Blendi Gonxhja

You are here

Nxitoni pasi data 1 Qershor shënon mundësinë e fundit për t’u regjistruar në Ankand!

Ende nuk jeni regjistruar për të qenë pjesëmarrës të Ankandit të Parë të Targave të Personalizuara? Çfarë po prisni akoma?!

Jeni ende në kohë, por duhet të nxitoni pasi data 1 Qershor shënon mundësinë e fundit për t’u regjistruar, tek Ankandi 1, për listën e publikuar të kombinimeve!

Ju rikujtojmë se regjistrimi realizohet vetëm online, duke shprehur interesin për targën e personalizuar në listën e publikuar në:

Pjesëmarrës në Panairin e Punës organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, në datën 2 Qershor ora 10:00

Për hapa të sigurt drejt karrierës, vijmë pranë studentëve në Panairin e Punës për të ofruar mundësinë e kryerjes së praktikave mësimore dhe profesionale për studentë apo të sapo diplomuar nëpërmjet programeve specifike të formimit profesional dhe personal.

Nuk mund të mungonim në panairin e organizuar për të tretin vit radhazi nga Universiteti Politeknik i Tiranës, ku dhe falë marrëveshjes së nënshkruar mbi realizimin e praktikave mësimore kemi arritur dhe të punësojmë kontigjent të aftë studentësh në strukturat tona. 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucioni ku mendimi juaj vlen!

Keni për të shprehur një sugjerim, këshillë apo opinion mbi shërbimet dhe ofrimin e tyre nga sportelet e Drejtorive tona Rajonale?

Baza e përmirësimeve tona të vazhdushme është feedback-u që marrim nga çdo qytetar, ndaj mos ngurroni të shprehni çdo pakënaqësi apo sugjerim!

Gjatë periudhës Janar - Prill 2023, qytetarët janë asistuar:

Trajnim me ekipin e Degës së Drejtuesve të Mjeteve të Drejtorive tona Rajonale!

Fundjava na gjeti me trajnimin dhe kualifikimin e gjithë ekipit të Degës së Drejtuesve të Mjeteve, të Drejtorive tona Rajonale, mbi njohjen dhe zbatimin e akteve dhe ndryshimeve të reja ligjore, procedurave të reja në ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve si dhe mbi Kodin e Etikës së DPSHTRR-së.

Steelwings Pasion, Adrenalinë!

Nuk ka re dhe as shi që fikin dot zjarrin e pasionit të qindra të apasionuarve pas simfonisë së motorrëve që pushtuan Tiranën!

Kryeqyteti dje gumëzhiu, nga gazi e emocionet e papërshkruara që solli klubi i Harleys, një nga komunitetet më cool në !

Steelwings MC Albania You amazed us!

Vazhdon investimi në proçese testimi më cilësore në Qendrat e Kontrollit Teknik!

Në prag të 2-vjetorit të kalimit të shërbimit të Kontrollit Teknik në DPSHTRR, nis puna për rinovimin e rreth 20% të linjave të testimit të mjeteve në Qendrat e Kontrollit Teknik!

Krahas modernizimit të teknologjisë në pajisjet testuese, të kontrollit të gazrave të shkarkimit, të sistemit të drejtimit, të frenimit, etj., me prodhime të gjeneratës së fundit, investojmë edhe në procese testimi më cilësore duke shtuar pajisje të reja matjeje si:

Rëndësia e ndenjësve të posaçme për fëmijë për vozitje të sigurta!

Studimet tregojnë se shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët deri në 13 vjeç janë aksidentet me makinë.

Drejtoria e Përgjithshmë e Shërbimeve të Transportit Rrugor pjesëmarrëse në Workshop-in e EU4LEA mbi problematikat më të mprehta teknike-administrative.

Kënaqësi për pjesëmarrjen dhe vlerësimet shumë pozitive për punën e deritanishme të DPSHTRR, në Workshop-in e EU4LEA (Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri), për ndërveprimin e koordinuar, automatizimin e operacioneve ndërinstitucionale, dedikuar posaçërisht fuqizimit të bashkëpunimit mes Policisë Rrugore e Policisë së Shtetit me DPSHTRR, përmes sistemeve të teknologjisë së informacionit e platformave online!

Koleksionistët francezë të mjeteve historike "Le Raid des Baroudeurs" ndalesën e rradhës kishin Shqipëri!

Koleksionistë francezë të mjeteve historike "Le Raid des Baroudeurs", në route e një turi Ballkanik kanë parkuar plot hijeshi edhe në Shqipëri!

