Efektet e shërbimeve me procedurë të lehtësuar për periudhën Janar-Shtator 2023

You are here

Shifrat flasin vetë! Rezultatet e punës së 9-mujorit të këtij viti tregojnë edhe një herë ecurinë pozitive të efektit të shërbimeve me procedurë të lehtësuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Kohë e kursyer dhe kosto e reduktuar për të gjithë poseduesit dhe drejtuesit e mjeteve.

Periudha Janar-Shtator 2023:

798,730 shërbime me procedurë të lehtësuar!

  • 129,135 ditë pune të kursyera;
  • 1,720,005 litra karburant të kursyera;
  • 24,571,500 km rrugë të eleminuara;
  • 1,65 MLD Lekë kursyer qytetarëve;

Ndryshim i qartë e i dukshëm me të njëjtën periudhë të vitit 2018!

  • 16.6% ulja e kostos mesatare të shërbimit, për qytetarët;
  • 30% ulja e kohës mesatare së marrjes së një shërbimi;

Eleminim i paraqitjes në sportel për 21% të shërbimeve duke lehtësuar fluksin e pritjes në sportel.

U kemi shërbyer 61% më shumë qytetarëve në orë, krahasuar me Janar-Shtator 2018, si dhe kemi ofruar 61% më shumë shërbime!

Fokusi drejt përmirësimeve të vazhdueshme sukses i qëndrueshëm!