DPSHTRR, në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë e Shtetit

Data e lajmit: 13 Jul 2026

DPSHTRR, në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë e Shtetit, vijon zbatimin e planit të koordinuar të veprimit në të gjithë vendin, me kontrolle të shtuara në terren për rritjen e sigurisë rrugore dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve.

Kontrollet vijojnë në akset kryesore rrugore, duke mundësuar verifikimin në kohë reale të statusit të mjeteve, përfshirë taksën vjetore, kontrollin teknik dhe dokumentacionin përkatës.

Përmbushja në kohë e detyrimeve ligjore është një përgjegjësi që kontribuon në një qarkullim më të sigurt dhe në mbrojtjen e jetës së çdo përdoruesi të rrugës.