Raporti i aksidenteve për periudhën Janar - Shtator 2023

You are here

Edhe pse me 2-fishim të kilometrave të kryera në vit, mesatarisht për mjet rrugor si edhe me 2-fishim të flotës vendase aktive, krahasuar me vitin 2013, edhe pse me rritje të jashtëzakonshme të mjeteve në qarkullim nga fluksi turistik, ku 1,827,072 mjete me targa të huaja kanë hyrë sivjet në territorin shqiptar ose 20% më shumë krahasuar me vitin 2022 - të dhënat për Janar-Shtator 2023, tregojnë progres në uljen e vazhdueshme të aksidenteve rrugore dhe pasojave prej tyre!

Vlera pozitive dhe shpresëdhënëse si 5-vjeçar, 2018 - 2023:

  • 34% aksidente rrugore më pak;
  • 40% aksidente rrugore më pak të shkaktuar nga drejtues mjeti nën moshën 25 vjeç;
  • 33% qytetarë më pak të përfshirë në aksidente rrugore;
  • 9% viktima më pak të shkaktuara nga aksidentet rrugore.

Krahas përmirësimeve, ka edhe arsye për shqetësim!

Sjellja e këmbësorëve tregon për statistika me një rritje prej 114% të humbjes së jetës për periudhën Janar – Shtator 2023, të shkaktuara nga sjellja e këmbësorit, krahasuar me vitin 2022!

Edukimi është forma e parë dhe më rezultativja për ndikim në uljen e aksidenteve rrugore dhe pasojave!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”