Keni blerë një mjet të ri/0 km të paregjistruar më parë brenda apo jashtë vendit dhe nuk dini si të veproni me regjistrimin e tij? 

You are here

 Keni blerë një mjet të ri/0 km të paregjistruar më parë brenda apo jashtë vendit dhe nuk dini si të veproni me regjistrimin e tij? 

 Sigurohuni fillimisht që mjeti juaj përmbush kriteret e e kategorive mjedisore EURO 5 ose EURO 6 (sipas VKM-së Nr. 633).

 Paraqituni në Drejtorinë Rajonale të qytetit ku keni vendbanimin sëbashku me mjetin tuaj.

 Pajisuni me Certifikatën e Kontrollit Fizik.

Cilat dokumente duhet të kem me vete?

 Dokument identifikimi;

 Dokumenti i fitimit të pronësisë së mjetit, i vlefshëm;

 Certifikatë Përputhje/Dokument me të gjithë treguesit teknik të domosdoshëm për identifikimin e mjetit, të lëshuar nga prodhuesi, në origjinal;

 Dokumenti që konfirmon kryerjen e procedurave doganore;

 Kontrata e Sigurimit të Mjetit sipas kushteve të marrëveshjes mes DPSHTRR dhe AMF;

 Autorizim nga Policia, kur mjeti është i blinduar;

 Nëse mjeti i ri/ 0 km është blerë në Shqipëri, do të nevojitet edhe:

 RBS - konfirmimi nga Regjistri i Barrëve Siguruese të cilin e siguroni pas hartimit të kontratës së shitblerjes së mjetit pranë zyrave tona të shërbimit ose te noteri.

 Për informacion të detajuar: https://www.dpshtrr.al/.../regjistrimi-i.../mjet-i-ri0-km

 

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga