Gjurmo Dokumetat Online!

You are here

Ju kujtohet kur ju duhej të vinit në sportel, herë pas here, për të marrë informacion lidhur mbi statusin e trajtimit të dokumentacionit tuaj?

Prej Shkurtit 2022 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është angazhuar për t’ju reduktuar vajte-ardhjet e padomosdoshme pranë sporteleve tona përmes platformës online në Web Gjurmo Dokumentat: https://www.dpshtrr.al/sherbime-online/gjurmo-dokumente.

Vetëm me një klik nga telefoni apo kompjuteri juaj, mund të informoheni nëse:

  • Leja e Drejtimit;
  • CAP;
  • Dëshmi të ndryshme;
  • Karta e Tahografit Digjital

kanë mbërritur pranë Drejtorisë Rajonale ku ju keni vendbanimin.

Deri më tani rezultojnë 16,438 gjurmime nga momenti i lançimit.

Shkurtojme kohë, shpenzime karburanti, rrisim efektivitetin e realizimit të shërbimeve.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”