Green DPSHTRR

You are here

Raporti mjeteve Green për periudhën Janar - Nëntor 2024

DPSHTRR mbështetur në misionin e saj për një flotë mjetesh green, i kushton rëndësi të shtuar analizimit të statistikave mbi mjetet elektrike! 

Janar - Nëntor 2024, prezanton shifra motivuese ku:

Mjete All - Electric 

 2,800 Mjete All-Electric të regjistruara përgjatë periudhës ose 83% më shumë krahasuar me Janar-Nëntor 2023;

 16,5% e mjeteve me 0 Km të regjistruara për herë të parë janë All-Electric;

Raporti mjeteve Green për periudhën Janar - Tetor 2024!

DPSHTRR mbështetur në misionin e saj për një flotë mjetesh green, i kushton rëndësi të shtuar analizimit të statistikave mbi mjetet elektrike! 

Janar-Tetor2024, prezanton shifra motivuese ku:

 Mjete All-Electric 

 2,517 Mjete All-Electric të regjistruara përgjatë periudhës ose 82.5% më shumë krahasuar me Janar-Tetor 2023;

 16.6% e mjeteve me 0 Km të regjistruara për herë të parë janë All-Electric;

Raporti Mjeteve Green Janar - Shtator 2024

 DPSHTRR mbështetur në misionin e saj për një flotë mjetesh green, i kushton rëndësi të shtuar analizimit të statistikave mbi mjetet elektrike! 

Janar - Shtator 2024, prezanton shifra motivuese ku:

Mjete All-Electric 

 2,162 Mjete All-Electric të regjistruara përgjatë periudhës ose 80% më shumë krahasuar me Janar-Shtator 2023;

 293 Mjete All-Electric të regjistruara për herë të parë në 1 MUAJ;

Doni të blini një automjet të ri dhe jeni në dilemë nëse do shkoni për zgjedhje ”Me djegie të brendshme” apo ”Elektrike”?

Doni të blini një automjet të ri dhe jeni në dilemë nëse do shkoni për zgjedhje ”Me djegie të brendshme” apo ”Elektrike”?

 Ne si Drejtori e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor e kemi përgjigjen: “ZGJIDH ZGJUAR,ZGJIDH GREEN!”
Për më shumë se një arsye:
 Zero Emetime;
 Kosto e Ulët;
 Mirëmbajtje e Lehtë;
 Miqësorë me Mjedisin.

 Përqafoni një kulturë automotive të re në përputhje me ndryshimet klimaterike të shekullit të fundit për mirëqënien e brezave të ardhshëm!

Raporti Mjeteve Green Janar - Korrik 2024

 DPSHTRR mbështetur në misionin e saj për një flotë mjetesh green, i kushton rëndësi të shtuar analizimit të statistikave mbi mjetet elektrike! 

 Janar - Korrik 2024, prezanton shifra motivuese ku:

Mjete All-Electric 

 1,527 Mjete All-Electric të regjistruara:

+653 krahasuar me Janar-Korrik 2023 ose 75% më shumë;

Raporti mjeteve Green Janar - Qershor 2024!

 DPSHTRR mbështetur në misionin e saj për një flotë mjetesh green, i kushton rëndësi të shtuar analizimit të statistikave mbi mjetet elektrike! 

 Janar - Qershor 2024, prezanton shifra motivuese ku:

 Mjete All-Electric 

+ 1,277 Mjete All-Electric të regjistruara:

+571 krahasuar me Janar-Qershor 2023 ose 81% më shumë;

Raporti Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Maj 2024.

 Për të gjithë qytetarët e interesuar, DPSHTRR ndan të dhënat mbi shërbimin e Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Maj 2024:

 Testimi i mjeteve

 149,920 mjete të testuara, +36.2% krahasuar me Janar-Maj 2022;

 90.9% e mjeteve të testura janë automjete (4+1 - 8+1 vende);

 36.4% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.

Mjete të ngelura në testim

Raporti Mjeteve Green Janar - Maj 2024

 DPSHTRR mbështetur në misionin e saj për një flotë mjetesh green, i kushton rëndësi të shtuar analizimit të statistikave mbi mjetet elektrike! 

 Janar - Maj, prezanton shifra motivuese ku:

 Mjete All - Electric

 1,068 Mjete All-Electric të regjistruara:

+424% krahasuar me Janar-Maj 2022, +81% krahasuar me Janar-Maj 2023;

Denonco Mjete Ndotëse.

 Çdo ditë për DPSHTRR është "DITA BOTËRORE E MJEDISIT" në misionin e saj për sa më pak ndotje të shkaktuar nga emetimi i gazrave të mjeteve dhe për më shumë zgjidhje të qëndrueshme. 

DPSHTRR, në bashkërendim të realizimit të misionit të saj për qytete më të gjelbërta dhe për flotë mjetesh që nuk ndosin ambientin, prej kohësh ka mundësuar platformën online "Denonco Mjete Ndotëse".

Raporti i mjeteve Green Janar - Prill 2024

 DPSHTRR mbështetur në misionin e saj për një flotë mjetesh green, i kushton rëndësi të shtuar analizimit të statistikave mbi mjetet elektrike! 

 Janar - Prill 2024, prezanton shifra motivuese ku:

 Mjete All Electric:

 818 Mjete All-Electric të regjistruara:

Dita ndërkombëtare e tokës!

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, kujtojmë se çdo veprim i vogël për të ruajtur dhe mbrojtur natyrën, është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të shëndetshme për të gjithë! 

 

Ecuria e regjistrimit të mjeteve elektrike Janar - Mars 2024

Kur vjen momenti i analizimit të statistikave mbi mjetet, DPSHTRR mbështetur në misionin e saj për një flotë mjetesh green, i kushton rëndësi të shtuar analizimit të statistikave mbi mjetet elektrike.

3 mujori i parë i vitit 2024 pasqyrohet si më poshtë:

 632 mjete të regjistruara All-Electric për Janar - Mars 2024, 96% më shumë krahasuar me 2023.

Nga totali i mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë:

Ecuria e regjistrimit të mjeteve elektrike Janar - Shkurt 2024

Statistikat për Janar - Shkurt 2024 për ecurinë e regjistrimit të mjeteve elektrike:

468 mjete të regjistruara All-Electric për Janar - Shkurt 2024, 200% më shumë krahasuar me 2023.

Nga totali i mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë:

STATISTIKA E MJETEVE ELEKTRIKE PËR MUAJIN JANAR 2024!

Statistikat e Janar 2024 tregojnë një trend pozitiv në preferencat e blerësve shqiptarë, si në llojin e mjeteve ashtu dhe në tipologjinë e tyre kundrejt ndotjes së ambjentit.

Nga ku vihet re se:

Plus 261 është numri e mjeteve të regjistruara All-Electric për Janar 2024, 770% më shumë krahasuar me 2023.

Nga totali i mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë:

Flota e Mjeteve Green në periudhën Janar-Qershor 2023!

Për herë të parë janë regjistruar 706 mjete Green  në periudhën Janar-Qershor 2023, ose +328% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, një shifër domethënëse që tregon rritjen e interesit për mjetet ekologjike (elektrike, plug-in) falë politikave green të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.  Janë kursyer  1.2 MLD lekë falë procedurave të lehtësuara për importin dhe regjistrimin e mjeteve Green (tarifë 0 regjistrimi, përjashtim nga TVSH). 

Impakti Mjedisor:

931,920 KG CO2/vit më pak

31,064 pemë të shëndetshme

Dita Ndërkombëtare e Mjedisit!

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me një mision të përbashkët, atë për një komunitet të shëndetshëm në një mjedis të pastër, u angazhuan në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit. Pylli i Sodës, Pylli i Semanit, Shiroka, Plazhi i Talës, Kalaja e Beratit, zonat e plazhit, qytetet e rrugët kryesore, peisazhet, janë më të pastra dhe gati për të pritur turistët e për të treguar se mund të kujdesemi për natyrën dhe mjedisin ku jetojmë. Faleminderojmë ekipin e DPSHTRR, së bashku për një të ardhme të shëndetshme.

Periudha Janar-Prill 2023, janë regjistruar për herë të parë 19,940 mjete!

Gjatë periudhës Janar-Prill 2023, janë regjistruar për herë të parë 19,940 mjete ose +39% më shumë se viti 2019! Shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë: Gjermania  22.7%, Italia 23.3% dhe Zvicra10.6%.

1,874 mjete me moshë mesatare mbi 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi! Më shumë mjete të reja në qarkullim e më pak mjete të vjetra! 

Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër eshte rritur me 69.2% krahasuar me Janar - Prill 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse.

Punonjësit e DRSHTRR Gjirokastër Mbjellin Pemë në Parkun e Viroit

Parku i Viroit do të jetë edhe më i gjelbër pranverën që vjen!

Për këtë kontribuan punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Gjirokastër, duke mbjellë pemë në një nga zonat më atraktive për turistët dhe vendasit. 

Nuk mund të mungonte edhe këtë fundvit ky kontribut kaq i vyer nga punonjësit e Drejtorisë Rajonale Gjirokastër.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falendeon ekipin që u solidarizua me këtë nismë.

Flota e Mjeteve Green 2019-2022 (Shtator)

Falë vëmendjes dhe incentivave të Qeverisë Shqiptare për nxitjen dhe promovimin e lëvizjes ekologjike, kemi rezultate fantastike drejt mobilitetit GREEN në vitet e fundit! 

 Plot 518 mjete 100% elektrike, ose +1300% nga viti 2019, janë regjistruar të reja, për herë të parë, në 9-mujorin janar-shtator 2022.

 Rreth 1,379 mjete numëron flota vendase All-Electric në Shtator 2022, ose ndryshe +688% nga viti 2019.

 Plot 15,448 autovetura të regjistruara për herë të parë me kategori mjedisore >= Euro5, gjatë janar-shtator 2022 (+112% nga viti 2019).

Dita Botërore e Pastrimit

Në vijim të fushatës të Ditës Botërore të Pastrimit, e cila synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja, bëri bashkë si pjesë të aksionit të pastrimit të gjitha Drejtoritë Rajonale nga veriu në jug të Shqipërisë, si dhe punonjës nga Ambasada Ukrainës, Njësia Administrative numër katër në Tiranë, duke dhënë mesazhin se një mjedis i pastër është përgjegjësi qytetare.

Mjedisi i pastër - përgjegjësi e të gjithëve.

Fillimi i Javës Evropiane të Lëvizshmërisë Vjen Plot Aktivitete

Fillimi i javës Evropiane të Lëvizshmërisë, sjell një sërë aktivitetesh dhe evente të cilat promovojnë lëvizjet alternative nëpër rrugët e qytetit Tirana është një ndër qytetet më aktive në promovimin e përdorimit të biçikletës, duke lehtësuar lëvizjen e tyre me korsi të dedikuara.

Dita botërore e pastrimit!

Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Ditën Botërore të Pastrimit do t'i bashkohet nismës së Green Line Albania për pastrimin e Shqipërisë!

Secilin prej jush mund të jetë pjesëmarrës duke ndërmarrë nisma individuale apo në grup për largimin e sa më shumë mbeturinave nga rrugët e lagjes, qytetit, fshatit, si dhe nga akset kombëtare. Mjaftojnë vetëm 4 hapa të thjeshtë për t’u bërë pjesë:

- Zgjidhni vendin ku do të zhvilloni aksionin tuaj;

Siguria Rrugore në shkollën "Servete Maçi", Tiranë!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vijon rrugën e gjatë të edukimit të brezave me dashurinë për natyrën si një domosdoshmëri për t’u rritur të shëndetshëm dhe të lumtur!

Siguria Rrugore në South Outdoor Festival, Borsh!

Orët edukative të Sigurisë Rrugore i bashkohen aventurës së radhës së South Outdoor Festival!

Përmirësimi i mobilitetit në Shqipëri!

Shkëputur nga fjalimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Panairin e Mjedisit, Energjisë dhe Transportit!
 

Jo qarkullim me targa të pavlefshme!

    Përshëndesim Policinë Rrugore të Tiranës për luftën që po vijon të kryejë ndaj mjeteve rrugore me targa të pavlefshme! I bëjmë thirrje atyre që kujtojnë se ky aksion do ndalet, që të mos luajnë me rregullat e qarkullimit rrugor!

Të dashur qytetarë!

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga