DPSHTRR

You are here

Pawsitive vibes only!

DPSHTRR është një nga entet e para Pet Friendly në Shqipëri i cili mirëpret krahëhapur miqtë më të mirë të njeriut.

Ambientet në çdo drejtori rajonale, ofrojnë kushte shumë të mira që katërputroshët të luajnë dhe të jenë të lumtur me vëmendjen dhe ledhatimet e të gjithëve.

Mirë se të vini në çdo rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar me tuaj, duke respektuar kushtet e higjienës dhe sigurisë për të gjithë!

Rifitimi i Lejes së Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Tetor 2023!

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë!

FALEMINDERIT transportuesve rrugorë të udhëtarëve!

FALEMINDERIT për sakrificat tuaja në kushtet e kostove të rritura nga karburanti e inflacioni! FALEMINDERIT edhe shërbimit taksi e turistik të rastit!

Pa JU ky sezon i jashtëzakonshëm turistik nuk do të ishte përballuar dot! JU jeni heronjtë e transportit kolektiv, publik, qytetës e ndërqytetës, shërbimit me shofer, që me forcat tuaja ja dilni të investoni, kujdeseni e të garantoni 93% të volumit total të transportit të pasagjerëve brenda vendit!

Statistika mbi regjistrimin e mjeteve për periudhën Janar - Shtator 2023!

56,267 mjete të regjistruara për herë të parë Janar - Shtator 2023, 52% më shumë se Janar - Shtator 2019!

1,200 Mjete all electric të regjistruara për herë të parë Janar-Shtator 2023, +341% krahasuar të njëjtën periudhë gjatë 2021!

Rinovohet flota me 8,473 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite, 41% më shumë se Janar-Shtator 2021!

Shtetet Kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara në Janar-Shtator 2023:

Përkushtimi ynë ndaj jush është një proces i vijueshëm dhe jo thjesht një fragment!

Transparenca, Cilësia dhe Saktësia e informacionit përcjellë ndaj qytetarëve, janë tre shtyllat kryesore që garantojnë qëndrueshmërinë e strukturës sonë. Prej muajsh tanimë, ndajmë me ju statistikat kumulative për t’ju garantuar që përkushtimi ynë ndaj jush është një proces i vijueshëm dhe jo thjesht një fragment!

Gjatë periudhës Janar - Shtator 2023, qytetarët janë asistuar me:

DPSHTRR solidarizohet për ndërgjegjësimin ndaj Kancerit të Gjirit!

 

Një nga ndjesitë pozitive më të forta në DPSHTRR, është solidariteti në ekip ndaj kauzave sociale.

Në kuadër të Tetorit Rozë, i gjithë ekipi ynë, solidarizohet për ndërgjegjësimin ndaj Kancerit të Gjirit!

Thirrja jonë vijon të mbetet e njëjtë: Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë!

Ecin me ritëm punimet për DRSHTRR Mat!

Ecin me ritëm punimet për DRSHTRR Mat!

Një Qendër e re, e mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Linjë Kolaudimi për gjithë shërbimet lidhur me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori tjetër rajonale, në shërbim të Bashkive Burrel dhe Klos, ku kemi rreth 6,000 mjete rrugore dhe afro 15 mijë drejtues mjeti.

Investimi 100% nga fondet e vetëfinancimit si DPSHTRR!

Tetori Rozë, muaji kushtuar ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit mbi Kancerin e Gjirit.

 

Tetori Rozë, muaji kushtuar ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit mbi Kancerin e Gjirit.


Një periudhë e rëndësishme për t'u solidarizuar dhe për të treguar mbështetjen tonë për të gjitha gratë e prekura nga kjo sëmundje dhe për të nxitur për vetëkontrollin dhe diagnostikimin e hershëm.


Zbulimi i hershëm është kura më efektive për kancerin e gjirit.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gjyshërve!

 

Festojmë lidhjen e bukur të brezave, sot e çdo ditë!


Nga historitë e tyre të së kaluarës e deri tek këshillat e urta, gjyshërit mbeten mësuesit tanë të përjetshëm.
Ata të cilët na kanë mësuar si të pedalojmë, ata të cilët dorë për dore na kanë çuar në parkun më të afërt e që na kanë mësuar rregullat e para të kalimit të rrugës.


Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gjyshërve!

Përfundojnë punimet për ndërtimin e Qendrës së parë Edukative Digjitale të Stiimulimeve Virtuale dhe Poligonit të parë publik për praktikantët e Leje Drejtimit!

Funksionale ditë-natë, përmbyllim punën për ndërtimin e Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale dhe Poligonit të parë publik, për praktikantët e Leje Drejtimit, në Fushë-Prezë, Tiranë!

