DPSHTRR

You are here

Flota e Mjeteve Green në periudhën Janar-Qershor 2023!

Për herë të parë janë regjistruar 706 mjete Green  në periudhën Janar-Qershor 2023, ose +328% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, një shifër domethënëse që tregon rritjen e interesit për mjetet ekologjike (elektrike, plug-in) falë politikave green të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.  Janë kursyer  1.2 MLD lekë falë procedurave të lehtësuara për importin dhe regjistrimin e mjeteve Green (tarifë 0 regjistrimi, përjashtim nga TVSH). 

Impakti Mjedisor:

931,920 KG CO2/vit më pak

31,064 pemë të shëndetshme

Karakteristikat e flotës së mjeteve në qarkullim!

Nga databaza e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, përcillen të dhënat në kohë reale dhe me transparencë mbi karakteristikat e flotës së mjeteve në qarkullim. Gjatë periudhës Janar-Qershor 2023, janë regjistruar për herë të parë 34,253 mjete ose +49% më shumë se viti 2019.  Shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë: Italia 23%, Gjermania  21% dhe Zvicra 10%. Janë çregjistruar plotësisht nga sistemi 2,877 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare ose +41% më shumë krahasur me vitin 2021.

Tregues pozitiv rekord në shërbime e rezultate të larta përgjatë viteve të fundit!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është sot një ent, një realitet që dallohet për tregues pozitiv rekord në shërbime e rezultate të larta përgjatë viteve të fundit, edhe falë ekipit të motivuar, të përkushtuar dhe me rritje profesionale. Në një periudhë emergjence nga tërmeti, pasuar nga pandemia dhe kriza e ngjarjeve në Ukrainë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është nga të paktat raste që në kushte vetëfinancimi, një ndërmarrje jobuxhetore të gjenerojë kaq shumë punësim cilësor.

Së bashku me  Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, në kuadër të fushatës sensibilizuese "Paketa 101 Ditët e Verës".

Edukata mbi trafikun që rrit Sigurinë Rrugore është një detyrë e të gjithëve.  Duke qenë se fëmijët janë thelbi i të ardhmes sonë, përkushtimi për formimin e tyre mbi lëvizshmërinë e sigurt është për ne një mision i domosdoshëm, por njëkohësisht dhe investimi ideal për efektivitet.

Rezultate rekord në volumin e arkëtimit 6 mujori i parë i vitit 2023 për DPSHTRR

Rezultate REKORD në volumin e arkëtimit, falë mirëadministrimit, informatizimit e mirëorganizimit të punës, edhe si 6 mujor i parë i vitit 2023, për DPSHTRR!

Fokusi jonë, të përmirësojmë shërbimin, të eliminojmë fenomenet abuzive e korruptive, dhe të jemi gjithmonë transparent në komunikim me qytetarët!

82% më shumë të ardhura 6 mujorin e parë të 2023, krahasuar me Janar-Qershor 2018!

23.7% e totalit të të ardhurave nga shërbimet risi!

6 mujori i pare i vitit 2023 një sukses për DPSHTRR!

6-mujori i parë i vitit 2023, një sukses për DPSHTRR, ku shifrat flasin vetë, pa patur nevojë të shprehemi me shumë fjalë për përmirësimet e qëndrueshme në ofrimin e shërbimeve!

Kosto mesatare është ulur me 16.6%, që qytetarët e subjektet paguajnë, për shërbimet e transportit rrugor nga lehtësimet e kryera e të reflektuara, duke u kursyer 978.3 MLN lekë.

Doni të njiheni me tarifat e shërbimeve tona?

Ju këshillojmë të konsultoheni me listën e tarifave dhe shërbimeve të përditësuar në mënyrë të vazhdueshme, në faqen tonë zyrtare, duke ndjekur këtë link: https://www.dpshtrr.al/rre.../lista-dhe-tarifat-e-sherbimeve

Transparent ndaj qytetarëve që marrin shërbim pranë sporteleve tona.

Statistikat e rifitimit të Lejes së Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022 – Korrik 2023

Vetëm 69 persona nga 555 riregjistrime në autoshkollë për shkak te heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Korrik 2023!

555 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.4% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!

Po planifikoni angazhimet tuaja të javës?

Ju kujtojmë që mund të kurseni kohë dhe rradhë në DRSHTRR Tiranë dhe Durrës nëse rezervoni përmes platformës së rezervimit online sporteli.dpshtrr.al

Ju kujtojmë që orari zyrtar është:

E hënë: 08:00-19:00

E martë-e Premte: 08:00-16:00

Për çdo informacion tjetër telefononi: 0688015833

Revista prestigjoze sllovene “Auto Motor Classic” shkruan për suksesin e Simpoziumit të parë në Shqipëri në bashkëpunim me FIVA.

Të nderuar që Revista Prestigjoze Sllovene “Auto Motor Classic”, në botimin e saj të radhës, i ka dedikuar hapësirë të veçantë koleksionit shqiptar Retro.al për organizimin e Simpoziumit të parë në Shqipëri në bashkëpunim me FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens, ku u mblodhën përfaqësues nga klube të mjeteve historike nga e gjit

Edicioni i dytë i Climathon Tirana 2023 vjen në panairin e Automotive Fair Albania

A jeni gati për edicionin e dytë Climathon Tirana 2023 e cila do zhvillohet përgjatë panairit të Automotive Fair Albania?

Ky event global synon të integrojë Tiranën dhe qytetarët e saj drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme duke rritur efikasitetin funksional të qytetit, duke frymëzuar të rinjtë përballë sfidave klimatike dhe duke ofruar zgjidhje novatore për një të ardhme të qëndrueshme.

Këndi i Sigurisë Rrugore me fëmijët energjikë të Klea Huta Summer Camp!

Një ditë speciale për Këndin e Sigurisë Rrugore dhe fëmijët energjikë të Klea Huta Summer Camp!

Larg vapës dhe diellit të nxehtë, mësuam rregullat e sjelljes në rrugë si këmbësorë, pedalues sot, dhe drejtues mjeti në të ardhmen. Me partnerin tonë besnik Kryqin e Kuq Shqiptar, fëmijët gjithashtu morën disa këshilla bazike si të reagojnë në raste aksidentesh.

Vigan Karkini, koleksionisti i mirënjohur i RETRO Albania në rubrikën RETRO PERSONAZH!

Vigan Karkini, ndër koleksionistët më të mirënjohur të RETRO Albania, vjen posaçërisht në rubrikën RETRO PERSONAZH për të ndarë me ne copëza historie e pasioni.

Me JEEP-in e tij ushtarak me targa dhe flamur shqiptar, ai ka marrë pjesë në paradën në Alto Adige, Itali me pjesëmarrës nga vende të ndryshme.

Takimet e përmuajshme me përfaqësues të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Vijojnë takimet e përmuajshme me përfaqësues të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor të cilat kanë si qëllim krijimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve me stafin, për kujdes e vëmendje ndaj qytetarëve, sjellje e shërbim sa më cilësor dhe të shpejtë .

Opinione, këshilla, rekomandime, ndamë porosi e udhëzime mbi problematikat ku duhet të përqendrohemi si ent, këto e shumë të tjera për interesin më të mirë të qytetarëve!

Mirëmëngjes nga DRSHTRR Shkodër!

Drejtoria e 5-të për nga numri i shërbimeve të ofruara në rang kombëtar nga DRSHTRR-të tona.

195,731 shërbime, për 57,339 mjete aktive dhe 89,725 drejtues mjeti aktiv.

Tashmë me një pamje dinjitoze, me hapësira funksionale dhe me kushte optimale pune.

Si në çdo DRSHTRR tjetër, edhe në Shkodër jemi miqësorë me katërputroshët ndaj jeni të mirëpritur me miqtë tuaj më të mire.

Mos harroni që sot ofrojmë shërbim deri në orën 19:00!

DPSHTRR e angazhuar në mënyrë të vazhdueshme të ofrojë shërbim në kushte komode dhe higjenike për qytetarët!

Suksesi i një enti që shërben në kushte komode e higjenike për qytetarët, bazohet tek kujdesi e mirëmbajtja periodike!

Milingonat punëtore përveshin mëngët, për punë të vogla në dukje por të domosdoshme, pastrime speciale, riparime rutinë e zëvendësime materiale, instalime pajisjesh, ndërhyrje e rregullime të shpejta me brigadën e re të ustallarëve duarartë që kemi krijuar enkas, për operativitet më të lartë!

Mbërrijnë pajisjet profesionale Simulator EF-CAR për projektin e Qendrës Digjitale të Praktikës Virtuale

Tjetër RISI nga DPSHTRR! Mbërrijnë dy pajisjet e para profesionale SIMULATOR EF-CAR, për projektin e Qendrës Digjitale të Praktikës Virtuale që po ndërtojmë në Prezë, Tiranë! Pajisjet e reja simuluese shërbejnë si njësi trajnimi virtual shtesë për drejtues mjeti. Këto pajisje janë të krijuara posaçërisht për të trajnuar dhe mësuar mbi drejtimin e mjetit, ecjen, reflekset, parkimin apo spostimin si dhe situatat e papritura e të rrezikshme, përfshijnë databazë grafike, me më shumë se 200 km rrugë qyteti e fshati, autostrada, rrugë malore, etj.

Dhuro gjak, shpëto jetë! Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Dibër

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Dibër iu bashkua nismës fisnike, ku në vetëm 30 minuta secili prej dhuruesve kontribuoi në shpëtimin e një jete , në përgjigje të thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, që e përgëzojmë për përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë ushtrimit të detyrës.

Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty!

Dhuro gjak, shpëto jetë!

Më ka humbur patenta, si të veproj?

