DPSHTRR

You are here

Nisi puna për ndërhyrjen rikualifikuese të DRSHTRR Gjirokastër

 

Ka nisur puna për ndërhyrjen rikualifikuese edhe në DRSHTRR Gjirokastër! Do të kemi kushte shumë më të mira për rajonalen ku qytetarët kryejnë mbi 45 mijë shërbime në vit!

Në kushtet e emergjencës Covid-19, DPSHTRR punon me masa të shumëfishta.

 

Në kushtet e emergjencës COVID-19 enti ynë është përshtatur dhe operon me masa të shumëfishta për të minimizuar në maksimum rrezikun e infektimit për qytetarët dhe personelin!

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore zhvillohet në hapësirat e rikualifikuara të DRSHTRR Tiranë

Edukojmë fëmijët mbi rregullat e qarkullimit rrugor në Këndin e Sigurisë Rrugore, tashmë në hapësirat e rikualifikuara të DRSHTRR Tiranë!

Lista e Autoshkollave të licencuara për CAP

 

Publikohet lista e autoshkollave të licencuara për pajisjen me Certfikatë të Aftesimit Profesional - CAP, të grupuara sipas drejtorive rajonale.

Shkarko materialin e mëposhtëm për listën e plotë.

Mos u kthe në një statistikë, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave në Aksidente Rrugore.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave në Aksidente Rrugore, DPSHTRR sjell histori njerëzore të prekshme, të cilat frymëzojnë me vendosmërinë për të sensibilizuar qytetarët mbi pasojat e aksidenteve rrugore e për të rritur ndërgjegjësimin për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Falenderojmë të intervistuarit që me mesazhet e tyre u bënë pjesë e këtij sensibilizimi:

Z. Sokol Murataj,  Shoqata e Personave me Dëmtime të Shtyllës Kurrizore të Shqipërisë

Z. Agim Marqeshi, Profesor Gjuhë - Letërsie

Z. Sokol Duma, Këshilltar, DPSHTRR

15 Nëntori, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore, Shqipëria me 57% më pak aksidente rrugore, tejkalon objektivin e BE-28!

15 Nëntori, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore!

 Ndonëse analizat statistikore flasin qartë për progres në sigurinë rrugore, NDËRGJEGJËSIMI është në FOKUSIN tonë!

Vdekshmëria për 100,000 mjete motorike në qarkullim, si dhjetëvjeçar është ulur me -80% krahasuar me vitin 2010, pavarësisht rritjes së numrit të mjeteve motorike në qarkullim me +70% krahasuar me 2010!

Ç’ka të re në Gjirokastër këtë fundjavë? RETRO N’SOKAK !

RETRO N’SOKAK ka kënaqësinë t’ju mirëpresë këtë fundjavë, 24-25 Tetor në qytetin e bukur të Gjirokastrës!

SË SHPEJTI, LEJA E RE E QARKULLIMIT TË MJETEVE RRUGORE! LEHTËSI PËR QYTETARËT DHE ULJE TË KOSTOVE ME 40%!

Një tjetër risi dhe lajm i mirë për automotorizimin shqiptar vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Brenda 6-mujorit të parë të vitit 2021, do të aplikohet formati i ri i Lejes së Qarkullimit për mjetet rrugore për të gjitha veprimet e reja me mjetin, ku qytetarët do përfitojnë në cilësi, siguri dhe besueshmëri të produktit si edhe kosto të reduktuara ndjeshëm të shërbimeve, të shpjeguara në mënyrë më të detajuar më poshtë:

Kontributi i DPSHTRR si agjent tatimor ne buxhetin qendror dhe vendor!

Megjithëse sportelet u mbyllën nga dt. 13.03.2020-06.04.2020, lëvizja e mjeteve rrugore u frenua nga karantina, kolaudimi teknik (SGS) u pezullua, korridoret e importeve u kufizuan, disa kufij u mbyllën, rregjistrimet/targimet e mjeteve rrugore dhe aplikimet për lejedrejtimi për herë të parë pësuan ulje, DPSHTRR si agjent tatimor kontribuoi në total me 103% për 9-mujorin, ose me +1 milion € më shumë se në 9-mujorin e 2019-ës për Financat Publike!

Gjithashtu kontribuam me 106% për Bashkitë, ose me +0.5 milionë € më shumë se në 2019-ën! (vetëm për TVMP)

Miratohet kalimi i administrimit të truallit nga ARRSH tek DPSHTRR për ngritjen e DRSHTRR Korçë!

Qeveria Shqiptare miratoi me VKM nr. 789, dt. 7.10.2020 (e cila hyn në fuqi në 12.10.2020) kalimin e administrimit të truallit me përmasa 3,556 m2 dhe objekteve me përmasa 1,174 m2 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar tek Drejtorie e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për ngritjen e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë! 

Nga data 15 Tetor maska mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në çdo veprimtari jashtë banesës!

Nga data 15 Tetor 2020, maska mbrojtëse bëhet e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë, në mjedise të mbyllura apo të hapura. Barriera (maska) mbrojtëse ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nga individë të infektuar.

Shërbimi në sportelet e drejtorive rajonale të DPSHTRR-së ka rregulla strikte për zbatimin e protokollit higjieno-sanitar të COVID-19. 

VINI RE! Këtu do të gjeni disa rregulla të prezantuara shkurt:

Rikualifikim i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë

Investimi më i ri është zhvilluar në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Vlorë, ku janë bërë ndërhyrje në objekt dhe në hapësirën e jashtme, e cila përfshin parkimet, ndriçimin, sinjalistikën orientuese, zonën pedonale, etj. Me këtë investim pritet:

  • Përmirësim i ambienteve të brendshme administrative e të shërbimit (total 350m2).
  • Sistemimi i sheshit të jashtëm (3150m2).
  • MiniPoligon për Testin e Manovrave të Parkimit.

Ky projekt do të financohet nga DPSHTRR!

RIKUJTESË për pajisjen me certifikatën e errësimit të xhamave brenda datës 17 Tetor 2020!

Si veprohet për mjetet që kanë errësuar xhamat para miratimit të udhëzimit nr. 5 të MIE, dt.17.10.2019?

  • Në rast se keni dokumentacionin provues, do të pajiseni me certifikatë miratimi të errësimit të xhamave.
  • Ju mund të drejtoheni pranë çdo subjekti të pajisur me licencë të kategorisë VII.3.B.1/b që ofron këtë shërbim.

Dokumentacioni provues për pajisjen me certifikatë miratimi:

Analizë mbi ecurinë e shërbimeve Shtator 2020

 DPSHTRR shënon REKORDE në volum shërbimesh, në rendiment e të ardhura edhe në 9-mujorin 2020, në një periudhë post tërmetesh, frenim i Covid-19, mbylljeje dhe masash e kufizimesh! 

Falë rezultateve 2019-2020, optimizimit, risive dhe mirëadministrimit, jo vetëm përballuam vitin më të vështirë të emergjencave kaq të rënda por edhe riinvestuam fitimet si ent për:

Analizë e flotës së mjeteve Green Janar-Shtator 2020

E sotmja e flotës vendase të mjeteve drejt përmirësimit, uljes së moshës dhe ndotjes së ambientit!

  • +10.331 mjete të regjistruara për herë të parë me vit prodhimi mbi ose 2011/Euro5!

E ardhmja gjithnjë e më GREEN!

Rritje e kapacitetit të intranetit

 

+840% rritje e kapacitetit të intranetit nga 92 mbps në 865 mbps!

Investim i ri për Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier po zgjerohet, rikonstruktohet dhe po punohet me intensitet të lartë për përfundimin sa më parë të objektit ku do të ofrohen shërbime nga më cilësoret për të gjithë përdoruesit e mjeteve që përfshin Fieri dhe zonat rreth tij.

DRSHTRR FIER ofron 195,381 shërbime në vit për 77,642 drejtues mjetesh dhe për 57,221 mjete të regjistruara. Ajo renditet e 3-ta në rang kombëtar nga 13 drejtoritë rajonale!

NJOFTIM për të gjithë qytetarët dhe subjektet

   

NJOFTIM për të gjithë qytetarët dhe subjektet

Për shkak se dita e Hënë, 7 Shtator, është ditë pushimi zyrtar, në datën 8 Shtator, dita e Martë, do ofrohet shërbim me orar të zgjatur: 08:00-19:00!

Për çdo informacion dhe pyetje mbi shërbimet e DPSHTRR: www.dpshtrr.gov.al

DPSHTRR zhvilloi konsultën e parë teknike virtuale mbi projektin e “AutoMoto Park Albania”, një hap historik për zhvillimin e automotorizimit shqiptar

   

Pjesë e këtij takimi ishin:

·       Blendi Gonxhja – Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR

·       Sokol Duma - prezantues i Projekt-Idesë së AutoMoto Park

·       Maksim Tashi - MIE, anëtar i Këshillit Drejtues të DPSHTRR, si edhe Kryetar i Komisionit Zyrtar RETRO – DPSHTRR

·       Niko Leka - President i Automobile Club Albania (ACA)

·       Eridon Lameborshi - Sekretar i Përgjithshëm i Automobile Club Albania (ACA)

·       Edvin Kasimati - Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Motociklizmit dhe Organizator i Rally Albania

Analizë e flotës së mjeteve Green Janar-Korrik 2020

E sotmja e flotës vendase të mjeteve drejt përmirësimit, uljes së moshës dhe ndotjes së ambientit!

DPSHTRR, fituese e çmimit "Shërbimi Publik më i mirë i vitit" në ICT Awards!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor fiton çmimin “Shërbimi Publik më i mirë i vitit” në Edicionin e 8-të të Albanian ICT Awards, gara mbarëshqiptare në nderim të inovacioneve, shërbimeve risi dhe arritjeve teknologjike. Një vlerësim i çmuar për DPSHTRR për ofrimin e shërbimeve për transportin dhe automotorizmin falë upgrade 100% të sistemeve operative, pajisjeve, teknologjisë moderne dhe digjitalizimit në ofrimin e lehtësive që impaktojnë qytetarët dhe subjektet.

Analizë e flotës së mjeteve Green

E sotmja e Flotës vendase të automjeteve drejt përmirësimit, uljes së moshës dhe ndotjes!

Protokollet e operimit në transportin ajror, transportin rrugor dhe transportin detar

Miratohen Protokollet e operimit në transportin ajror, transportin rrugor dhe transportin detar, në kuadër të parandalimit dhe të kontrollit të pandemisë COVID-19 me anë të Urdhërit Nr.169, datë 5.6.2020.

Më poshtë mund të shkarkoni Urdhërin Nr.169, datë 5.6.2020.

Aplikimet Online të Shërbimeve të DPSHTRR në e-Albania Janar - Qershor 2020

6-mujori i parë i 2020-ës një kthesë historike për digjitalizimin, thjeshtimin e kalimin online, pa radhë e pa angari, pa pagesë e pa shpenzim kohe, për sa më shumë procedura të mundshme! Lirojmë sportelet për shërbimet me prezencë fizike të pashmangshme + mbrohemi nga Covid19!

Janar-Qershor 2020:

Miratohet VKM "Për kompensimin financiar të TVMP. të vitit 2020..."

Miratohet VKM Nr.527, datë 10.6.2020 “Për kompensimin financiar të Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura, të vitit 2020, për mjetet e destinuara për transport udhëtarësh, të kategorive M2”dhe“M3”.

Rikthimi i transportin publik - intervistë me Z.Blendi Gonxhja

Infomacione e të dhëna mbi transportin publik dhe bisedimet për të zgjidhur problematikat që shoqërohen me rihapjen e tyre, në një intervistë 

DPSHTRR pranohet anëtar me të drejta të plota në CITA

DPSHTRR pranohet anëtar me të drejta të plota në CITA!LAJM I BUKUR për Automotorizimin Shqiptar, për herë të parë BESOHEMI, PRANOHEMI, NJIHEMI për t”u bërë pjesë e rrjetit më të madh, një prej organizatave më të vjetra për verifikimin dhe historikun e mjetit, drejtuesit të mjetit, kontrollin e transportit rrugor, edukimin mbi sigurinë rrugore dhe mbrojtjen e ambientit, etj! CITA përfshin njëkohësisht edhe Confederation of Organisations in Road Transport Enforcement (CORTE) themeluar nga “EU Enforcers Group” partner i KE, me 70 anëtarë.

Nga 1 Qershori 2020, orari zyrtar i shërbimit në sportelet e Drejtorive Rajonale Të Transportit Rrugor

NJOFTIM!

Nga 1 Qershori 2020, orari zyrtar i shërbimit në sportelet e Drejtorive Rajonale Të Transportit Rrugor:

E Hënë: 08:00-19:00
E Martë-e Premte: 08:00-16:00
*Në rast pushimi për festat zyrtare në ditën e Hënë, orari 08:00-19:00 do të aplikohet në ditën pasardhëse!

Na kontaktoni:

Njoftim mbi Procedurën e Ndryshimit Konstruktiv në Mjet

Në zbatim të pikës 4, neni 78 i ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe të gjitha akteve nënligjore dhe administrative që rregullojnë shërbimin e ndryshimit të karakteristikave konstruktive apo funksionale të mjeteve rrugore, DPSHTRR do të fillojë aplikimin e masave administrative.

Pages