Raporti i shërbimeve për periudhën Janar - Shtator 2024.

Data e lajmit: 16 Oct 2024

 Për të gjithë qytetarët, grupet e interesit apo analizuesit e informacionit DPSHTRR ndan informacionin e saj mbi analizën e ecurisë së shërbimeve dhe të ardhurave për periudhën Janar - Shtator 2024

 Rritja e të ardhurave të realizuara me 138% krahasuar me vitin 2019, ka dhënë impaktin në vijim:

ANALIZË E ECURISË SË SHËRBIMEVE 

 2,450,353 totali i shërbimeve të ofruara, ose 63% më shumë krahasuar me Janar-Shtator 2019;

1,547 qytetarë të shërbyer në 1 orë .

ANALIZË E SHËRBIMEVE ME PROCEDURË TË LEHTËSUAR 

Numri i shërbimeve të ofruara 891,760 të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve duke kursyer:

 3,443 MLD Lekë;

 356,467 ditë pune;

 1,554,601 litra karburant;

 22 MLN Km rrugë të eleminuara.

ANALIZË E TARGAVE RISI 

Targa të personalizuara me përzgjedhje, suvenirë: 5,988 targa.

Të adhurat nga Targat RISI: 170,502,167 lekë, ose 19% më shumë krahasuar me Janar-Shtator 2023, nga të cilat 54% janë realizuar vetëm nga Targat e Personalizuara.

 Rezultate pozitive falë strategjive të mirë përcaktuara dhe kapitalit njerëzor të kualifikuar dhe profesional!