DPSHTRR

You are here

Në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, bëjmë thirrjen për të gjithë qytetarët: Dhuroni gjak! Shpëtoni jetë!

Dhurimi i gjakut, një mision kaq i rëndësishëm dhe fisnik, prej disa vitesh tashmë është kthyer në një traditë në DPSHTRR, dhe kjo me qëllimin e vetëm për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për gjak.

Mirëmëngjes nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës!

Aty ku projekti për rehabilitimin e hapësirave të pritjes dhe QKT Durrës, po merr jetë dita-ditës, në prag përfundimi.

Dashuria italiane per bregdetin shqiptar, vjen kësaj here në Sarandë!

Sole, Musica, Vista Mare, e Il Motorismo Storico di Bari!

Me një koleksion fantastik mjetesh historike, për të rritur shkëlqimin e qytetit buzë valëve të detit Jon!

Kjo fundjavë premton vetëm argëtim, kulturë, pasion, net të gjata nën yje dhe muzikë Jazz & Swing!

15-20 Qershor, një tour drejt Sarandës, Ksamilit, Butrintit dhe Syrit të Kaltër!

PROGRAMI:

Statistikat e 5 mujorit të parë flasin për vlera pozitive të efiçencës së ofrimit të shërbimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Shifrat flasin vetë për 5 mujorin e parë të DPSHTRR, pa patur nevojë të shprehemi me shumë fjalë për përmirësimet e qëndrueshme në ofrimin e shërbimeve!

Me 16.6% është ulur kosto mesatare, që qytetarët e subjektet paguajnë, për shërbimet e transportit rrugor nga lehtësimet e kryera e të reflektuara!

Në Janar-Maj 2023, koha mesatare e shërbimeve është ulur me 30%, duke shërbyer mesatarisht 51% më shumë qytetarë në orë, krahasuar me Janar-Maj 2018!

Jehona e Retro Albania kalon kufinjtë tej Shqipërisë, Ballkanit, Europës e më gjerë!

“deRivaz & Ives”, revista prestigjoze e mjeteve historike në Indi, shkruan për magjinë e Retro N'Dibër.

"Passion In Peshkopi: The Tale Of A City That Fell In Love With Historic Vehicles", një artikull i cili përshkruan qytetin e Peshkopisë nën magjinë e mjeteve Retro, duke dhënë fakte mbi kulturën, traditat dhe historinë e këtij vendi!

Falenderojmë Zv. Presidentin e Komunikimit në FIVA, Z. Gautam Sen, i cili u impresionua gjatë vizitës së tij nga Retro N’Dibër, duke i kushtuar këtë artikull eventit!

Përmbyllet me sukses edicioni i 12-të i Konkursit Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota” organizuar nga Automobile Club Albania - ACA!

DPSHTRR, si një nga partnerët dhe mbështetësit kryesorë të këtij eventi, nuk kishte si të mungonte në finalen e madhe të këtij edicioni!

Një ditë e shtunë plot emocione dhe brohoritje nga fëmijët pjesëmarrës, ku krahas etheve të garës shprehën dhe dëshirën për të rifreskuar njohuritë mbi sinjalistikën rrugore, me ekspertët tanë të Këndit të Sigurisë Rrugore!

VESPA WORLD DAYS 2023

VESPA WORLD DAYS 2023, këtë vit do të organizohet në datat 15-18 qershor në Interlaken, Zvicërku mbi 5 mijë apasionantë dhe të dashuruar mbas motorit klasik vespa do te mblidhen nga e gjithë bota, si: SHBA, Kanada, Azia, Australia, Afrika, etj.

Siç është kthyer në traditë, që në vitin 2006 Shqipëria është gjithmonë prezent edhe kësaj radhe ku 20 vespist do të marrin pjesë nga Vespa Club Albania dhe ku 9 prej tyre nisen me vespa me anë të rrugës nga Shkodra!

Vijon puna në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë!

Investim për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për ushtrime e prova të epokës digjitale!

I kushtojmë rëndësi rritjes së cilësisë së procesit të Testimit për Leje Drejtimi, eMonitorimit, modernizimit të proceseve të shërbimit që lidhet me Autoshkollat.

Western Balkan Innovation Summit!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ishte pjesëmarrëse në Western Balkan Innovation Summit, organizuar nga Western Balkans University për të diskutuar mbi Inovacionin dhe Revolucionin Digjital.

3-vjetori i Themelimit të Komisionit Retro!

3-vjetori i Themelimit të Komisionit Retro dhe nisjes së targimeve R, të mjeteve historike të koleksionit.

Leja e re e Qarkullimit të Mjetit, prej datës 6 Qershorit 2022 ka zëvendësuar 3 dokumente në 1 të vetme!

Leja e re e Qarkullimit të Mjetit, prej datës 6 Qershorit 2022 ka zëvendësuar 3 dokumente në 1 të vetme dhe po lehtëson e kursen qytetarët që shërbehen pranë drejtorive rajonale.

Dita Ndërkombëtare e Mjedisit!

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me një mision të përbashkët, atë për një komunitet të shëndetshëm në një mjedis të pastër, u angazhuan në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit. Pylli i Sodës, Pylli i Semanit, Shiroka, Plazhi i Talës, Kalaja e Beratit, zonat e plazhit, qytetet e rrugët kryesore, peisazhet, janë më të pastra dhe gati për të pritur turistët e për të treguar se mund të kujdesemi për natyrën dhe mjedisin ku jetojmë. Faleminderojmë ekipin e DPSHTRR, së bashku për një të ardhme të shëndetshme.

Ka nisur puna e ekipit të DPSHTRR së bashku me Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar pë hartimin e një plani veprimi

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes mes DPSHTRR dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për hartimin dhe zbatimin e kurrikulës së re të unifikuar për sigurinë rrugore në arsimin parauniversitar, ekipi i DPSHTRR së bashku me ASCAP kanë nisur menjëherë punën për hartimin e një plani veprimi që do të bazohet në këshillimet kërkimore, rishikimin e programeve aktuale, propozime të reja në përputhje edhe me shembujt ndërkombëtarë të eksperiencave më të mira për kontekstin tonë, hartimin e teksteve sipas grupmoshave, studimeve nga ekspertë të fushës, përfshirjen e programeve

Statistika për periudhën Maj 2021 - Maj 2023 me afatet e reja për Kontrollin Teknik të Mjeteve Rrugore

Rikonceptimi me afatet e reja për Kontrollin Teknik të Mjeteve Rrugore, vetëm në dy vjet, nga kalimi i këtij shërbimi në DPSHTRR, për periudhën Maj 2021 - Maj 2023, solli:

739,640 qytetarë përfitues falë akteve normative për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së Certifikatës së Kontrollit Teknik! Përgjysmim i numrit të paraqitjes për testim të detyruar, ulje radhësh në QKT!

Kënaqësi të ishim pjesë e Panairit të Punës organizuar nga Fakulteti Politeknik i Tiranës,

Kënaqësi të ishim pjesë e Panairit të Punës organizuar nga Fakulteti Politeknik i Tiranës, ku dhjetëra studentë shfaqën interesin dhe dëshirën e tyre për të qenë pjesë e strukturava tona!

Bukur të marrësh energji pozitive nga një brez dinamik, i kualifikuar me dëshirën për të përcjellë dedikimin e tyre drejt institucioneve si Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor që karakterizohen nga të njëjtat vlera!

Edicioni i 19-të i Rally Albania

Ngjarja më e madhe Ndërkombëtare, e përvitshme, e Motorsportit Shqiptar, sapo ka nisur! Edicioni i 19-të i Rally Albania , 3-10 Qershor 2023, ndezi motorrët për të përshkuar shtigje e trajektore fantastike gjatë 6 etapave (me Moto/Quad/Car/SSV), mbi 1500 km, ku marrin pjesë pilotë vendas e të huaj (nga 22 shtete, 154 mjete, 213 garues, 37 skuadra), nën super organizimin e ekipit legjendar të Edvin Kasimati dhe Julinda Dhame, pionierët e Albanian Motorcycle Federation e MCA, dhe Ambasadorët e Shqipërisë së aventurës!

Mbi 400 Vespa ikonike e plot stil nga Shqipëria e rajoni u derdhën në rrugët e Tiranës

Pushtim Vespash! Mbi 400 Vespa ikonike e plot stil nga Shqipëria e rajoni, u derdhën sot në rrugët e Tiranës, për t’u stacionuar në Sheshin “Skënderbej”, ku festa vijon!

Qendra e Kryeqytetit u shndërrua në një pistë ngjyrash dhe dritash, ku Vespat shfaqën elegancën, rrumbullakësitë e ndjesitë që këto motoçikleta romantike përcjellin.

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Maj 2021-Maj 2023

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Maj 2021-Maj 2023 :

11,825 mjete me moshë 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë në dy vite

Janë paraqitur për testim 669,592 mjete, nga të cilat:

Gëzuar 1️ Qershorin!

Dëshirojmë të përshëndesim të gjithë femijët për festën e 1 Qershorit dhe të sensibilizojmë për sigurinë rrugore. Nëpërmjet këtij videomesazhi, synojmë të nxisim ndërgjegjësimin dhe kujdesin për të gjithë qytetarët tanë të vegjël.

Nxitoni pasi data 1 Qershor shënon mundësinë e fundit për t’u regjistruar në Ankand!

