Vazhdojnë punimet në DRSHTRR-në Mat!

Data e lajmit: 04 Jan 2024

Në punë, aty ku e lamë, rinisim një vit që do t’i bëjë bashkitë Burrel dhe Klos me një Qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, e cila po merr formë dita-ditës!

Punimet ecin pa pushim, në objektin e ri, ndërtimin e kapanonit të QKT dhe oborrin funksional!

I vijmë në ndihmë mbi 13,000 drejtuesve të mjeteve dhe një flote prej mbi 6,000 mjetesh duke eliminuar me mesatarisht 162 km vajtje-ardhjet në Peshkopi.

Shërbime publike që përmirësojnë në mënyrë direkte jetën e qytetarëve!