Për t’u pajisur me Leje të re Drejtimi, pas humbjes së saj ju duhet:

Të kryeni denoncimin në e-Albania dhe të pajiseni elektronikisht me vërtetimin e denoncimit:

Të paraqiteni pranë çdo DRSHTRR-je me këto dokumente:

Çregjistroni përkohësisht mjetin tuaj, nëse nuk do të përdoret në qarkullim!

Nëse nuk do të qarkulloni për një periudhë të konsiderueshme me mjetin dhe nuk doni që të llogariten detyrimet (pra të paguani taksat), për aq kohë sa mjeti nuk do përdoret aspak për qarkullim, ju mund të kryeni çregjistrimin e përkohshëm të mjetit!

Për të bërë çregjistrim të përkohshëm të mjetit, ju duhet të paraqiteni pranë drejtorisë rajonale ku banoni dhe të keni me vete:

Vijon proçesi i targimit të mjeteve bujqësore!

Vijon procesi i formalizimit të mjeteve bujqësore, në Divjakë, ku kemi nisur punën për targimin dhe regjistrimin me vetëdeklarim, në bashkëpunim me DPD dhe Bashkinë.

Tjetër ZGJIDHJE e një problematike!

Në ndihmë të bujqve e fermerëve, për kapërcimin e një pengese për poseduesit e përdoruesit e këtyre mjeteve, aq të nevojshme në punë fshati e transport prodhimi bujqësor, duke krijuar rrezik në qarkullim e mosnjohje shpenzimesh, pasiguri e vështirësi për ekonominë e tokës!

Ndryshoni pronësinë tuaj në vetëm pak minuta në sportel!

Keni blerë një mjet dhe ende nuk e keni kaluar në pronësinë tuaj duke u pajisur me leje të re qarkullimi?

E dini që neglizhenca paguhet shtrenjtë?!

Për çdo ditë vonesë mbi 30 ditë nga momenti shitblerjes, ju ngarkoheni me gjobë si më poshtë:

Kontrolloni mjetin, ngarkoni bagazhet dhe nisuni!

Disa kontrolle thelbësore përpara se të niseni për pushime mund t’ju shmangin pasoja më të rënda siç mund të jetë dhe një aksident. Nëse po planifikoni udhëtimin tuaj të radhës, ju këshillojmë të paraqiteni pranë një subjekti të licencuar për servisin e mjeteve që të kontrollojë funksionalitetin e mjetit.

Retro Albania shton anëtarët!

Shkodra dhe Vespa janë aq të lidhura me njëra-tjetrën, sa verifikimi fizik i Retro kthehet në një paradë të tyre!

Me ngjyra nga më të ndryshmet, dhe me një stil autentik, atyre u bashkohen edhe disa automjete historike po aq të hijshme, duke e pasuruar gjithmonë e më shumë Regjistrin Kombëtar Shqiptar të Mjeteve Historike.

Mjetet të cilat u bënë pjesë e verifikimit fizik ishin:

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Janar-Qershor 2023

Mjete të sigurta = Rrugë të sigurta!

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Janar-Qershor 2023:

2,877 mjete me moshë 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë në 6 muajt e parë të 2023:

Janë paraqitur për testim 87,842 mjete, nga të cilat:

Gjurmo Dokumente Online

E mbani mend kohën kur ju duhej të vinit në sportel, herë pas here, për të marrë informacion nëse dokumentet tuaja janë gati?

A e vendosni kokoren gjatë pedalimit ose ecjes me monopatin?

A e vendosni kokoren gjatë pedalimit ose ecjes me monopatin? Jeni gati të pedaloni/lëvizni më të sigurt?

Le të flasim për një vendim të vogël që ka një impakt të madh në sigurinë rrugore!

Kokoret janë një element i rëndësishëm për të garantuar sigurinë tuaj në rrugë, në korsitë e dedikuara. Ato ofrojnë një mbrojtje të shtuar për kokën tuaj në rast të rrëzimit apo aksidentit.

Punimet pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës janë në prag përfundimi!

Mirëdita nga DRSHTRR Durrës! Aty ku projekti për rehabilitimin e hapësirave të pritjes dhe QKT Durrës, po merr jetë dita-ditës, në prag përfundimi.

Investimi në infrastrukturat e shërbimit, për Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, vjen si një domosdoshmëri për të ofruar shërbim në kushte me standarte bashkëkohore, sepse imazhi së bashku me kushtet e punës ndikojnë fuqimisht tek ekipi dhe qytetarët

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve e Transportit Rrugor pjesëmarrëse e takimit në Bruksel me përfaqësues të Komisionit Europian

Fjalë mjaft pozitive dhe inkujaruese në sesionin mbi Lejet e Drejtimit nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian në takimin bilateral në Bruksel, në prezantimin e Kapitullit 14 “Politikat e Transportit" dhe Kapitullit 21 "Rrjetet Trans-Europiane", ku Shqipëria (MIE) raportoi për progresin e bërë deri më tani dhe planet e së ardhmes, lidhur me çdo detyrim që rrjedh nga kuadri ligjor i BE-së për këto direktiva.

Pages