DPSHTRR

You are here

Ji Ndryshe! Kombino, Apliko, Regjistro!

Do i keni ndeshur kudo në rrugët e rivierës shqiptare, përgjatë udhëtimeve tuaja nga Veriu në Jug të Shqipërisë!

Një risi e shumëpritur nga të gjithë të apasionuarit e mjeteve, që dëshirojnë të lënë gjurmë përgjatë vozitjeve të tyre me mjete e të kthejnë koka njerëzish!

Rifutu në provën e teorisë ose të praktikës edhe 4 herë të tjera!

I jeni nënshtruar testimit teorik apo praktik për përfitimin e Lejes se Drejtimit të kategorisë B dhe hera e parë nuk rezultoi e suksesshme për ju? Mos u shqetësoni, ju mund të rifuteni në provën e teorisë ose të praktikës edhe 4 herë të tjera brenda afatit të vlefshmërisë së dokumentit të lëshuar nga DRSHTRR (Leje e teorisë ose Autorizim i praktikës).

Analiza e ecurisë së shërbimeve Janar-Korrik 2023

Ndajmë me publikun arritjet tona, për të treguar përkushtimin e DPSHTRR drejt përmirësimit të vazhdueshëm. Statistikat e periudhës Janar-Korrik 2023 numërojnë:

584,120 shërbime me procedurë të lehtësuar të cilat kanë sjellë përfitimet e mëposhtme:

  • 97,916 ditë pune të kursyera;
  • 1,232,875 litra karburant të kursyera;
  • 17,612,500 km rrugë të eliminuara;
  • 1,156 MLD Lekë kursyer qytetarëve;

Krahasuar me statistikat e vitit 2018, kuptojmë që në pak kohë kemi realizuar shumë:

Takimi në Kuadër të Marrëveshjes për Njohjen dhe Konvertimin e Lejeve të Drejtimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës!

Në kuadër të finalizimit të Marrëveshjes për Njohjen dhe Konvertimin e Lejeve të Drejtimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës, u mbajt takimi mes zv. Drejtorit të DPSHTRR-së dhe Drejtorit të Agjencisë për Dokumentet e Identifikimit, Regjistrimet dhe Shkëmbimin e të Dhënave të Bosnjë-Hercegovinës, z. Almir Badnjević.

Gëzuar Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës!

Në ditë të tilla gjejmë hapësirë për të vënë në dukje vlerat e larta njerëzore të bamirësisë, të ofrimit të dashurisë pa kusht, pa përjashtim feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.

Këto vlera na i mësoi Nënë Tereza, gruaja e cila ia përkushtoi gjithë jetën e saj të varfërve, e cila nuk e pranoi asnjëherë famën por që gjithçka e bënte për hir të dashurisë.

Mbiemër i ri? Leje Drejtimi e re!

Zyrtarisht jeni 'upgrade' me mbiemrin e ri?

Lëreni versionin tuaj të vjetër pas, dhe vendosni mbiemrin e ri në patentë me vetëm tre dokumente pranë çdo Drejtorie Rajonale pavarësisht vendbanimit.

Më ka humbur Certifikata e Kontrollit Teknik. Duhet t'a paraqes sërish mjetin për testim?

Më ka humbur Certifikata e Kontrollit Teknik. Duhet t'a paraqes sërish mjetin për testim?

Ju informojmë që nëse keni një kontroll të vlefshëm teknik të lëshuar nga DPSHTRR, ju mund të merrni një dublikatë të Certifikatës së Kontrollit Teknik pranë çdo Qendre të Kontrollit Teknik pa qenë nevoja e paraqitjes së mjetit, por vetëm e lejes së qarkullimit.

Pa rezervim, me kontroll teknik të vlefshëm nga DPSHTRR, pranë çdo qendre të Kontrollit Teknik pajisu me dublikatë menjëherë!

Vetëm 12.4% e atyre që iu hiqet Leje Drejtimi, e rifitojnë atë!

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë!

Leje Drejtimi nga B në D, pa kaluar nga C?

Nga momenti i lançimit të lehtësimit të procedurës së përfitimit të Lejes së Drejtimit të kategorisë D, pa kaluar në C, numërohen 3,974 Leje Drejtimi të lëshuara duke i kursyer qytetarëve rreth 312,753,800 Lekë përgjatë periudhës Qershor 2022-Korrik 2023, nga ku:

Vijon puna në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi!

Vijon puna në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë!

Investim për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për ushtrime e prova të epokës digjitale!

