Miratohet Marrëveshja për konvertimin e lejeve të drejtimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë!

Data e lajmit: 07 Nov 2023

Miratohet Marrëveshja për konvertimin e lejeve të drejtimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë!

Për mbajtësit e lejedrejtimit të vlefshëm të kategorisë AM, Al, A2, A, B1, B, BE, Cl, C1E, C, CE, Dl, D1E, D dhe DE, të lëshuar nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë në çdo kohë pas hyrjes në territorin e Republikës së Moldavisë dhe pasi pajisjen me "leje qëndrimi", mund të konvertojnë lejen e drejtimit Shqiptare në një Moldave, dhe anasjelltas, në të njëjtën kategori, pa ju nënshtruar testit teorik apo praktik.

Rritja e numrit të shteteve me të cilat Shqipëria ka një marrëveshje aktive për konvertimin e lejeve të drejtimit, tregon se procedurat për fitimin e kategorive të ndryshme të lejes së drejtimit të lëshuar nga DPSHTRR, janë në përputhshmëri të plotë me Direktivën 2006/126/KE, të ndryshuar, të Parlamentit Europian për lejet e drejtimit duke përmbushur nivelet e sigurisë rrugore të krahasueshme me ato të Bashkimit Europian!

Marrëveshja hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare!

www.dpshtrr.gov.al