Në 110 vjetorin e Postës Shqiptare, zbulohen pullat postare me tematike automotive!

Data e lajmit: 12 Oct 2023

Udha e gjatë dhe e bukur e pullës postare është një pasuri e vyer, e cila simbolizon historinë, traditën dhe zhvillimin e vendit.

Në jubileun e 110 vjetorit të Pullës Postare Shqiptare, zbulojmë sot një koleksion të shumëpritur të pullave postare me tematikë automotive.

Tashmë pjesë e katalogut të pullave shqiptare, historisë, kulturës dhe trashëgimisë, Pullat Retro të Koleksionit Shqiptar të Mjeteve Historike, të cilat janë emetuar në treg prej datës 05.10.2023 në një bashkëpunim mes DPSHTRR-së dhe Postës Shqiptare, të skicuara e kompozuara nga artisti e ish-kolegur Ervin Bërxolli!

Pasurim kulturor dhe edukativ, për rritjen e njohjes dhe kujdesit mbi trashëgiminë e mjeteve historike shqiptare dhe koleksionimin e tyre.