Praktikohu me Testet Zyrtare të Lejes së Drejtimit

Qoftë përmes aplikacionit apo Web-it zyrtar të DPSHTRR, e rëndësishme është që ju keni një hapësirë të dedikuar për t’u familjarizuar me formatin e pyetjeve të testimit.

Ka kaluar një vit nga lançimi i aplikacionit të shumëkërkuar nga të gjithë kandidatët që duan të pajisen me Leje Drejtimi, ku dhe statistikat flasin për shifra të rritura të shkarkimeve!

Periudha Prill 2022 – Gusht 2023 numëron:

Takime me Julinda Dhame mbi idetë e organizimit të garave motorsportive në Edicionin e 2-të të Automotive Fair Albania!

Kënaqësi takimi i sotshëm me një nga nismëtaret e figurat më të njohura të motorsportit në Shqipëri, Julinda Dhame, për të ndarë idetë e sivjetshme të organizimit të garave motorsportive në Edicionin e 2-të të Automotive Fair Albania, që do të pushtojë kryeqytetin në datat 26-29 Tetor 2023, te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza” e Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”!

Klimatizimi i ambienteve të trajnimeve, testimeve të personelit dhe aktiviteteve të ndryshme të DPSHTRR.

Instaluam sistemin e ri të klimatizimit në ambientet e Kapanonit tonë në Prezë, ku do të kryejmë trajnime, kurse e testime të personelit, si edhe aktivitete të ndryshme të sektorëve të DPSHTRR. Investojmë për kushte komode e higjenike, bazuar tek kujdesi e mirëmbajtja e aseteve! Çdo ditë në punë, përveshur mëngët, për punë të vogla në dukje por të domosdoshme, ndërhyrje e rregullime të shpejta me brigadën e re të ustallarëve duarartë që kemi krijuar enkas, për operativitet më të lartë!

Platforma E- Transport!

Welcome to Albania!  E-Transport platforma që vjen pranë çdo udhëtari që vjen në Shqipëri, duke u ardhur në ndihmë me informimin mbi transportin rrugor ndërqytetës drejt destinacioneve të tyre.Vetëm me një klikim në platformën

Bashkëpunimi EU4LEA dhe DPSHTRR!

Vijon prej  dy ditësh tashmë  trajnimi i specialistëve të DPSHTRR-së, Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm, me qëllim forcimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri.  Ky trajnim zhvillon njohuritë teoriko-praktike të specialistëve të fushës dhe përmirëson metodat e kontrollit nëpërmjet softwareve dhe programeve të specializuara për ekspertimin e mjeteve sa i përket manipulimit/tjetërsimit apo dublimit të numrit të shasisë. Trajnime të mirëfillta profesionale sipas standardeve më të fundit, për të sjellë shërbime sa më c

Gushti nuk njeh pushime për DPSHTRR!

Nisën sot punimet për DRSHTRR Mat! Një Qendër e mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Teknik/Linjë Kolaudimi, Linjë Tahografi për tërë shërbimet me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori rajonale, në shërbim të Bashkive Burrel dhe Klos, ku kemi rreth 6,000 mjete rrugore dhe mbi 13 mijë drejtues mjeti!

Gramshi në Gusht n'Fest!

Gusht e n’Fest pushtohet nga magjia e mjeteve historike, pjesë e koleksionit të Retro Albania!

Ngjyra, nostalgji, kulturë e pasion nën ritmet e muzikës dhe nën vezullimin e dritave, ju presin përgjatë gjithë mbrëmjes!

Për të mos u humbur!

Instalimi i Sistemeve Fotovoltaike ka nisur rrugëtimin e saj pranë DRSHTRR Berat, për tu ndjekur më pas nga 8 Drejtoritë Rajonale të DPSHTRR pjesë e projektit.

Ka nisur të marrë jetë projekti për Sisteme Fotovoltaike moderne, për 9 Drejtori Rajonale të DPSHTRR, me synimin për 100% shfrytëzim të tarracave e hapësirave diell-mbledhëse!

Nisur me kompleksin e ri të DRSHTRR Berat, bazuar në studime të leverdisë dhe kthimit të investimit, konkretisht sistemi fotovoltaik i DRSHTRR Berat ka një fuqi të instaluar prej 112kWp me një prodhim vjetor të parashikuar prej 141 MWh/vit dhe me një shmangie emetimesh karboni CO2 prej 66,700 kg/vit.

Statistikat e periudhës Janar-Korrik 2023 tregojnë vlera të rritura mjetesh të regjistruara për herë të parë!

Janar - Korrik 2023, vlera mesatare për mjet të regjistruar për herë të parë ishte 1,033,512 Lekë të reja, +11.4% me vitin 2022 dhe +36% me vitin 2018, si 7-mujor!

44,485,962,993 Lekë të reja është totali i investuar nga shqiptarët për mjetet rrugore që importuan dhe regjistruan për herë të parë, ose +31% me vitin 2022 dhe +55% me vitin 2018, si 7-mujor!

Korriku 2023, muaji me numrin më të lartë të mjeteve të regjistraura për herë të parë gjatë vitit 2023!

7,985 mjete të regjistruara për herë të parë, ose 14.4% më shumë, si muaji më i mirë i pesë viteve të fundit!

42,238 mjete të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, 50% më shumë se Janar-Korrik 2019!

874 Mjete all electric të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, +367% krahasuar me vitin 2021!

6,381 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite, 42% më shumë se Janar-Korrik 2021!

Javë të mbarë me Zëri Yt Dëgjohet!

DPSHTRR vijon të jetë e angazhuar në misionin e saj, për të qenë e qëndrueshme në cilësinë e shërbimit dhe në gatishmërinë ndaj qytetarëve për t’i dëgjuar, anketuar dhe informuar kurdo që ata kanë nevojë.

Gjatë periudhës Janar - Korrik 2023, qytetarët janë asistuar me:

Vijon puna në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë!

Investim për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për ushtrime e prova të epokës digjitale!

I kushtojmë rëndësi rritjes së cilësisë së procesit të Testimit për Leje Drejtimi, eMonitorimit, modernizimit të proceseve të shërbimit që lidhet me Autoshkollat.

Rifitimi i Lejes së Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Gusht 2023!

Të gjithë ata persona që konsiderohen  kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë veten e tyre por dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës 0, me aktet e reja në fuqi prej një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë. Vetëm 71 persona nga 578 riregjistrime në autoshkollë për shkak te heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Gusht 2023.

Miqësorë me katërputroshët!

Në çdo Drejtori Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor janë të mirëpritur dhe  katërputroshët.

Statistikat mbi testimin e mjeteve në Kontrollin Teknik për periudhën Janar-Korrik 2023!

Statistikat mbi testimin e mjeteve në Kontrollin Teknik për periudhën Janar-Korrik 2023, vijojnë me  rëndësinë e duhur kushtuar sigurisë rrugore.

Mjetet mbi 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, konkretisht 3,376 mjete. 

 Janë paraqitur për testim 121,478 mjete, nga të cilat:

- Automjete (4+1/8+1) 78.4%

- Kamion 12.2%

- Motomjete 4.4%

- Autobusë 2.4%

- Rimorkio 2.1%

- Mjete ndërtimi/punime toke 0.5%

Drejto mjetin me mendje të kthjellët!

 Bashkohuni me nismën e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi  promovimin e  sigurinë rrugore dhe për të nxitur moskonsumimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.  Bashkëpunojmë për të ndryshuar sjelljet dhe për të krijuar vetëdije për rrezikun e alkoolit në timon.

 Për sigurinë tonë dhe të të tjerëve, ndryshoje mendjen dhe zgjidh jetën! 

Statistikat e aksidenteve flasin për ulje të qendrueshme, ndonëse flota vendase rritet në numër!

Statistikat e aksidenteve flasin për ulje të qendrueshme, ndonëse flota vendase rritet në numër dhe përdoruesit e rrugës veçse shtohen, përfshirë dhe fluksin turistik e tranzitet.

Gjatë periudhës Janar-Qershor 2023 janë:

528 aksidente rrugore, 34% më pak krahasuar me 2018. 

40% më pak aksidente rrugore nga drejtuesit e mjeteve nën 25 vjeç, çka flet pozitivisht për të sapopatentuarit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

27% e totalit të aksidenteve Janar-Qershor 2023, janë shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç, 36% më pak se në vitin 2018.

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës me një pamje të re së shpejti!

Vazhdojnë punimet në Drejtorinë  Rajonale të  Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, ku prej disa kohësh tashmë kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e Bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë rajonale. Rrugë e sheshe, vendparkime e aksese, linjë e re shtesë për Kontrollin Teknik, rigjenerim urban e heqje ngrehinash të degraduara nga koha, rrethime e veshje strukturore, brandim e gjelbërim, instalime për

Shërbimet lehtësuese të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë!

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë ofron shërbim për Bashkitë Tiranë, Vorë dhe Kamëz, përmes qendrave e zyrave në Kashar, Qendra e Kontrollit Teknik në Fushë-Prezë dhe NSHRAK (QKT 1 dhe QKT 2), zyrat e shërbimit në NSHRAK, zyrat në Kombinat dhe në Kamzë, duke angazhuar 253 punonjës.

Pages