DPSHTRR

You are here

Vizita e përfaqësuesëve gjermanë nga Ministria Federale e Transportit dhe Digjitalizimit, Gjermani

Ndër temat e diskutimit tonë me kolegët gjermanë nga Ministria Federale e Transportit dhe Digjitalizimit, Gjermani, ishte edhe sektori Retro, rregullat dhe praktikat e tyre. Me shumë interes ishte prezantimi i Z. Christian Theis, mbi politikat dhe shërbimet e Automotorizimit Gjerman për mjetet historike, përveçse zyrtar edhe posedues i disa mjeteve historike të regjistruara në vendin e tij, ku me kënaqësi pamë sa mirë e afër jemi në praktikat e Retro Albania, duke marrë përgëzimet e miqve gjermanë për DPSHTRR!

Dhuro gjak, shpëto jetë!

Fotot flasin vetë për solidaritetin e ekipit tonë për fëmijët talasemikë, ku të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë që mbart kjo nismë sa humanitare aq edhe qytetare, shumë punonjës të DPSHTRR dhanë kontributin e tyre vullnetar në përkrahje të kësaj nisme.

Një falenderim dhe mirënjohje stafit të përkushtuar të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për profesionalizmin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre humane!

BëhuHero për dikë që ka nevojë për ty!

Statistika mbi rifitim të Lejes së Drejtimit për periudhën Qershor 2022-Qershor 2023!

Vetëm 51 persona nga 491 riregjistrime në autoshkollë për shkak te heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Qershor 2023!

491 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 10.3% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!

Inspektim me përfaqësues gjermanë në Poligonin e Testimit të Manovrave për Leje Drejtimi dhe Qendrën e Simulatorëve

Inspektim dhe vizitë me dy kolegët nga Ministria Federale e Transportit dhe Digjitales, Gjermani, Z. Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm për Trafikun Rrugor e Transportin dhe Z. Christian Theis, Kreu i Departamentit StV2 për Inxhinierinë Automotive, në Prezë, ku DPSHTRR po investon për Poligonin e Testimit të Manovrave për Leje Drejtimi dhe Qendrën e Simulatorëve, dhe ku ndaluam edhe në QKT e kryem dhe takimin mbi Retro Albania.

 

Vizita e homologëve gjermanë në kantierin e Poligonit të Parë Publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë!

Inspektuam sot së bashku me dy kolegët nga Ministria Federale e Transportit dhe Digjitales, Gjermani, Z. Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm për Trafikun Rrugor e Transportin dhe Z. Christian Theis, Kreu i Departamentit StV2 për Inxhinierinë Automotive, punën në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë!

Testoni veten përmes Simulimit Online në Web apo Aplikacionit!

Keni përfunduar orët e klasave të teorisë për Drejtimin e Mjetit ? Jeni në prag të testimit të njohurive teorike ? Keni dyshim në zotërimin e njohurive?

DPSHTRR ka menduar për ju, duke ju ofruar mundësinë për t’u praktikuar me teste reale qoftë përmes Simulimit Online në WEB apo Aplikacionit në App Store dhe Google Play .

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Center For Openness And Dialogue bashkë në eventin për promovimin e sigurisë rrgurore

Super këndshëm!

Fëmijë të mrekullueshëm së bashku me prindërit u bashkuan për një aventurë të sigurt në eventin e organizuar nga DPSHTRR dhe COD - Center For Openness And Dialogue.

Kinemaja e Sigurisë Rrugore shfaqi një film edukativ, të sjellë nga ACA, duke treguar rëndësinë e rregullave të qarkullimit rrugor. Fëmijët shijuan çdo moment të kësaj përvoje të bukur, duke mësuar gjithnjë e më shumë për sigurinë rrugore.

Ankandi i Parë i Targave të Personalizuara në episodin e rradhës N’Timon!

Ndiqni ekskluziven e Ankandit të Parë të Targave të Personalizuara ku do të njheni me procedurën e aplikimit dhe kombinimet që mund të realizoni në:  

MOS QARKULLO PA KOLAUDIM, PA SIGURACION, PA SHLYER TAKSAT

Vetëm brenda një turni ditor monitorues në Tiranë (Qendër-Kinostudio, Unaza e Madhe, Unaza e Vogël, Komuna e Parisit, Selitë), nga 3,362 targa të skanuara, Makina Inteligjente e DPSHTTR ka zbuluar 392 targa të mjeteve debitore, në qarkullim me taksa të papaguara, ose 11.6% me detyrime të pashlyera!

Sisteme SMART për automatizim të monitorimit rrugor në lëvizje!

eMonitorim 2, me teknologjinë më të re amerikane!

Targimi i mjeteve bujqësore

Në Divjakë ka nisur puna për targimin dhe regjistrimin e mjeteve bujqësore. Në këtë bashki janë më shumë se 300 mjete, të cilat do të vendosen brenda kornizës ligjore. Regjistrimi i mjeteve bujqësore është një nisëm e cila ju vjen në ndihmë, së pari vetë fermerëve, pasi formalizon një pasuri të tyre. Ekipet e DPSHTRR-së anë pranë fermerëve për ti asistuar ata për të përmbyllur sa më shpejt procesin dhe pa krijuar vonesa.

Statistikat e periudhës Janar-Maj 2023 mbi sigurinë rrugore

Statistikat e 5 mujorit të parë të vitit 2023 flasin për uljen e numrit të aksidenteve rrugore dhe fataliteve të shkaktuara prej tyre, por KËMBANAT E ALARMIT NISIN TË BIEN PËR KËMBËSORËT ku sjellja e tyre në rrugë ka shkaktuar 67% më shumë viktima krahasuar me vitin e kaluar.

Fushata e Dhurimit të Gjakut

Prej vitesh tanimë, jemi pjesë e çdo fushate Dhurimi Gjaku ku stafi jonë shprehet gjithmonë i gatshëm në mënyrë vullnetare në përmbushjen e këtij misioni fisnik. Ishte radha e DRSHTRR Tiranë dhe DRSHTRR Durrës për të qenë HERONJTË e fushatës së radhës.

Një falenderim dhe mirënjohje stafit të përkushtuar të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për profesionalizmin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre humane!

Nëse doni të bëheni heronj, DHURONI GJAK! Shpëtoni jetë!

Mësojmë përmes argëtimit!

Ftojmë të gjithë fëmijët të na bashkohen në një aventurë të sigurt!

DPSHTRR së bashku me COD - Center For Openness And Dialogue, kanë organizuar një aktivitet të veçantë për të gjithë ju! Jemi të lumtur të njoftojmë se do të mbahet një sesion i shkurtër ku fëmijët do të shohin një film edukativ nga ACA në Kinemanë e Sigurisë Rrugore, e ku më pas do të qarkullojnë në mini-qytetin e simuluar me sinjalistika duke mësuar rregullat bazë të qarkullimit rrugor dhe duke u argëtuar me arts & crafts.

Verifiko, Importo, Regjistro

Dëshironi të importoni një mjet , por nuk jeni të sigurt nëse mjeti i përmbush apo jo kriteret e kategorisë mjedisore dhe a lejohet të zhdoganohet?

DPSHTRR prej kohësh tanimë ka menduar për ju përmes ofrimit të shërbimit online “Verifikimi i Kategorisë Mjedisore të Mjetit”. Vetëm më një klik larg brenda një afati të shkurtër kohor nga momenti i dërgimit të formularit, ekipi i specializuar i Regjistrimit të Mjeteve do t’ju mundësojë informacionin e saktë mbi kategorinë mjedisore të mjetit që dëshironi të blini.

Statistikat e periudhës Janar-Maj 2023 mbi karakteristikat e flotës në qarkullim!

Drejt nga databaza jonë e të dhënave për t'ju përcjellë në kohë reale dhe me transparencë karakteristikat e flotës në qarkullim.

Episodi i rradhës “N’Timon” ndan me ndjekësit detaje nga eventi i RETRO BAZAAR.

RETRO BAZAAR mblodhi shumë mjete historike në sheshin “Skënderbej”, ndër të cilat makinën e Brigitte Bardot dhe të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pjesëmarrëse e eventit “Safety Gala Albania” organizuar nga ERMC.

Kënaqësi të ishim pjesë e eventit “Safety Gala Albania” organizuar nga ERMC me suportin e Ambasadës Greke dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim “Krijimin e një vizioni të përbashkët – Siguria në një botë komplekse që ndryshon me ritme të shpejta”.

ERMC, e njohur në fushat e menaxhimit të mjedisit, shëndetit dhe sigurisë në punë, mblodhi bashkë folës të industrive të ndryshme, duke patur mundësinë të shprehnin sfidat dhe arritjet në fushat e tyre të ekspertizës lidhur me ofrimin e Sigurisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pjesëmarrëse e Takimit të dytë të Bordit Drejtues të Palëve të Interesuara, organizuar nga EU4LEA

DPSHTRR u vlerësua për angazhimin dhe bashkëpunimin në Takimin e dytë të Bordit Drejtues të Palëve të Interesuara, organizuar nga EU4LEA (Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri), që mblodhi të ftuar të nderuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, në cilësinë autoritetit kontraktor të Projektit, përfituesit kryesorë dhe dytësorë, si dhe përfaqësues e donatorë të tjerë ndërkombëtarë që ofrojnë asistencë në fushën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Takimi pare, në ambientet e Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes mbi organizimin e edicionit të 2-të të Panairit Ndërkombëtar Automotiv, në Tetor 2023, në Tiranë!

