Rezervo Online Takimin në Sportel! 

Data e lajmit: 02 Oct 2024

Rezervo Online Takimin në Sportel! 

Shmang rradhën, lehtëso shërbimin, kurse kohën!

Keni për të kryer shërbime lidhur me mjetin tuaj? 

Nëse PO dhe vendbanimi juaj është Tiranë, Durrës apo Fier planifikoni takimin duke rezervuar paraprakisht datën dhe orën.

Si mund ta kryeni rezervimin? 

 Drejtohuni në faqen tonë zyrtare Web: https://www.dpshtrr.al/;

 Drejtohuni në menunë “Shërbime Online”: https://www.dpshtrr.al/sherbime-online;

 Përzgjidhni “Rezervo Shërbimin”: https://rezervimeonlinedpshtrr.co/;

 Përzgjidhni DRSHTRR përkatëse dhe tipologjinë e shërbimit “Mjete” apo “Leje Drejtimi”;

 Kërkoni për datën dhe orarin e përshtatshme për ju, plotësoni kredencialet tuaja personale dhe rezervimi juaj është konfirmuar;

MBANI PARASYSH 

Ju lutemi mbani shënim numrin e rezervimit;

 Ju lutemi paraqituni 5-15 minuta para që të tërhiqni biletën;

 Në rast se humbisni numrin e rezervimit nuk mund të merrni biletën e shërbimit! Bileta juaj është Aktive 30 minuta para dhe pas orarit që keni rezervuar 

Për çdo rast abuziv të konstatuar ju lutemi denonconi: https://www.dpshtrr.al/platforma-e-denoncimit

 Për më shumë mund të na kontaktoni përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit:

 0688015833

 dpshtrr@dpshtrr.gov.al