Një tur 5,800 KM, në21 ditë, 9 shtete!

Me guidën e tyre po shijojnë turin me peizazhet e mrekullueshme që ofrohen në zemër të Shqipërisë së panjohur për ta.

Retro Albania i mikpriti miqtë duke i dhuruar katalogun RETRO të historisë së automotorizimit shqiptar.

Nënshkrimi i marrëveshjes së Bashkëpunimit me Z.Franz Wurz pionierin dhe themeluesin e programeve mbi sigurinë rrugore

Një tjetër hap për themelimin dhe marrjen e eksperiencës më të mirë, për Qendrat e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, tashmë prioritet për DPSHTRR, për të gjitha moshat e përdoruesve të rrugës për:

Këndi i Sigurisë Rrugore u ndal në shkollën 9-vjeçare "Ahmet Xhetani", Mat!

Këndi i Sigurisë Rrugore vijon misionin qytet më qytet për edukimin përmes lojës dhe argëtimit mbi sinjalistikën rrugore!

U ndalëm në shkollën 9-vjeçare "Ahmet Xhetani", Mat, për një ditë interaktive me nxënësit e kësaj shkolle!

Edukojmë së bashku mbi situatat rrugore, duke u mbështetur në modele konkrete dhe simulime të sjelljes në rrugë.

Mësoni më shumë mbi aktivitetet tona edukative në: www.dpshtrr.gov.al

Edicioni i 14-të i Steelwings MC Albania po vjen!

Më 27 maj, në Sheshin “Italia”, do të festojmë së bashku mes motoçikletave.

Ne do të jemi aty, në këtë event, për të përjetuar pasionin dhe adrenalinën që këto mjete ofrojnë. Nuk do të mungojë punishtja e targave suvenir duke ofruar një shumëllojshmëri zgjedhjesh ekskluzive.

Ejani të merrni pjesë në një eksperiencë të bukur, ku dashuria për motoçikletën shfaqet mes atmosferës miqësore e argëtimit.

Let’s Rock n’Roll!

Ekipi i DPSHTRR në ambientet e Driving Safety Training Center të OAMTC në Teesdorf, Austri!

Një parathënie e çfarë do të kemi në Qendrat e Sigurisë, të parën në Automotoparkun e Elbasanit, për prova e simulime të gjalla të situatave rrugore, reflekset dhe kohën e reagimit, faktorët ndikues në manovra, edukimin dhe formimin mbi rrezikun e paparashikuar, trajnime e stërvitje praktike, nga mjetet rrugore individuale tek mjetet profesionale të transportit rrugor!

Statistika e rifitimit të Lejes së Drejtimit për periudhën Qershor 2022 – Maj 2023

Statistikat mbi rifitimin e Lejes së Drejtimit pas heqjes së saj për periudhën Qershor 2022 – Maj 2023 raportojnë vlerat e mëposhtme:

DPSHTRR vijon t’u kursejë qytetarëve duke rritur cilësinë dhe komoditetin në ofrimin e shërbimeve!

Ndërsa inflacioni e krizat rrisin globalisht çmimet, me ndikim në rajon e kudo, DPSHTRR krenohet që vijojmë t’u kursejmë qytetarëve duke rritur dhe cilësi e komoditet shërbimesh!

Numrat flasin vetë, pa patur nevojë të shprehemi me shumë fjalë për përmirësimet e qëndrueshme në ofrimin e shërbimeve!

Në QKT Korçë me studentët e Shkollës Teknike Profesionale “Demir Progri”!

Specialistët e DRSHTRR Korçë, demonstruan për studentët të gjitha proceset që duhet të kalojë një mjet, për t'u kualifikuar e për të kaluar testin me sukses. Vizitorët specialë u njohën në praktikë me problematikat më të shpeshta që hasen në mjetet rrugore, të cilat i nënshtrohen kontrollit periodik teknik.

Një orë mësimore ndryshe për të prekur nga afër eksperienca konkrete në sektorin e shërbimeve të transportit rrugor.

Mbështesim dhe jemi gjithmonë krah edukimit dhe formimit përmes arsimit profesional në vend!

Java Ndërkombëtare e Sigurisë Rrugore – OKB

Java Ndërkombëtare e Sigurisë Rrugore - OKB - 15 deri 21 Maj 2023, e gjen DPSHTRR-në në aktivitete edukative mbi përdorimin e rrugës.

A i njihni tabelat e sinjalistikës rrugore?

