Raporti Kontrollit Teknik Janar - Shtator 2024

You are here

 Për të gjithë qytetarët e interesuar, DPSHTRR ndan të dhënat mbi shërbimin e Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Shtator 2024:

Testimi i mjeteve 

 311,303 mjete të testuara, ose +10% krahasuar me Janar-Shtator 2022;

 83.3% e mjeteve të testura janë automjete (4+1 - 8+1 vende);

 36.2% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.

 Mjete të ngelura në testim 

—> 31.6% e totalit të mjeteve kanë ngelur.

Arsyet e ngeljes: 

—> 46.3% Mangësi vizuale e funksionale;

—> 24.6% Sistemi i shkarkimit të gazrave;

—> 15% Sistemi i drejtimit;

—> 14.1% Sistemi i frenimit.

Ritestimi i mjeteve: 

—> 29% e totalit të mjeteve janë ritestuar.

Mjetet mbi 22 vjet 

5,147 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë,ose +13.9% krahasuar me Janar-Shtator 2023! 

Sjellim në vëmendjen tuaj: 

 Ndalohen rreptësisht ndërhyrjet në odometër, ndryshimet konstruktive dhe çdo ndërhyrje tjetër e cila përbën kërcënim për sigurinë rrugore!

 Rezervoni takimin në e-Albania!

Tags: