Statistika mbi flotën vendase të mjeteve rrugore Janar - Shtator 2024!

You are here

Shtator 2024, vijon të ndjekë trendin rritës të muajve pararendës! 

Sa mjete Aktive raportohen deri në Shtator 2024?

939,780 Flota e Mjeteve Aktive, +38.9% krahasuar me 2020 dhe +8.3% krahasuar me 2023.

Periudha Janar-Shtator 2024 numëron 76,537 regjistrime ndër të cilat 83.7 % e totalit janë autovetura:

+ 107% regjistrime krahasuar me Janar-Shtator 2019 dhe +36% krahasuar me Janar-Shtator 2023.

Lista kryesuese e origjinës së mjeteve:

 Republika e Koresë me 19.2%

 Italia me 18%;

 Gjermania me 17.2%;

 Zvicra me 9%;

 SHBA me 6.8%;

 Kina me 5.6%.

Rinovohet flota me 12,282 mjete të gjeneratës së fundit, 0-3 vite:

+ 153% regjistrime krahasuar me Janar-Shtator 2019;

+ 45% regjistrime krahasuar me Janar-Shtator 2023.

Periudha Janar-Shtator 2024 numëron 5,147 çregjistrime të përhershme, +13.9% krahasuar me 2023

 DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve dhe ata ekzistues:

 Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor;

 Kryeni kontrollet periodike të mjetit;

 Përpara se të importoni një mjet, kryeni “Verifikimin e Kategorisë Mjedisore”.

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”