Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Janar - Shtator 2023

You are here

Misioni ynë për të kontribuar në rrugë të sigurta vazhdon të mbetet prioritet i të gjithë veprimtarisë sonë!

4,519 mjete me moshë 22 vjeçare janë çregjistruar në mënyrë të përhershme

Janë paraqitur për testim 186,174 mjete, nga të cilat:

  • 147,275 Automjete;
  • 20,747 Kamion;
  • 9,321 Motomjete;
  • 4,455 Autobusë;
  • 3,624 Rimorkio;
  • 752 Mjete ndërtimi/punime toke

58,698 (31.5% e totalit të mjeteve) janë ngelur/refuzuar, për problematika si: mangësi vizuale e funksionale, sistem frenimi e drejtimi, gomat, sistem shkarkimi i gazrave, rrjedhje vajra, ulje e kilometrazhit, defekte, etj.

Ndalohet rreptësisht: ulja e kilometrazhit; odometri jofunksional; ndryshimi kontstruktiv dhe errësimi i xhamave pa certifikim; orvatjet për rryshfete!

Rezervoni online orarin për kontrollin teknik të mjetit në e-albania!

Denonconi çdo anomali të mjeteve rrugore në: www.dpshtrr.gov.al

Rrugë e qytete më të sigurta!