Pas një rrugëtimi të suksesshëm në përpjekjen për transformim rrënjësor të shërbimit të Kontrollit Teknik, me kushte dinjitoze pune, cilësi e standarde në ofrimin e këtij shërbimi kyç për sigurinë rrugore, viti 2023 raporton për:
282,743 mjete të testuara:
- Automjete 83.1%
- Kamion 7.9%
- Motomjete 4.7%
- Autobusë 2%
- Rimorkio 1.9%
- Mjete ndërtimi/pune 0.4%
Nga totali i mjeteve të testuara, 31% e tyre nuk e kanë kaluar testimin ku arsyet më të shpeshta për ngelje janë:
- 45.1% Defekte Vizuale
- 30.2% Sistemi i Shkarkimit të Gazrave
- 12.3% Sistemi i Drejtimit
- 12.4% Sistemi i Frenimit
Me fokus drejt një Shqipërie me rrugë dhe qytete të pastra, me flotë mjetesh në moshë të re që nuk dëmtojnë mjedisin dhe me rrugë të sigurta për përdoruesit e rrugës, raportojmë 6,802 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare të çregjistruara në mënyrë të përhershme!
Vëmendja tek qytetarë, për t’u ardhur në ndihmë e lehtësuar përditshmërinë, vazhdon mbetet e pandryshuar ku efekti i rikonceptimit të shërbimit të Kontrollit Teknik periodic, iu ka kursyer 458,658 qytetarëve/subjekteve:
- 1,083,242,832 ALL
- 38,222 ditë pune
- 22,932,900 km rrugë
- 1,605,303 litra karburant
DPSHTRR, gjithmonë në kërkim të rritjes së efiçiencës e të cilësisë së ofrimit të shërbimit për qytetarin!
Monitorimi, certifikimi i trupës së inspektorëve, investimet në sisteme e pajisje janë një tjetër objekt krenarie, por nevojitet edhe bashkëpunimi me qytetarët e subjektet, izolimi i çdo tentative për abuzim, denoncimi dhe lufta ndaj fenomeneve që cënojnë parametrat e testimit dhe kontrollit!
Platforma e denoncimit: https://www.dpshtrr.al/platforma-e-denoncimit
Kemi arritur një kthesë të fortë për të garantuar rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta për të gjithë përdoruesit, ku prej më shumë se dy vitesh, por duhet ende ndërgjegjësim e bashkëveprim me subjektet e Autoriparimit dhe Pjesëve të Këmbimit për formalizimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorit!