Panairi Auto e Moto D’Epoca në Bologna ka hapur dyert për të gjithë grupet e interesit, të apasionuarit dhe të interesuarit! 

You are here

Panairi Auto e Moto D’Epoca në Bologna ka hapur dyert për të gjithë grupet e interesit, të apasionuarit dhe të interesuarit e trashëgimisë kulturore automotive! 

 Ekipi i Retro Albania - DPSHTRR i cili me pasion krijon, ruan dhe promovon trashëgiminë e automjeteve klasike në Shqipëri është prezent në këtë panair ku përveç shkëmbimit të eksperiencave gjen mundësinë të promovojë edhe Edicionin e III të Automotive Fair Albania! 
Dashuria për të vjetrën i kalon kufijtë, bën pasionet, dëshirat dhe zemrat bashkë në familjen e madhe automotive ndërkombëtare!

 DPSHTRR dhe RETRO Albania është gjithnjë në rendje të rrënjosjes së kulturës automotive në Shqipëri për ta lënë trashëgim brez pas brezi! 

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”