Takimi i parë, në ambientet e Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, me prezencën e Ministres Edona Bilali, për të ndarë me përfaqësuesit ekskluziv shqiptarë të shumë brandeve automobilistike, idetë e sivjetshme të grupit organizator të Edicionit të 2-të të Panairit Ndërkombëtar Automotiv, në Tetor 2023, në Tiranë!

Gjithçka rreth Sigurisë Rrugore dhe edukimit të brezave!

DPSHTRR i kushton një rëndësi të veçantë forcimit të sigurisë rrugore, në suazën e detyrave funksionale, të zgjeruara me misionin edukativ e formues për përdoruesin e rrugës!

Ju prezantojmë faqen e re online të DPSHTRR mbi Lëvizshmërinë e Sigurt dhe Edukimin mbi Trafikun, në suazën e Sigurisë Rrugore!

Bashkohuni me ne në misionin tonë për të mbrojtur jetë duke krijuar sjellje më të sigurta nga përdoruesit e rrugës! Jemi të emocionuar të njoftojmë lançimin e faqes sonë të re të Edukimit mbi Trafikun dhe Sigurisë Rrugore, e dedikuar për rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e praktikave të përgjegjshme të drejtimit të mjeteve e të kujdesit ndaj çdo kategorie përdoruesi rruge. 

Praktikantët e Kolegjit Universitar të Biznesit, mbyllën me sukses praktikën e tyre 1 mujore pranë DPSHTRR dhe Drejtorive Rajonale!

Një mundësi shumë e mirë për “ekspertët e rinj” për të praktikuar njohuritë e tyre, ashtu edhe për DPSHTRR në evidentimin e kandidatëve për rekrutime potenciale!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ofron mundësinë e kryerjes së praktikave mësimore dhe profesionale për studentë apo të sapo diplomuar nëpërmjet programeve specifike të formimit profesional dhe personal.

Saranda Ti Amo - Butrint-Ksamil-Sarandë-Syri i Kaltër

Një fundjavë e mbushur me aktivitete dhe destinacione atraktive, mes komunitetit të Old Car Club – Bari (ASI) dhe Retro Albania, si dhe turistëve të shumtë që pushtuan qytetin.

Kartolinë qytetarie e kulture, ku numri i kureshtarëve dhe të apasionuarve për mjetet historike shtohet çdo ditë! 

Së shpejti, së bashku, me aktivitete të tjera për të promovuar kulturën dhe historinë!

Ekuipazhi i Old Car Club – Bari (ASI) vizitojnë parkun kombëtar të Butrintit

Gati për kartolinat RETRO të kësaj vere?!

Saranda, qyteti i boungavilleve dhe i ujërave Blu Kristal mirëpret 35 ekuipazhet e Old Car Club – Bari (ASI), në edicionin e tyre të Mesdheut, që sëbashku e modeluam me ardhjen nga Durrësi e vijimin në Sarandë, Ksamil, Butrint e Syri i Kaltër.

Nisëm sot ditën në Butrint, ku koleksionistët italianë vizituan parkun kombëtar, të pasur me histori e objekte me rëndësi arkeologjike

35 mjete të Old Cars Club – Bari (ASI) sapo zbarkuan në Portin e Durrësit!

I urojmë mirëseardhjen 35 mjeteve RETRO nga Old Cars Club – Bari, të cilët sapo zbarkuan në Portin e Durrësit, për të nisur rrugëtimin e tyre nga “Bukuroshja e Durrësit” drejt “Deas së Butrintit”.

Destionacioni i pushimeve për këtë fundjavë: JUGU I SHQIPËRISË

15-20 Qershor, një tour drejt Sarandës, Ksamilit, Butrintit, (Gjirokastrës*) dhe Syrit të Kaltër!

PROGRAMI:

Targat e Personalizuara trendi më inn dhe më cool i momentit!

1314 aplikime për targa të personalizuara sipas dëshirës së të interesuarve që prej 1 Marsit 2023, kur e lançuam këtë risi për herë të parë!

254targa të personalizuara që shëtisin mbarë vendin!

Pages