Fondi 100% nga vetëfinancimi si ent, falë mirëadministrimit, investim i DPSHTRR për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për ushtrime e prova të epokës digjitale!

Konferenca mbi "Planin e Veprimit për zbatimin e Marrëveshjes AETR dhe Tahografit Smart”

UNECE në bashkëpunim me MIE, DPSHTRR, Drejtorinë e Policisë, Task-Forcën e Transportit Rrugor, Institutin e Transporteve, si dhe me pjesëmarrjen e palëve të tjera të interesuara, organizuan në Tiranë konferencën për prezantimin e draft-planit të bazës ligjore dhe rregullatore të nevojshme për monitorimin e zbatimin e Tahografit Smart në Shqipëri.

NE JEMI PET FRIENDLY

Një mace lozonjare dhe tepër kurioze na vizitoi sot në sallën e shërbimit të mjeteve në DRSHTRR Durrës!

NE JEMI PET FRIENDLY! DPSHTRR e ka në politikën e shërbimit që të jemi MIQËSOR me katërputroshat në çdo hapësirë, ambient, aktivitet e sallë ku mirëtrajtimi garantohet!

Statistika mbi Sigurinë Rrugore për periudhën Janar-Gusht 2023

Statistikat mbi aksidentet rrugore për Janar - Gusht 2023 tregojnë vlera pozitive dhe shpresëdhënëse si 5-vjeçar, 2018 - 2023:

Me qytetarët, për qytetarët, për një eksperiencë shërbimi unike!

Arritjet dhe rezuItatet pozitive shërbejnë si moto për të qenë më afër qytetarëve për besimin e ofruar përgjatë rrugëtimit të ndryshimit dhe përmirësimit. Detyrë dhe kënaqësi t'ju kushtojmë kohë për të dëgjuar nga afër sugjerimet dhe opinionet!

Synojmë vazhdimisht të përmirësohemi dhe këtë gjë e arrijmë vetëm me ndihmën e opinioneve tuaja mbi hallkat dhe cilësinë e shërbimit.

Besimi juaj, garancia jonë!

Me qytetarët, për qytetarët, për një eksperiencë shërbimi unike!

Kurseni kohë dhe para, reduktoni stresin në trafik, ulni ndotjen e mjedisit!

Orë të tëra të humbura në trafik?! Ajër i ndotur në rrugë e kryqëzime?!

E keni menduar ndonjëherë që e gjithë kjo panoramë mund të kishte qenë ndryshe nëse secili prej nesh do të reflektonte se si vendimet që marrim në përditshmëri ndikojnë në mjedisin që na rrethon?

Pjesa më e madhe e shkarkimit të gazrave të dëmshëm kryhet nga mjetet private dhe mënyra më e mirë për t’i reduktuar ato është përdorimi në masë të gjerë i transportit publik.

Ul shpejtësinë e mjetit, rrit cilësinë e jetesës!

Duke reduktuar me 10 km/orë shpejtësinë e mjetit tuaj, pa kuptuar, ju po reduktoni faturën e karburantit tuaj me më shumë se 60 Eur në vit. Shpejtësia e ulët e mjetit brenda normave të lejuara, rrit cilësinë e jetesës shoqëruar me një rritje në aktivitetin ekonomik.

Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, tema e të cilës këtë vit është mbi mënyrat e kursimit të energjisë, ndajmë me ju opsionet e mënyrat e reja të transportit të cilat nuk dëmtojnë mjedisin.

Statistikat e rifitimit të Lejes së Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Shtator 2023!

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë!

Pedalojmë të sigurt në Shkodër!

Në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër organizojmë në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë dhe Ditës Evropiane pa Makina, Këndin Edukativ të Sigurisë Rrugore.

Bashkohuni me ne, këtë të premte tek Sheshi Nënë Tereza – Sheshi Demokracia, Shkodër.

Lojëra, Arts&Crafts, Edukim Simultativ!

Siguria Rrugore Is Back!

U rikthyem me ju në Javën Evropiane të Lëvizshmërisë!

Ndalesa jonë e parë për këtë vit shkollor ishte në Pedonalen e Tiranës!

Së bashku me Bashkinë Tiranë, trajnuam dhe sensibilizuam fëmijët e Qendrës Komunitare Multidisiplinare dhe Shkollës 9-vjeçare "Androkli Kostallari", mbi rëndësinë e sigurisë rrugore dhe dashurinë për biçikletat, në mënyrë që të edukojmë brezat e rinj në një qytet më të pastër dhe të sigurt.

European Mobility Week në Pedonalen e Tiranës!

Hej, shihemi në Pedonalen e Tiranës për #EuropeanMobilityWeek!

Nesër, bashkë me Bashkinë Tiranë do ndërtojmë Cirkuitin e Sigurisë Rrugore!

