Blendi Gonxhja

You are here

Periudha Janar-Prill 2023, janë regjistruar për herë të parë 19,940 mjete!

Gjatë periudhës Janar-Prill 2023, janë regjistruar për herë të parë 19,940 mjete ose +39% më shumë se viti 2019! Shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë: Gjermania  22.7%, Italia 23.3% dhe Zvicra10.6%.

1,874 mjete me moshë mesatare mbi 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi! Më shumë mjete të reja në qarkullim e më pak mjete të vjetra! 

Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër eshte rritur me 69.2% krahasuar me Janar - Prill 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse.

Investimi në DRSHTRR Durrës!

Investimi në infrastrukturat e Shërbimit për Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, vjen si një domosdoshmëri për të ofruar shërbim në kushte dhe standarte bashkëkohore, duke marrë parasysh që imazhi së bashku me kushtet e punës ndikojnë fuqimisht tek ekipi dhe qytetarët 

DRSHTRR Durrës i është nënshtruar një ndërhyrje të plotë rikualifikuese të sheshit e hapësirave funksionale të kompleksit të rajonales, investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor! 

Retro Bazaar!

Magjia e një dite vintage, që përcolli një atmosferë fantastike në Tiranë!

Koleksioni i mjeteve historike Retro, një pasuri kombëtare e trashëgimi kulturore, bashkë me pazarin e objekteve me vlera simbolike dhe identifikuese tradicionale dhe koleksione të tëra si dëshmitarë të historisë sonë të larmishme, dedikuar gjithë pasionantëve dhe nostalgjikëve të së vjetrës, për të jetëzuar edhe njëherë çdo kujtim, ndjeshmëri e pasione.

Retro N'Dibër!

Një udhëtim si kurrë më parë i mjeteve RETRO mes malesh madhështore, të cilat u ekspozuan në bulevardin kryesor të qytetit të Peshkopisë, si një varg xhevahirësh plot shkëlqim!

Në një qytet me traditë të pasur folklorike ku motivet Jazz dhe Swing u ndërthurën në harmoni me muzikën tradicionale të qytetit plot hijeshi!

Faleminderit Bashkisë Dibër për ftesën në këtë event! 

Përfitimet nga rishikimi i afateve të vlefshmërsië së Lejeve të Drejtimit!

Qytetarët shumë të kënaqur me afatin e ri të Leje Drejtimit!

15 vjet, çdo herë, pa kufizim moshe!

Nisi zbatimin këtë javë risia më e re superlehtësuese për të gjithë drejtuesit e mjeteve!

Zgjatja e afatit të vlefshmërisë së Lejes së Drejtimit në 15 vjet, për të gjithë ata që e marrin për herë të parë ose e rinovojnë! Njësoj si qytetarët francezë, gjermanë, si në shumë vende të BE!

Maji nis me Retro N’Dibër!

Mes burrash hijerëndë dhe malesh shtatlartë, mjetet e koleksionit historik Retro ndezën motorët në zemër të Dibrës për të festuar me të gjitha grupmoshat, nga fëmijët kureshtarë e te brezat më të vjetër, një ditë ndryshe, nën ritmet e muzikës Jazz & Swing ndërthurur me tradicionalen e këtij qyteti me vlera të larta folklorike, kulturore dhe historike!

Simpozium “Partneriteti dhe Bashkëpunimi me Qeverinë dhe Institucionet e Tjera”

Një takim i shumëpritur nga komuniteti Retro Albania, DPSHTRR dhe FIVA, për të mbledhur bashkë të apasionuarit e mjeteve me vlerë historike dhe të gjithë palët e interesuara.

Tirana këtë fundjavë ishte kthyer në Kryeqytetin Evropian të RETRO!

Sheshi “Skënderbej” u kthye pas në kohë me koleksionin e mjeteve RETRO pazarin vintage të punimeve artizanale, artefakteve, punime artistike me metal, dru e qeramikë, orendive të vjetra, si dhe hapësirës dedikuar traditës folklorike shqiptare si pjesë e identitetit tonë kombëtar e si një aset kulturor!

Nuk janë vetëm suvenire, por janë objekte të kulturës shqiptare, vlerë simbolike dhe identifikuese e jona që i kemi trashëguar për vite me radhë!

RETRO n'Dibër!

Retro nuk di të ndalet, pasi pasioni nuk njeh kufij!

VoxPoP DPSHTRR - Zgjatja e afatit të vlefshmërisë të Lejes së Drejtimit në 15 vjet

U THA - U BË!

Ka nisur këtë javë risia më e re superlehtësuese për të gjithë drejtuesit e mjeteve! Zgjatja e afatit të vlefshmërisë të Lejes së Drejtimit në 15 vjet, për të gjithë ata që rinovojnë deri sa mbushin moshën 70 vjeç!

Po, edhe 1 ditë përpara se të keni mbushur 70 vjeç, mund të rinovoni me afat 15-vjeçar! Njësoj si qytetarët francezë, gjermanë, si në shumë vende të BE!

Aplikacioni “Leje Drejtimi DPSHTRR”

12,138 herë është shkarkuar aplikacioni “Leje Drejtimi DPSHTRR” në Play Store dhe App Store që nga data e lançimit!

132,761 përdorues të simulimit online në lejedrejtimi.dpshtrr.al, ku janë gjeneruar 15,624,566 pyetje!

Po mëson për Testin e Teorisë që të marrësh Lejen e Drejtimit?

KUJDES: Ushtrohu vetëm me platformat zyrtare të DPSHTRR sepse janë 100% të azhurnuara me fjalitë e Testit Zyrtar të Leje Drejtimit! Evito simulimet jo zyrtare!

Status punimesh të ndërhyrjes së plotë rikualifikuese në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës

Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese në DRSHTRR Durrës, sheshit e hapësirave funksionale të kompleksit të rajonales, investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor!

Në kantierin e Auto Moto Park Albania!

Në kantierin e Automotoparkut në Elbasan, ku po ndërtojmë një platformë të re ultramoderne, e cila do t’i shtojë Shqipërisë një motor tjetër për ekonominë e saj, kuaj të rinj fuqi për industrinë e saj të turizmit, një hapësirë të re cilësore për rritjen e sigurisë rrugore, po edhe një mundësi të re të jashtëzakonshme për sportet automotoristike, si edhe eventet ndërkombëtare të niveleve më të larta.

Ambicia është që deri në 2030, FORMULA UNO të ketë integruar në kalendarin e saj, Elbasan/ALBANIA GRAND PRIX!

Pjesa e I e simpozium mbi “Partneritetin dhe Bashkëpunimin me Qeverinë dhe Institucionet e Tjera”

Në pjesën e parë të këtij simpoziumi do të referojnë si një rast suksesi në Shqipëri, incentivat dhe hartimin e politikave qeveritare për të krijuar dhe për të mbrojtur një të ardhme për mjetet historike shqiptare:

Statistika të rifimit të Lejes së Drejtimit pas humbjes së të gjithë pikëve për periudhën Qershor 2022 – Prill 2023!

Nga 380 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 40 veta kanë rifituar Lejen e Drejtimit, ose 10.5%!

5 kalues në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit, në seancën e 18-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 31 kandidatë për këtë seancë!

Përmbyllja e takimit dy ditor intensiv mbi Auto Motopark Albania!

Mbyllëm dy ditë intensive takimesh e dëgjese mbi Automotopark Albania, menjëherë pas nënshkrimit në dt. 18 Prill 2023 të kontratës me studion fituese të Konkursit Ndërkombëtar për projektimin, “Test & Training - WURZ Design”, pas plotësimit të afateve proceduriale e ligjore.

Ndiqni në kohë reale përmes Facebook ose Zoom takimin e shumëpritur mbi “Partneritetin dhe Bashkëpunimi me Qeverinë dhe Institucionet e Tjera”

Ju lutemi "ndiqni" në kohë reale, qoftë përmes Facebook ose përmes Zoom (Kodet QR i gjeni në fotot si më poshtë) takimin e shumëpritur  mbi “Partneritetin dhe Bashkëpunimin me Qeverinë dhe Institucionet e Tjera”

Takimi teknik i punës i FIA; DPSHTRR ,Test & Training - WURZ Design dhe ACA

Takimi teknik i punës ku përfaqësiesit e lartë të FIA u njohën me progresin e koncept-projektimit të Automotopark Albania! Diskutuam mbi detyrat dhe rolin e deritanishëm, koordinimin e nevojshëm dhe planin e veprimit në vijim, për jetëzimin optimal të projektit madhështor për vendin dhe rajonin, nën kujdesin e DPSHTRR dhe në bashkëpunim me FIA e ACA, me synim standardet më të mira për gjenerimin e eventeve ndërkombëtare dhe programeve edukative!

FIA në vizitë zyrtare në Elbasan

FIA në vizitë zyrtare në Elbasan, për t’u njohur në terren me ecurinë e projektit historik të Automotopark Albania, ku na mikpriti Kryetari i Bashkisë Elbasan Z. Gledian Llatja!

Ditë e shënuar për DPSHTRR, për Motorsportin Shqiptar, për qarkun, vendin dhe rajonin, për Automobile Club Albania - ACA dhe për tërë komunitetin e sektorin automotiv!

