Shqipëria përzgjidhet pjesë e projektit 3-vjeçar të përmirësimit të infrastrukturës së korsive të pedalimit!

Data e lajmit: 18 Oct 2023

Me miq të veçantë nga BICI - Nisma e Bloomberg për infrastrukturën e çiklizmit, dhe Simon Batisti nga Qendra Marrëdhënie, heroi i Street for Kids!

Tirana zgjidhet një nga dhjetë qytetet e para, pjesë e një projekti 3-vjeçar, që do të sjellë përmirësime në infrastrukturën e korsive të pedalimit, në kryqëzimet kryesore të qytetit, me fokus gjithëpërfshirjen në qarkullim, mobilitetin GREEN dhe nxitjen e pedalimit për të rinjtë dhe familjet me fëmijë.

DPSHTRR është jo vetëm një portë e hapur për projekte edukative dhe të rritjes së cilësisë së jetës në qendrat urbane por edhe një bashkëpunëtor aktiv me Bashkinë Tiranë, bashkitë e tjera në vend, grupet e interesit dhe ekspertët e lëvizshmërisë së sigurt! Sëbashku me Sokol Duma, që drejton e frymëzon programet tona mbi Sigurinë Rrugore, u takuam e bashkëbiseduam me përfaqësuesit nga GDCI, Iniciativa Globale e Projektimit të Qyteteve - partneri zbatues i BICI në emër të Bloomberg Philanthropies, Maria-Clara Trujillo, Solomon Green-Eames e Fabrizio Prati, të cilët i njohëm me ambiciet e vizionin tonë dhe me vullnetin tonë për të mbështetur kontributin e tyre të shkëlqyer në Tiranë!