Edicioni i 18-të i International Human Rights Film Festival

Yjet e kinematografisë shqiptare, perlat e automotorizmit, zbresin në tapetin e kuq të edicionit të 18-të të International Human Rights Film Festival në Tiranë.

Pasioni dhe dëshira për të ruajtur këtë kategori të trashëgimisë kulturore, sjell pranë nostalgjikëve dhe të apasionuarve, copëza historie nëpërmjet automobilave me shpirt, për të rijetuar çdo emocion edhe një herë tjetër.

18-23 Shtator, te Akademia e Filmit & Multimedias Marubi!

Statistikat Janar - Gusht 2023 mbi efektin e shërbimeve me proçedurë të lehtësuar!

DPSHTRR - Shifrat flasin vetë!

Rezultatet e punës së 8-mujorit të këtij viti tregojnë edhe një herë ecurinë pozitive të efektit të shërbimeve me procedurë të lehtësuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Kohë e kursyer dhe kosto e reduktuar për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Periudha Janar-Gusht 2023:

Po marrin jetë punimet në DRSHTRR Durrës!

Po marrin jetë punimet në DRSHTRR Durrës, ku prej disa kohësh tashmë kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë rajonale.

Java Europiane e Lëvizshmërisë 16 - 22 Shtator 2023

Sa është distanca e udhëtimit tuaj të radhës?

Nëse është më pak se 5 km, mund ta realizoni si këmbësor ose përmes pedalimit në 30 minuta.

Kurseni karburant dhe njëkohësisht përmirësoni shëndetin tuaj fizik dhe mendor!

Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, tema e së cilës këtë vit është mbi format e kursimit të energjisë, e ku po ndajmë me ju opsionet e formave të reja të transportit të cilat nuk dëmtojnë mjedisin.

Takim me përfaqësues të arsimit të mesëm profesional, universiteteve publike dhe private në Shqipëri e përfaqësues nga AKPA dhe Zyra e Punësimit

Me përfaqësues të arsimit të mesëm profesional, universiteteve publike dhe private në Shqipëri, e përfaqësues nga AKPA dhe Zyra e Punësimit diskutuam për përfshirjen e nxënësve dhe studentëve në Panairin e punës dhe Karrierës, i cili do të përfshihet në Automotive Fair Albania II, në datat 26-29 Tetor 2023, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Vijon puna për ndërtimin e Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale dhe Poligonit të parë publik!

Vijon puna për ndërtimin e Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale dhe Poligonit të parë publik, për praktikantët e Leje Drejtimit, në Fushë-Prezë, Tiranë! Fondi 100% nga vetëfinancimi si ent, falë mirëadministrimit, investim i DPSHTRR për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për ushtrime e prova të epokës digjitale!

Zëri Yt Dëgjohet!

Transparenca, cilësia dhe saktësia e informacionit, përcjellë ndaj qytetarëve, janë tre shtyllat kryesore që garantojnë qëndrueshmërinë e shërbimit tonë. Prej muajsh tanimë, ndajmë me ju statistikat kumulative për t’ju garantuar që përkushtimi ynë ndaj jush është një proces i vijueshëm dhe jo thjesht një fragment!

Gjatë periudhës Janar - Gusht 2023, janë trajtuar për qytetarët:

Të dhëna mbi aksidentet rrugore për Janar-Korrik 2023, indekse, progres!

Vlera pozitive dhe shpresëdhënëse si 5-vjeçar, 2018 - 2023:

  • 32% aksidente rrugore më pak krahasuar me Janar – Korrik 2018;
  • 36% aksidente rrugore me pak të shkaktuar nga drejtues mjeti nën moshën 25 vjeç;
  • 31% qytetarë më pak të përfshirë në aksidente;
  • 5% viktima më pak të shkaktuara nga aksidentet rrugore.

Krahas përmirësimeve, ka edhe arsye për marrje masash e parandalim. Statistikat tregojnë për një rritje me +5% të aksidenteve të shkaktuara nga sjellja e këmbësorit krahasuar me vitin 2022!

Sërish në bankat e shkollës!

Këndi Lëvizës i Edukimit mbi Trafikun dhe Sigurinë Rrugore do të vijojë misionin e tij qytet më qytet e shkollë më shkollë, duke simuluar situata të trafikut rrugor, ku fëmijët mësojnë përmes lojës dhe argëtimit, mbi qarkullimin rrugor.

I urojmë suksese gjithë fëmijëve në rrugën e dijes!

Rifilloni shkollën me Sigurinë Rrugore!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor uron një vit të mbarë për të gjithë fëmijët që po nisin shkollën!

Si kujdestarët e sigurisë tuaj në rrugë, tashmë, vijmë me një lajm të mirë - https://siguriarrugore.dpshtrr.al

Pages