Platforma “Denonco Autoshkolla Abuzive” për çfarëdo anomalie që ju vini re!

Jo Autoshkolla jashtë standardeve!

Jo më Drejtues Teknik/Mësues Teorie/ Instruktor Praktike që abuzojnë me autoritetin e dhënë!

Të nderuar kursantë, nëse vini re se autoshkolla juaj:

Kënaqësi të ishim pjesë e panelit Impakti i Sportit për Zhvillimin e Ekonomisë në Konferencën Kombëtare "Arritjet dhe Sfidat e Sportit në Shqipëri".

Infrastuktura sportive është kushti për përmirësimin e cilësive të aktiviteteve sportive dhe ngritjen e sportit në nivelet ndërkombëtare. Një mekanizëm që bën bashkë sportin dhe zhvillimin ekonomik, që shumë shpejt do të shprehet me anë të projektit më madhështor që është parë në vend dhe rajon: Auto Moto Park Albnia!

Cirkuiti i parë shqiptar në qytetin e Elbasanit sipas standardeve të FIA dhe FIM.

Vlorë, në Këndin Statik të Sigurisë Rrugore, me fëmijët e shkollës “Rilindja”!

Edukojmë së bashku mbi sinjalistikën rrugore, duke u mbështetur në modele konkrete të sjelljes në rrugë.

Ngjyrosim tabelat dhe praktikojmë shembuj të shumtë për të përvetësuar rregullat e qarkullimit rrugor!

Krahas kësaj, argëtohemi pa fund!

Rezultate rekord me kalimin e Kontrollit Teknik në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

Me kalimin e Kontrollit Teknik në DPSHTRR, fokusi ynë ka qenë transformimi i plotë i çdo Qendre Kontrolli, me kushte bashkëkohore e me një përqasje më të hapur e transparente ndaj qytetarëve!

Rezultate rekord në shërbime e të ardhura, investim në pajisje e infrastrukturë shërbimi dhe investim në kapitalin njerëzor.

110 specialistë, 60% me arsim të lartë Ing. Mekanik

646,139 mjete janë testuar mbi kontrollin teknik nga të cilat:

Keni shitur një mjet dhe vijon të jetë në emrin tuaj?

Nëse mjeti vijon të jetë në emrin tuaj, edhe pasi e keni shitur, do të thotë që blerësi nuk është paraqitur në sportelet e DRSHTRR për përditësimin e të dhënave.

Kjo nënkupton që të gjitha detyrimet e mjetit vijojnë të jenë emrin tuaj dhe duhet sa më parë të bëhet ndërrimi i pronësisë!

Detyrimi për ndërrimin e pronësisë i takon blerësit, por në rastet kur kontaktet me blerësin kanë humbur, për arsye nga më të ndryshmet, shitësi mund ta bëjë vetë ndërrimin e pronësisë.

Aplikacioni “LEJE DREJTIMI DPSHTRR”

Nëse po përgatiteni për Testin e Teorisë për të marrë Lejen e Drejtimit, provoni veten me simulime ONLINE të Testit Zyrtar përmes aplikacionit më të ri e të shpejtë, “LEJE DREJTIMI DPSHTRR”, të cilin mund ta shkarkoni në Play Store dhe App Store:

Takim me ministren Znj.Edona Bilali për Automotive Fair Albania 2023

Koordinuam me Ministren e MSHMS Znj. Edona Bilali, ide e piketa për Automotive Fair Albania 2023, panairi tashmë vjetor i automotivit, lëvizshmërisë së sigurt dhe transportit SMART e GREEN, që sivjet do të organizohet në muajin Tetor, më i zgjeruar, më interesant e më përfshirës!

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Rrugor, informohuni saktë dhe zbatoni dispozitat e reja!

Rregullime për rritjen e sigurisë në kabinë, për fëmijët! Kufizime dhe ndalime, udhëzime specifike për pajimet dhe kushtet e detyrueshme për mbrojtjen e fëmijëve të ulur në automjete!

Norma jetike në rast aksidentesh rrugore!

Drejtues mjeti, familjarë, shoqërues, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Rrugor, informohuni saktë dhe zbatoni dispozitat e reja

Efektet e politikave për të lehtësuar praktikat e shërbimeve publike

Politika për të lehtësuar praktikat, shërbime publike që i barazojnë qytetarët tanë me komunitetin evropian , risi të bëra realitet falë vitesh pune për transformimin e Automotorizimit Shqiptar!

 

Sot, pasi jemi modernizuar e konsoliduar si ent, ulim më tej kostot për shërbimet jetike!

 

Pages