Ende nuk jeni regjistruar për të qenë pjesëmarrës të Ankandit të Parë të Targave të Personalizuara? Çfarë po prisni akoma?!

Jeni ende në kohë, por duhet të nxitoni pasi data 1 Qershor shënon mundësinë e fundit për t’u regjistruar, tek Ankandi 1, për listën e publikuar të kombinimeve!

Ju rikujtojmë se regjistrimi realizohet vetëm online, duke shprehur interesin për targën e personalizuar në listën e publikuar në:

Pjesëmarrës në Panairin e Punës organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, në datën 2 Qershor ora 10:00

Për hapa të sigurt drejt karrierës, vijmë pranë studentëve në Panairin e Punës për të ofruar mundësinë e kryerjes së praktikave mësimore dhe profesionale për studentë apo të sapo diplomuar nëpërmjet programeve specifike të formimit profesional dhe personal.

Nuk mund të mungonim në panairin e organizuar për të tretin vit radhazi nga Universiteti Politeknik i Tiranës, ku dhe falë marrëveshjes së nënshkruar mbi realizimin e praktikave mësimore kemi arritur dhe të punësojmë kontigjent të aftë studentësh në strukturat tona. 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucioni ku mendimi juaj vlen!

Keni për të shprehur një sugjerim, këshillë apo opinion mbi shërbimet dhe ofrimin e tyre nga sportelet e Drejtorive tona Rajonale?

Baza e përmirësimeve tona të vazhdushme është feedback-u që marrim nga çdo qytetar, ndaj mos ngurroni të shprehni çdo pakënaqësi apo sugjerim!

Gjatë periudhës Janar - Prill 2023, qytetarët janë asistuar:

Trajnim me ekipin e Degës së Drejtuesve të Mjeteve të Drejtorive tona Rajonale!

Fundjava na gjeti me trajnimin dhe kualifikimin e gjithë ekipit të Degës së Drejtuesve të Mjeteve, të Drejtorive tona Rajonale, mbi njohjen dhe zbatimin e akteve dhe ndryshimeve të reja ligjore, procedurave të reja në ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve si dhe mbi Kodin e Etikës së DPSHTRR-së.

Steelwings Pasion, Adrenalinë!

Nuk ka re dhe as shi që fikin dot zjarrin e pasionit të qindra të apasionuarve pas simfonisë së motorrëve që pushtuan Tiranën!

Kryeqyteti dje gumëzhiu, nga gazi e emocionet e papërshkruara që solli klubi i Harleys, një nga komunitetet më cool në !

Steelwings MC Albania You amazed us!

Vazhdon investimi në proçese testimi më cilësore në Qendrat e Kontrollit Teknik!

Në prag të 2-vjetorit të kalimit të shërbimit të Kontrollit Teknik në DPSHTRR, nis puna për rinovimin e rreth 20% të linjave të testimit të mjeteve në Qendrat e Kontrollit Teknik!

Krahas modernizimit të teknologjisë në pajisjet testuese, të kontrollit të gazrave të shkarkimit, të sistemit të drejtimit, të frenimit, etj., me prodhime të gjeneratës së fundit, investojmë edhe në procese testimi më cilësore duke shtuar pajisje të reja matjeje si:

Rëndësia e ndenjësve të posaçme për fëmijë për vozitje të sigurta!

Studimet tregojnë se shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët deri në 13 vjeç janë aksidentet me makinë.

Drejtoria e Përgjithshmë e Shërbimeve të Transportit Rrugor pjesëmarrëse në Workshop-in e EU4LEA mbi problematikat më të mprehta teknike-administrative.

Kënaqësi për pjesëmarrjen dhe vlerësimet shumë pozitive për punën e deritanishme të DPSHTRR, në Workshop-in e EU4LEA (Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri), për ndërveprimin e koordinuar, automatizimin e operacioneve ndërinstitucionale, dedikuar posaçërisht fuqizimit të bashkëpunimit mes Policisë Rrugore e Policisë së Shtetit me DPSHTRR, përmes sistemeve të teknologjisë së informacionit e platformave online!

Koleksionistët francezë të mjeteve historike "Le Raid des Baroudeurs" ndalesën e rradhës kishin Shqipëri!

Koleksionistë francezë të mjeteve historike "Le Raid des Baroudeurs", në route e një turi Ballkanik kanë parkuar plot hijeshi edhe në Shqipëri!

Një tur 5,800 KM, në21 ditë, 9 shtete!

Me guidën e tyre po shijojnë turin me peizazhet e mrekullueshme që ofrohen në zemër të Shqipërisë së panjohur për ta.

Retro Albania i mikpriti miqtë duke i dhuruar katalogun RETRO të historisë së automotorizimit shqiptar.

Pages