Blendi Gonxhja

You are here

Njësia e Kontrollit verifikim në terren, Tiranë, pranë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e "Riparimit dhe Mirëmbajtjes së Karrocerisë”

Tirana, është stacioni i parë prej nga ku DPSHTRR nëpërmjet “Njësisë së Kontrollit” po verifikon në terren përmbushjen e detyrimeve ligjore për dokumentacionin që i nevojitet subjekteve me veprimtari sipas Ligjit nr.9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to” i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku teksa inspektoi nga afër Poligonin e Testimit Praktik

Poligoni i Testimit Praktik për lejet e drejtimit është investimi i radhës i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Një hapësirë e dedikuar tërësisht kandidatëve të cilët duan të pajisjen me leje drejtimi dhe që ofron kushte dhe standarde të larta, duke rritur njëkohësisht transparencën. Gjithashtu, Qendra Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale, pjesë e kësaj hapësire, ka të gjitha pajisjet e nevojshme për të trajnuar dhe mësuar mbi drejtimin e mjetit, si dhe simulimin e situatave të ndryshme. 

Digjitalizimi i shërbimeve!

Digjitalizimi i shërbimeve!

Në 5 vitet e fundit, kemi shënuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, duke rritur gamën e shërbimeve tona online me 2,150%!

Nuk ka më nevojë të shpenzoni kohë në sportelet fizike - me disa klikime, mund të përfitoni nga shërbimet tona në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Transformim epokal i Shërbimeve të Transportit Rrugor përgjatë 5-vjeçarit të fundit!

Transformim epokal i Shërbimeve të Transportit Rrugor përgjatë 5-vjeçarit të fundit!

Bilanc suksesi i Automotorizimit Shqiptar për vitin 2023!

Impakti direkt te qytetarët:

Statistikat e Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Dhjetor 2023

Pas një rrugëtimi të suksesshëm në përpjekjen për transformim rrënjësor të shërbimit të Kontrollit Teknik, me kushte dinjitoze pune, cilësi e standarde në ofrimin e këtij shërbimi kyç për sigurinë rrugore, viti 2023 raporton për:

282,743 mjete të testuara:

  • Automjete 83.1%
  • Kamion 7.9%
  • Motomjete 4.7%
  • Autobusë 2%
  • Rimorkio 1.9%
  • Mjete ndërtimi/pune 0.4%

Nga totali i mjeteve të testuara, 31% e tyre nuk e kanë kaluar testimin ku arsyet më të shpeshta për ngelje janë:

Retro Albania një lëvizje kulturore pasioni që po ruan trashëgimin e automjeteve historike!

Retro Albania një lëvizje kulturore pasioni, që ruan me kujdes dhe fanatizëm historinë e mjeteve dhe transportit rrugor në Shqipëri.

Përtej një trendi, është një mision për të mbajtur gjallë trashëgiminë ndër breza.

Zbuloni më shumë për komunitetin e të apasionuarve, si të regjistrosh mjetin tënd dhe lehtësirat që përfiton si pjesë e komunitetit Retro, si edhe mbi magjinë e eventeve Retro, në episodin e radhës të emisionit N'Timon, vetëm në Top News!

Gjithmonë vendosni rripin e sigurimit!

A e dini se rreth 30% e fataliteteve në aksidentet rrugore shkaktohen nga mospërdorimi i rripit të sigurimit?!

Vendosja e rripit të sigurimit është hapi i parë që çdokush duhet të bëjë sapo hipën në automjet!

Siguria vjen e para!

Gjithmonë vendosni rripin e sigurimit!

Statistika pozitive për pasojat nga aksidentet rrugore për vitin 2023!

Kryefjala e vitit 2023, ka qenë rritja e ndjeshme e turizmit duke ndikuar padyshim në rritjen e numrit të mjeteve në lëvizje dhe trafikut rrugor.

Fakt ky që nxjerr në pah sfidat me të cilat përballemi dhe rëndësinë e analizimit korrekt të realitetit, sipas kontekstit. Shifra kuptimplota dhe pozitive, në harkun kohor 2018-2023.

Statistikat për vitin 2023 tregojnë se:

Vazhdojnë punimet në DRSHTRR-në Mat!

Në punë, aty ku e lamë, rinisim një vit që do t’i bëjë bashkitë Burrel dhe Klos me një Qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, e cila po merr formë dita-ditës!

Punimet ecin pa pushim, në objektin e ri, ndërtimin e kapanonit të QKT dhe oborrin funksional!

I vijmë në ndihmë mbi 13,000 drejtuesve të mjeteve dhe një flote prej mbi 6,000 mjetesh duke eliminuar me mesatarisht 162 km vajtje-ardhjet në Peshkopi.

Duke ju uruar Gëzuar Vitin e Ri 2024, ju rikujtojmë se datat 1-2 Janar janë pushim zyrtar.