Ditët e fundit të shkollës, bëhen më interesante kur mëson në mënyrë argëtuese mbi lëvizshmërinë, tabelat e qarkullimit rrugor dhe sjelljen si pedalues, këmbësorë apo drejtues mjeti!

Rimendoni lëvizjen për një botë më të sigurt dhe të qëndrueshme!

Sensibilizohemi së bashku me javën Ndërkombëtare të Sigurisë Rrugore organizuar nga OKB, nga data 15-21 maj 2023.

Temat kryesore janë:

Statusi i Certifikimeve të Xhamave të Errësuar

239,951 Miratime dhe Certifikime të Errësimit të Xhamave të autoveturave, me materiale të homologuara nga prodhuesi, instaluar nga serviset e licencuara, konform dokumentacionit që vërteton garancinë, faturimin, origjinën, nga fillimi i kësaj risie në vitin 2019 deri më Prill 2023!

115,771 mjete të certifikuara për xhamat e errësuar!

Përfitimet nga errësimi i xhamave të automjetit?

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për Janar-Prill 2023

1,874 mjete me moshw 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë.

Janë paraqitur për testim 48.523 mjete, nga të cilat:

Drejtori i DPSHTRR, z. Blendi Gonxhja në emisionin Weekend Lovers në Radio Travel për të zbuluar më shumë detaje rreth Tour Amical!

Drejtori i DPSHTRR, z. Blendi Gonxhja në emisionin Weekend Lovers në Radio Travel për të zbuluar më shumë detaje rreth Tour Amical, ku 265 mjete klasike do të vendosen në datat 13-16 maj në sheshin “Italia”, Tiranë!

Takim me përfaqësues të Bankës Botërore mbi sfidat në sektorin e transportit publik.

Së bashku me Zj. Wendy Jia (Senior Urban Transport Specialist, WB) dhe Z. Artan Guxho, përfaqësues të Bankës Botërore, diskutuam gjerësisht mbi sfidat në sektorin e transportit publik, duke ndarë vizionin e DPSHTRR-së dhe gatishmërinë maksimale për përfshirje konkrete me të gjitha kapacitetet në programet e Bankës Botërore në këtë fushë.

Vijon puna në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi!

Vijon puna në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë. Investim për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për ushtrime e prova të epokës digjitale.

Marrëveshja historike për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së edukimit për sigurinë rrugore në të gjithë arsimin parauniversitar! 

Në vazhdën e bashkëpunimit të frytshëm midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për orët edukative dhe aftësimin e nxënësve për sigurinë rrugore, u nënshkrua marrëveshja historike për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së edukimit për sigurinë rrugore në të gjithë arsimin parauniversitar! 

Procesi i targimit dhe regjistrimit të mjeteve bujqësore!

Një tjetër punë e mirë e Drejtorisë të Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, nisi në Maqellarë duke nisur procesin e targimit dhe regjistrimit të mjeteve bujqësore, një proces i rëndësishëm dhe që ju vjen në ndihmë të gjithë fermerëve pasi formalizon, duke vendosur në një kornizë të plotë ligjore, një pasuri të tyre, nga e cila përfitojnë një numër i konsiderueshëm fermerësh në të gjithë vendin.

Marrëveshje bashkëpunimi midis DPSHTRR dhe MAS!

Me qëllimin e përbashkët për të promovuar fuqimisht edukimin rrugor përmes njohurive dhe materialeve të certifikuara sipas standarteve ndërkombëtare, nënshkruam marrëveshjen e përbashkët për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së re të Edukimit për Sigurinë Rrugore në arsimin parauniversitar u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Prej vitit 2019 kemi organizuar 142 evente në 25 qytete me rreth 7,976 fëmijë pjesëmarrës e ndërsa falë kësaj marrëveshjeje ky bashkëpunim do të

Analiza për Sigurinë Rrugore Janar-Mars 2023!

Të drejtosh një mjet është përgjegjësi shumë e madhe, për veten dhe të tjerët, po aq sa është e rëndësishme sjellja korrekte e pasagjerit, e këmbësorit dhe e pedaluesit në rrugë.

 Statistikat për periudhën Janar-Mars 2023 flasin qartë për ulje të aksidenteve rrugore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, vihet re një ulje minimale e fataliteteve, si edhe një rritje e aksidenteve shkaktuar nga sjellja e gabuar e këmbësorëve. 

263 aksidente rrugore janë gjatë periudhës Janar-Mars 2023, 29% më pak krahasuar me vitin 2018.

Pages