DPSHTRR & OLD CARS CLUB | Marrëveshje Bashkëpunimi

Data e lajmit: 26 May 2026

DPSHTRR & OLD CARS CLUB | Marrëveshje Bashkëpunimi

DPSHTRR ndan me të gjithë pasionantët e automjeteve RETRO një lajm shumë të shumëpritur.

Në vijim të bashkëpunimit të suksesshëm ndër vite me Old Cars Club dhe organizimit të eventeve që kanë sjellë emocion, elegancë dhe histori automobilistike, është nënshkruar marrëveshja për zhvillimin e:

“Tirana Grand Prix Warm Up” si event kualifikues;

“Tirana Grand Prix 2026” si eventi final.

Ky formalizim konsolidon “Tirana Grand Prix” si një nga eventet më të rëndësishme në kalendarin automotiv në Shqipëri, duke forcuar lidhjen mes traditës, pasionit dhe kulturës automobilistike.