Duke ju uruar Gëzuar Vitin e Ri 2024, ju rikujtojmë se datat 1-2 Janar janë pushim zyrtar.

Rikthehemi në datën 3 Janar, ku orari i shërbimit është:

08:00-19:00

DRSHTRR Berat dhe Vlorë dhuron!

DRSHTRR Berat dhe Vlorë, i janë bashkuar nismës humanitare të DRSHTRR-ve të tjera për të mbushur tryezat e familjeve në nevojë këtë fundvit!

Të shohësh ngazëllimin e prindërve dhe shkëlqimin në sytë e fëmijëve teksa ndajmë me ta atë për të cilën ata kanë më shumë nevojë, përmbush me sukses misionin e ekipit tonë!

Falenderojmë stafin e drejtorive rajonale, për kontributin dhe për nismën fisnike në prag të vitit të ri!

NJOFTIM!

NJOFTIM!

Për shkak të problemeve teknike të palëve të treta (Interpol), sistemi ynë mund të ketë luhatje të ofrimit të shërbimeve në sportelet e Drejtorive Rajonale.

Lutemi për mirëkuptimin tuaj ndërsa po punohet që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt!

Targat LUKS!

Targat LUKS!

Keni dëgjuar për një nga risitë më të fundit?!

DPSHTRR sjell mundësinë për të shprehur stilin dhe individualitetin tuaj në mënyrë unike!

Vizitoni www.targaluksi.dpshtrr.al për të personalizuar targën tuaj dhe shfrytëzoni mundësinë për kombinime të veçanta, vetëm për ju.

Mjeti juaj meriton vëmendjen e të gjithëve!

 

Zgjasim Orarin e Shërbimeve

Për të gjithë ju që për shkak të impenjimeve nuk keni patur mundësi të paraqiteni në sportelet tona, ju bëjmë me dije se DPSHTRR ka menduar për ju!

  • Zgjasim Orarin e Shërbimeve Lidhur me Mjetin:

28-29 dhjetor (e enjte-e premte) 08:00 - 18:00

  • Zgjasim orarin për Shërbimin e Taksave dhe Kontrollin Teknik:

28-29 dhjetor (e enjte -e premte) 08:00 - 18:00

DRSHTRR Gjirokastër dhuron në Shtëpinë e të Moshuarve dhe në Shtëpinë e Fëmijës me rastin e festave të fundvitit!

Me dëshirën që çdonjëri prej tyre të ndiejë se nuk është i harruar dhe se ne jemi këtu për ta, DRSHTRR Gjirokastër dhuroi disa pako në Shtëpinë e të Moshuarve dhe në Shtëpinë e Fëmijës me rastin e festave të fundvitit!

Krenarë për ekipet tona, të cilat u gjenden pranë atyre që kanë më shumë nevojë për ngrohtësi dhe dashuri, për t'jua bërë festat edhe më të gëzueshme!

Punimet në Bashkitë Burrel dhe Klos!

Viti 2024, do i gjejë bashkitë Burrel dhe Klos me një Qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, e cila po merr formë dita-ditës. Punimet po ecin pa pushim, në objektin e ri, ndërtimin e kapanonit të QKT dhe oborrit funksional!

I vijmë në ndihmë rreth 13,000 drejtuesve të mjeteve dhe një flote prej 6,000 mjetesh duke shkurtuar distancat me mesatarisht 162 km vajtje-ardhje me DRSHTRR Dibër.

Shërbime publike që përmirësojnë jetën e qytetarëve!

Siguria e fëmijëve në rrugë në episodin e rradhës të emisionit N'Timon!

Siguria e fëmijëve në rrugë, është prioritet dhe një përgjegjësi e përbashkët e cila kërkon vëmendjen e të gjithëve ne!

Prindërit e fëmijëve ndihen të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre në rrugët pranë shkollave.

A janë marrë masa për të ndërtuar një mjedis të sigurt për fëmijët? Si po bashkëpunojnë institucionet për të mundësuar sigurinë në rrugë?

Këto dhe të tjera i zbuloni në episodin e radhës të emisionit N’Timon vetëm në Top News!

Gazeta RETROSPEKTIVE, Nr #2, 22.12.2023, për lajmet dhe informacionet mbi Retro.al

Gazeta RETROSPEKTIVE, Nr #2, 22.12.2023, për lajmet dhe informacionet mbi Retro.al

Kjo gazetë e dashur, bardhë e zi por tërë shpirt, u realizua thjeshtësisht në shtypshkronjën e entit, kompozuar e faqosur nga DPSHTRR në nderim të Retro Albania dhe në respekt të Koleksionit Shqiptar RETRO, fryt i komunitetit të koleksionistëve dhe të apasionuarve për mjetet historike dhe artefaktet e automobilizmit shqiptar!

Statistikat e rifitimit të Lejes së Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Dhjetor 2023!

