Vlerësimi i Kushteve të Komoditetit për periudhën Janar - Shtator 2023

You are here

Standardizim në kontrollin për përmirësimin e kushteve të shërbimeve publike dhe sigurisë rrugore, nëpërmjet rritjes së numrit të akt vlerësimeve të kushteve teknike dhe komoditetit të automjeteve të transportit publik dhe shërbimit taksi!

Gjatë periudhës Janar – Shtator 2023, janë testuar mbi Vlerësimin e Kushteve të Komoditetit 6,486 mjete, ku krahasuar me vitin 2021 janë kontrolluar dhe vlerësuar 36% mjete më shumë!

  • Automjetet në shërbim Autoshkollë - 51% Vlerësime Teknike më shumë, krahasuar me Janar-Shtator 2021;
  • Automjetet në shërbim Taxi - 39% Vlerësime për Kushtet e Komoditetit më shumë, krahasuar me Janar – Shtator 2021;
  • Automjete në shërbim Transport Udhëtarësh - 34% Vlerësime për Kushtet e Komoditetit më shumë krahasuar me Janar-Shtator 2021;
  • Automjete në shërbim Autobus në Transportin e Udhëtarëve - 37% Vlerësime për Kushtet e Komoditetit më shumë, krahasuar me Janar – Shtator 2021.

Kontrolli i vazhdueshëm, sensibilizimi mbi rëndësinë e ofrimit të Shërbimeve të Transportit Publik në kushte sa më të larta komoditeti dhe ndërrmarja e masave parandaluese, garantojnë shërbim cilësor në të gjitha fushat e transportit publik dhe të licensuar për pasagjerë e për prova kursantësh!