DPSHTRR

You are here

Vijonë punimet në Zyrën Rajonale të Shërbimeve në Lushnje.

Automotorizimi Shqiptar do të ofrojë kudo, në të gjithë rrjetin e rajonaleve, qendrave e zyrave, kushte cilësore e dinjitoze shërbimi! Do nxjerrim në dritë çdo hapësirë e objekt të entit që e gjetëm si mos më keq, zhul anembanë!

Fotot nga puna për Zyrën e DRSHTRR Lushnje, nga një haur për turp, në një ambient qytetar e optimal!

Vijojnë punimet rikualifikuese në DRSHTRR Vlorë.

Vijon puna për rikualifikimin e hapësirave funksionale të DRSHTRR Vlorë, sistemim trotuare e zona pedonale, gjelbërim, kuneta e kullime shiu, instalime që do kompletojnë me ndriçim e sinjalistikë terrenin përreth për të vijuar me minipoligonin e testimit praktik, asfaltime, parkime, brandim e rregullime të tjera!

2,028 qytetarë të anketuar gjatë periudhës Qershor-Dhjetor 2020 për matjen e cilësisë së shërbimeve të DPSHTRR

 2,028 qytetarë/subjekte të anketuar gjatë periudhës Qershor - Dhjetor 2020 për matjen e vlerësimit të cilësisë së shërbimeve të DPSHTRR!

Ekipi ynë ndjek nga afër perceptimin e qytetarëve dhe shqetësimet apo sugjerimet që mund të adresojnë për shërbimet tona.

2021-shi do jetë viti i përmirësimeve të ndjeshme në sektorin e Drejtuesve të Mjeteve!

Pandemia, vështirësitë e 2020-ës, prioritetet emergjente të entit, nevojat e rimëkëmbjes infrastrukturore ndikuan objektivat! Por sëbashku me grupet e interesit dhe specialistët jemi shumë afër ndryshimeve në ndihmë të sektorit, Autoshkollave e shërbimit të LejeDrejtimeve!

Risi e lajme të mira nga DPSHTRR - MIE:

Do eliminojmë angarinë, faturimin në çdo riprovim, pagesa fillestare do mbulojë 5 tentativat! Jo më pritje, kohë kot!

Këshilla për udhëtimin me kujdes në ditët me mot të acartë!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor udhëzon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të veçantë gjatë udhëtimit në ditët me mot të acartë. Në publikimin në faqen zyrtare të DPSHTRR, këshillat përfshijnë:

Vijojnë punimet për investimin e ri në DRSHTRR Laç.

Vijojmë punimet për kompleksin e ri të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Laç (Kurbin)! Kantiere pune për transformim rrënjësor e kushte dinjitoze shërbimi!

Aty ku me dekada notonim mes baltës e përmbytjeve, ku uji gjatë shirave të vinte deri në mes, ku qytetarët hynin zbathur...

Investimi tërësisht me fondet e DPSHTRR për një drejtori rajonale ku në total pritet të realizohen mbi rreth 100 mijë shërbime në vit, duke e renditur të dytën për veriun, pas DRSHTRR Shkodër, dhe të gjashtën në rang vendi! Me punë dhe vullnet ndërtojmë

44 shërbime online të DPSHTRR në e-Albania

Sjellim më pranë qytetarëve 44 shërbime të #DPSHTRR në e-albania, duke kursyer kohë në radhë e ardhje në sportele \ dhe burokraci \!

  • 784,947 shërbime online, +172% më shumë se në në vitin 2019!
  • +69% më shumë se në vitin 2019, numri i shërbimeve të DPSHTRR të ofruara në e-albania.al (nga 26 në 44 shërbime)!

Krahasuar me vitin 2019, janë realizuar:

Lista e Mjeteve Historike që mund të aplikojnë për statusin RETRO.

Ekipi i RETRO fton të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për status zyrtar regjistrimi Retro të njihen me Listën e Mjeteve Historike përpara sesa të importojnë ose blejnë!

Sipas akteve në fuqi të gjitha mjetet me vit prodhimi deri në 31.12.1970 (ose prodhime të të njëjtave seri/prezantime me modelet deri atë datë) konsiderohen automatikisht historike, lejohet importi e regjistrimi Retro në Republikën e Shqipërisë!

Mjetet e regjistruara për herë të parë në Shqipëri gjatë vitit 2020.

Viti 2020, ndonëse një vit i vështirë në kushtet e pandemisë COVID-19, me mbylljen e sporteleve, masave e kufizimeve, shënon REKORDE në volume shërbimesh, rendiment e të ardhura! 

Njoftim me rëndësi për Kontrollin Teknik.

Me Aktin Normativ nr. 36, dt. 23.12.2020, zgjatet me 3 muaj vlefshmëria e certifikatave të kontrollit teknik (kolaudimi) për të gjitha mjetet rrugore që posedojnë një të tillë! Pra çdo mjet që ka kryer kolaudimin deri në 31.12.2020 përfiton këtë shtesë afati! (Lexoni afatin e skadencës te certifikata që posedoni, shtojini +3 muaj! Pa stres!)

Akti ynë i tretë solidar, nga fondet e DPSHTRR

Viti 2020 shënoi kohën më të vështirë për sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve, por pandemia vijon dhe është detyrim, përgjegjësi, mision që

DRSHTRR Tirana!

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin e treguar për procedurat e reja informatike të kontrollit fizik, domosdoshmëri për sigurinë e regjistrimit të mjeteve,

pjesë e upgrade të sistemit eDPSHTRR, dhe respektimit të masave anti-Covid19 në ditët e fluksit të fundvitit,

garantojmë që çdo ditë do shërbejmë deri në qytetarin e fundit, me tërë mundësitë dhe përkushtimin e ekipit tonë! 

Rikonstruksioni i shtëpisë në Kombinat - Përgjegjësia Sociale DPSHTRR!

Tjetër bamirësi nga ekipi i DPSHTRR! Vullnetarisht vendosëm të mbledhim një fond, secili punonjës nga pak, nga vetja, për të ndihmuar të ndryshojmë për mirë jetën e një familjeje të madhe të goditur rëndë nga tërmeti,

duke lehtësuar edhe shtetin nga barra e jashtëzakonshme e rindërtimit por duke gëzuar këtë fundjavë Krishtlindjeje kryefamiljarin Visjon Haxhiaj, Nj. Adm. 6, Kombinat, Tiranë! 

Nga nesër nisim punën, pasi bëmë projektin pa humbur kohë, për ndërtimin e shtëpisë së re, nga themelet! 

Godina e re e DRSHTRR-së Berat.

Po ngrihet me shpejtësi godina e re e DRSHTRR Berat, kantieri ynë më i ri, shtëpia e re e Automotorizimit për gjithë Qarkun e Beratit! Drejtoria e re rajonale e shërbimeve të transportit rrugor për 44,561 drejtuesa mjeti dhe 26,387 mjete aktive si qark (të dhënat nga 6-mujori i parë i 2020-ës), për të modernizuar kushtet e shërbimit, të punës e tërë proceset për rreth 85 mijë praktika në vit, me prezencën e qytetarit!

Përmirësim i kushteve të shërbimit, në DRSHTRR Elbasan.

Përmirësim i kushteve të shërbimit edhe në DRSHTRR Elbasan, pas ndërhyrjeve për një rikualifikim fizik brenda e jashtë (përfshirë brandimin e ri), në vijim të përditësimit të pajisjeve dhe sistemeve për menaxhim radhe, rrjete e monitorim, rimobilim e tabela të reja informuese, instalime të reja sigurie, ndriçim,

klimatizim, optimizim ergonomie për punonjësit e rritje komoditeti për qytetarët!

DRSHTRR Berat, e re për të gjithë qarkun.

DRSHTRR Berat!

Nisin piketimet e armaturat fillestare në kantierin e Beratit, ku po lind nga themelet DRSHTRR e re për të gjithë qarkun!

Drejtoria e re rajonale e shërbimeve të transportit rrugor për 44,561 drejtuesa mjeti dhe 26,387 mjete aktive si qark (të dhënat nga 6-mujori i parë i 2020-ës), për të modernizuar kushtet e shërbimit, të punës e tërë proceset për rreth 85 mijë praktika në vit, me prezencën e qytetarit!

DRSHTRR Shkodër.

Edhe DRSHTRR Shkodra po futet në normalitet shërbimesh, pas një faze punimesh për kompletimin e zonës së kontrollit fizik e oborrit funksional, ndërsa implementojmë LIVE sistemin e ri informatik eDPSHTRR të gjithë praktikave me mjetin!

Dje në Shkodër kontrolli fizik kryhej në rrugë të madhe, me sy, sot, siç tregojnë edhe fotot, kryhet në kapanonin e ri, me tablets online, me disa foto që arkivohen digjitalisht, me siguri e standard bashkëkohor!

S’ka më asnjë mundësi spekullimi me shasinë, krahun e timonit apo me ndryshimet konstruktive, etj!

DPSHTRR në ndihmë solidare për festat e fundvitit.

NJË TJETËR AKT SOLIDARITETI në prag të festave të fundvitit nga DPSHTRR - MIE për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, më i godituri nga Pandemia! 

DPSHTRR vuri në dispozicion të Qeverisë Shqiptare fondin vjetor të bonusit nga realizimi i bilancit të 2019-ës si ent, duke e hequr nga vetja për tua shpërndarë 10,000 individëve për Vitin e Ri! Akti i tretë  sivjet nga DPSHTRR! 

Automotoparku i parë Shqiptar.

Vijon puna në Njësinë e Investimeve të DPSHTRR për planin fillestar, paraqitjet e koncept projektit të Automotoparkut të parë Shqiptar, investim i shumëpritur!

Zona kandidate, në Elbasan (Krastë), është drejt konfirmimit përfundimtar!

Ndonëse pandemia vonoi shumë procese.

Oraret e shërbimit për javën në vijim!

Oraret e shërbimit për javën në vijim!

Gjithnjë me kujdesin për protokollet Covid-19 dhe me ftesën për informim online në webin tonë www.dpshtrr.al për sportelin virtual dhe evitim situatash radhe, pritje a grumbullimi, në veçanti për DRSHTRR-të Tiranë e Durrës!

Janar 2021, zyrat e reja të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tepelenë dhe Përmet.

Nga Janari 2021, hapim Zyrat e reja të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tepelenë dhe Përmet!

I kursejmë qytetarëve rrugë dhe kohë të çmuar duke eliminuar:

  • 125 km rrugë Gjirokastër – Përmet, ose 2 orë e 20 min vajtje-ardhje.
  •  64 km rrugë Gjirokastër – Tepelenë, ose 1 orë e 15 min vajtje-ardhje.

Sjellim më pranë qytetarëve:

Njoftim mbi daten 8 Dhjetor.

NJOFTIM

Në ditën e pushimit zyrtar, 8 Dhjetor, DPSHTRR do të ofrojë shërbim vetëm në sportelet e taksave të mjeteve:

8 Dhjetor, e Martë

DRSHTRR Tiranë

08:00-16:00 (sportelet e ish-NSHRAK)

08:00-18:00 (sportelet në Fushë-Prezë)

DRSHTRR e tjera

08:00-16:00 (sportelet e taksave)

Për pagesën online të taksave të mjetit:

Tranformimi i DPSHTRR-së Tiranë, në një godinë moderne.

Tërmetet e kanë kompromentuar selinë aktuale të DPSHTRR, por jo vetëm sizmat! Vitet, sajesat pa leje, “investimet” e denja vetëm për ata që do mbahen mend për Shqipërinë informale, si edhe nevoja urgjente për kushte pune e siguri për dhomat teknologjike ku do operojnë pajisjet qendrore të sistemeve të reja informatike të entit, ergonomia, KOHA, VIZIONI ynë për modernizimin e DPSHTRR-së si një institucion publik, avantgarde sa i takon shërbimeve të transportit rrugor e automotorizimit shqiptar, bëjnë të domosdoshme rindërtimin e Selisë Qendrore në Tiranë!

Masat higjeno-sanitare, në DPSHTRR

Respektimi i masave higjieno-sanitare, një domosdoshmëri për mbarëvajtjen e shërbimit në normalitetin e ri!

Marrim të gjitha masat e nevojshme për pajisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e ambienteve të punës për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve në të gjitha drejtoritë rajonale, si dhe për ofrimin e shërbimit në kushte të sigurta për qytetarët!

DRSHTRR Vlora pas fazës 1 të ndërhyrjeve, gati për fazën 2.

DRSHTRR Vlora pas fazës 1 të ndërhyrjeve, gati për fazën 2 (nisim gjithë sistemimet e hapësirës jashtë, ndriçim, minipoligoni i testimit, sinjalistikë e rregullim infrastrukturor, etj)!

Bëjmë kujdes të vazhdueshëm për masat e protokollet anti-Covid19, për ulje kohe pritjeje, distancë e mbrojtje të personelit e qytetarëve!  

Brandimi e rikualifikimi i pjesshëm po i japin një identitet të ri edhe kësaj drejtorie rajonale të Automotorizimit Shqiptar e të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

DRSHTRR Fier, pas ndërhyrjes rikualifikuese.

DRSHTRR Fier pas ndërhyrjes rikualifikuese!

Rajonalja e tretë në rang vendi nga fluksi e numri i shërbimeve, mjeteve e drejtuesave të mjeteve, sot vitrinë e vizionit të ri të entit tonë! Gjithë investimi nga fondet e DPSHTRR!

Misioni: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!

Rregulli, estetika, identiteti, brandimi bashkëkohor, siguria, funksionaliteti e kushtet komode të punës për ekipin dhe qytetarët kompletojnë përpjekjen tonë për rimëkëmbjen e Automotorizimit Shqiptar!

Ndryshimi i orarit të punës.

VINI RE!

Për shkak të vonesave në sistemet e enteve të treta ndërvepruese, implementimit të sistemit të ri eDPSHTRR dhe ditëve pushim, oraret e shërbimit këtë javë:

E Enjte - e Premte (3-4 Dhjetor)

Orari: 08:00-19:00

E Shtunë (5 Dhjetor)

Orari: 08:00-14:00

Për informacione mbi shërbimet e DPSHTRR dhe për pagesën online të taksave të mjetit:

www.dpshtrr.gov.al

Kontrolli teknik i mjeteve rrugore i kthehet DPSHTRR-së, nga janari 2021.

Lajm i mirë për automotorizimin!
Qeveria Shqiptare ka vendosur që me përfundimin e koncesionit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore, ky shërbim t’i kthehet DPSHTRR-së për t’a ofruar nga viti 2021 me këto risi e lehtësi:

  • Mjetet e reja, 0 km, 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim!
  • Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet!
  • Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë vetëm 1 herë në vit!

JO VETËM KAQ!

Pages