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Automotorizimi Shqiptar ju uron GËZUAR FESTAT!

Automotorizimi Shqiptar ju uron GËZUAR FESTAT!

Me frymëzim nga më të mirat që lamë pas, drejt së ardhmes!

https://www.youtube.com/shorts/f7E5k60L-vs

Automotorizimi Shqiptar ju uron GËZUAR Krishtlindjet!

Automotorizimi Shqiptar ju uron GËZUAR Krishtlindjet!

Me frymëzim nga më të mirat që lamë pas, drejt së ardhmes!

www.dpshtrr.gov.al

Nuk ka ndjesi më të bukur se ajo e bamirësisë!

E përcjellim këtë vit me zemrën dhe shpirtin plot, pasi nuk ka ndjesi më të bukur se sa ajo e bamirësisë!

DRSHTRR Shkodër, vijon traditën e saj, ku çdo fundvit ofron pako me ushqime për familjet në nevojë për t’jua bërë festat sa më të gëzueshme!

Një akt i vogël, i bërë me zemër të madhe!

Bravo stafit të DRSHTRR Shkodër!

RETRO Christmas në Pazarin e Ri!

RETRO Christmas përcolli magjinë e festave të fundvitit ku me dhjetëra mjete të koleksionit shqiptar RETRO u mblodhën te Pazari i Ri nën tingujt e muzikës klasike të Kuartetit të Harqeve - Universiteti i Arteve dhe balerinave gazmore!

FAKE NEWS - Hedhim poshtë me neveri akuzën e moderatorit Çim Peka

Hedhim poshtë me neveri akuzën e moderatorit Çim Peka, në një panel në SYRI TV, se në DRSHTRR Tiranë (siç e cilëson ai: Drejtoria e Targave dhe Patentave në Kashar) qenkan punësuar, të paktën 100 veta, njerëz të sistemit të ri të drejtësisë (!!!!!)!

DRSHTRR Durrës solidarizohet në shkollën Speciale të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Durrës

Në këtë kohë festive, dashuria dhe solidariteti ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për ne, merr një kuptim të veçantë.

Këtë vit, në prag të festave të fundvitit, rajonalja e dytë nga numri i shërbimeve, DRSHTRR Durrës zgjodhi të ndajë një buzëqeshje të veçantë me familjet që kanë nevojë.

Vizita e rradhës e Sigurisë Rrugore pranë Shkollës "Ndre Mjeda"!

Dita jonë e Këndit të Trafikut dhe e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore ishte e mbushur plot me emocion, ushtrime, surpriza dhe dije të reja!

Këtë radhë vizituam shkollën “Ndre Mjeda”, Shkodër, ku zhvilluam një orë edukative ndryshe. Stafi ynë, i veshur si babagjysha, shpërndau dhurata për të gjithë vogëlushët, në prag të festave të fundvitit!

Drejtori i DPSHTRR, Z. Blendi Gonxhja i ftuar në emisionin "Dita Jonë" mbi Retro Christmas!

I ftuar sot në studion e A2- CNN TV, Drejtori i DPSHTRR,Z. Blendi Gonxhja për të folur në “Dita jonë” mbi Retro Christmas, mbylljen vintage të vitit me Retro Shop e me Targat Suvenir tek Pazari i Ri, të premten, 22 dhjetor, ora 18:00. Nuk ka Krishtlindje pa Retro Albania!

Eventi më i shumëpritur i fundvitit rikthehet sërish, për të ngrohur zemrat dhe për të ndezur shpirtin e festave akoma më shumë.

Fillon transformimi i godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Pasi kemi bërë realitet të prekshëm transformimin e shumicës së objekteve të Shërbimeve të Transportit Rrugor anembanë vendit, i vjen radha edhe ngrehinës së DPSHTRR qendër, të dëmtuar nga tërmetet e të klasifikuar për rindërtim nga Instituti i Ndërtimit! E konceptuar me perspektivën e duhur për nevojat e një enti në rritje e për të përballuar funksione të shumta shërbimesh e detyra operacionale, objekti i ri, që do të zëvendësojë godinën e vjetër, do të jetë një vepër arkitektonike gjurmëlënëse, e një ndërtimi administrativ model që do t’i shtohet kryeqytetit f

Çaste festive në zyrat e shërbimeve të transportit rrugor!

Një foto-album i veçantë që shpreh më së miri se puna në kushtet dhe standardet e duhura në ambientin e punës, kultivon një mjedis ku secili prej nesh mund të shkëlqejë dhe të zhvillohet profesionalisht, dhe ku nëpërmjet kulturës dhe respektit, mund të arrijmë një nivel të lartë të përfshirjes dhe kënaqësisë në punë, të përkushtuar ndaj qëllimeve të përbashkëta.

Faleminderit për kontributin tuaj për një vit tjetër plot arritje!

Festa të gëzuara për të gjithë!

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga