Transportin e Mallrave në Gjermani, Z. Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit të Ministrisë Federale Gjermane të Digjitalizimit dhe Transportit, si edhe Z. Sebastian Peter këshilltar i Z. Oliver Luksic.

Raporti i aksidenteve për periudhën Janar - Shtator 2023

Edhe pse me 2-fishim të kilometrave të kryera në vit, mesatarisht për mjet rrugor si edhe me 2-fishim të flotës vendase aktive, krahasuar me vitin 2013, edhe pse me rritje të jashtëzakonshme të mjeteve në qarkullim nga fluksi turistik, ku 1,827,072 mjete me targa të huaja kanë hyrë sivjet në territorin shqiptar ose 20% më shumë krahasuar me vitin 2022 - të dhënat për Janar-Shtator 2023, tregojnë progres në uljen e vazhdueshme të aksidenteve rrugore dhe pasojave prej tyre!

Gjurmo Dokumetat Online!

Ju kujtohet kur ju duhej të vinit në sportel, herë pas here, për të marrë informacion lidhur mbi statusin e trajtimit të dokumentacionit tuaj?

DPSHTRR në vizitën studimore në kryeqytetin e Sllovakisë, në Bratislavë

DPSHTRR me ftesë të Transport Community kreu një vizitë studimore në kryeqytetin e Sllovakisë.

Vizita konsistoi në takimin me përfaqësuesit e Autoritetit Europian të Punës dhe Inspektoriatit Sllovak të Punës sa i përket aktiviteteve të transportit rrugor dhe kontrolleve në anë të rrugës, me marrjen pjesë në kontrollin në terren të mjeteve mbi 3.5 ton dhe drejtuesve të tyre lidhur me mbikqyrjen e zbatimit të rregullave të kohës së pushimit dhe drejtimit të mjetit prej tyre.

Shqipëria përzgjidhet pjesë e projektit 3-vjeçar të përmirësimit të infrastrukturës së korsive të pedalimit!

Me miq të veçantë nga BICI - Nisma e Bloomberg për infrastrukturën e çiklizmit, dhe Simon Batisti nga Qendra Marrëdhënie, heroi i Street for Kids!

Tirana zgjidhet një nga dhjetë qytetet e para, pjesë e një projekti 3-vjeçar, që do të sjellë përmirësime në infrastrukturën e korsive të pedalimit, në kryqëzimet kryesore të qytetit, me fokus gjithëpërfshirjen në qarkullim, mobilitetin GREEN dhe nxitjen e pedalimit për të rinjtë dhe familjet me fëmijë.

Vlerësimi i Kushteve të Komoditetit për periudhën Janar - Shtator 2023

Standardizim në kontrollin për përmirësimin e kushteve të shërbimeve publike dhe sigurisë rrugore, nëpërmjet rritjes së numrit të akt vlerësimeve të kushteve teknike dhe komoditetit të automjeteve të transportit publik dhe shërbimit taksi!

Gjatë periudhës Janar – Shtator 2023, janë testuar mbi Vlerësimin e Kushteve të Komoditetit 6,486 mjete, ku krahasuar me vitin 2021 janë kontrolluar dhe vlerësuar 36% mjete më shumë!

Marrëveshje bashkëpunimi midis DPSHTRR dhe Fakultetit Ekonomik të Universtitetit të Tiranës

U nënshkrua sot Marrëveshja e Bashkëpunimit midis DPSHTRR dhe Fakultetit të Ekonomisë në Universtitetin e Tiranës, që do të mundësojë zhvillimin e programeve dhe praktikave profesionale për studentët, të cilët do të njihen më afër me tregun e punës dhe shërbimet që ofrohen në entet publike, domosdoshmërinë e të rinjve të kualifikuar në fushat e menaxhimit, komunikimit dhe marketingut digjital për përmirësimin e shërbimeve me qytetarët e shumë projekte të reja të Automotorizimit, mundësi trajnimesh e anketimesh mbi shërbimin.

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Janar - Shtator 2023

Misioni ynë për të kontribuar në rrugë të sigurta vazhdon të mbetet prioritet i të gjithë veprimtarisë sonë!

4,519 mjete me moshë 22 vjeçare janë çregjistruar në mënyrë të përhershme

Janë paraqitur për testim 186,174 mjete, nga të cilat:

Në 110 vjetorin e Postës Shqiptare, zbulohen pullat postare me tematike automotive!

Udha e gjatë dhe e bukur e pullës postare është një pasuri e vyer, e cila simbolizon historinë, traditën dhe zhvillimin e vendit.

Në jubileun e 110 vjetorit të Pullës Postare Shqiptare, zbulojmë sot një koleksion të shumëpritur të pullave postare me tematikë automotive.

Efektet e shërbimeve me procedurë të lehtësuar për periudhën Janar-Shtator 2023

Shifrat flasin vetë! Rezultatet e punës së 9-mujorit të këtij viti tregojnë edhe një herë ecurinë pozitive të efektit të shërbimeve me procedurë të lehtësuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Kohë e kursyer dhe kosto e reduktuar për të gjithë poseduesit dhe drejtuesit e mjeteve.

Periudha Janar-Shtator 2023:

798,730 shërbime me procedurë të lehtësuar!

Pages