Marrëveshje bashkëpunimi midis DPSHTRR dhe Fakultetit Ekonomik të Universtitetit të Tiranës

Data e lajmit: 13 Oct 2023

U nënshkrua sot Marrëveshja e Bashkëpunimit midis DPSHTRR dhe Fakultetit të Ekonomisë në Universtitetin e Tiranës, që do të mundësojë zhvillimin e programeve dhe praktikave profesionale për studentët, të cilët do të njihen më afër me tregun e punës dhe shërbimet që ofrohen në entet publike, domosdoshmërinë e të rinjve të kualifikuar në fushat e menaxhimit, komunikimit dhe marketingut digjital për përmirësimin e shërbimeve me qytetarët e shumë projekte të reja të Automotorizimit, mundësi trajnimesh e anketimesh mbi shërbimin.

Studentët që kanë aplikuar në strukturat tona e dinë tanimë që DPSHTRR i pret krahë hapur për të realizuar praktikat mësimore apo dhe për t’ju bërë pjesë aktive e stafit të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

Për më shumë informacion rreth praktikave në DPSHTRR: https://www.dpshtrr.al/.../vende-pune/praktika-profesionale