DPSHTRR në vizitën studimore në kryeqytetin e Sllovakisë, në Bratislavë

Data e lajmit: 18 Oct 2023

DPSHTRR me ftesë të Transport Community kreu një vizitë studimore në kryeqytetin e Sllovakisë.

Vizita konsistoi në takimin me përfaqësuesit e Autoritetit Europian të Punës dhe Inspektoriatit Sllovak të Punës sa i përket aktiviteteve të transportit rrugor dhe kontrolleve në anë të rrugës, me marrjen pjesë në kontrollin në terren të mjeteve mbi 3.5 ton dhe drejtuesve të tyre lidhur me mbikqyrjen e zbatimit të rregullave të kohës së pushimit dhe drejtimit të mjetit prej tyre.

Gjatë vizitës, u krijua mundësia e shkëmbimit të eksperiencave teknike, mbi shërbimet e mjeteve rrugore, me përfaqësuesit e vendeve anëtare të Traktatit TCT, e vlefshme kjo për optimizimin e shërbimeve që DPSHTRR ofron dhe marrjen e praktikave më të mira sa në shërbim dhe në rritjen e sigurisë në rrugë.