Bashkëpunim midis  Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe  Autoshkollave!

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me  Shoqatat e Autoshkollave, për një qasje historike në mbështetjen e Autoshkollave të ndershme, për të mbrojtur jetën, përdoruesit e rrugës dhe për të ndërtuar një sistem kontrolli e mbrojtje konsumatori, tregu e ekosistemi korrekt për sektorin jetik të shkollimit për drejtues mjeti. Bazuar edhe në Udhëzimin e ri të MIE (nr. 9, dt. 14.4.2022) ku sanksionohet programi teorik dhe praktik i përgatitjes në Autoshkollë, lind detyrimi për ushtrimin e plotë, pa fiktivitet dhe pa evazion, pa ju shmangur procesit mësimor e didaktik, duke garantuar standardin profesional të formimit, angazhohemi zyrtarisht për formalizimin me Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimev dhe përfaqësuesit e Autoshkollave përmes një marrëveshjeje trepalëshe me përgjegjësi konkrete. 

Bashkëpunimi midis  Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe  Autoshkollave forcon barrierën kryesore kombëtare në luftën ndaj spekullimeve dhe konkurrencës së pandershme, rregullimin e tregut të akivitetit të autoshkollave, duke u investuar institucionalisht për rritjen e parametrave të mësimdhënies, në kuadër të çështjes me rëndësi të madhe publike të përmirësimit të sigurisë në rrugë. 

Video: 

Bashkëpunim midis DPSHTRR, DPT dhe Autoshkollave

Tags: