Statistikat e periudhës Janar - Tetor 2023 mbi suportin ndaj qytetarëve!

Data e lajmit: 06 Nov 2023

Transparenca, Cilësia dhe Saktësia e informacionit përcjellë ndaj qytetarëve, janë tre shtyllat kryesore që garantojnë qëndrueshmërinë e strukturës sonë.

Prej muajsh tanimë, ndajmë me ju statistikat kumulative për t’ju garantuar që përkushtimi ynë ndaj jush është një proces i vijueshëm dhe jo thjesht një fragment!

Gjatë periudhës Janar - Tetor 2023, qytetarët janë asistuar me:

  • 24,022 mesazhe dhe telefonata në numrin zyrtar +355688015833;
  • 2,299 mesazhe dhe komunikime në rrjetet sociale;
  • 1,753 komunikime me email në dpshtrr@dpshtrr.gov.al
  • Jeni konfuz për informacionin mbi procedura të ndryshme?
  • Mos u shqetësoni! Jemi ne udhërrëfyesi i eksperiencës suaj në DPSHTRR!

Përmes kanaleve tona në:

  • Numër Kontakti/Whatsapp;
  • e-Mail;
  • Rrjete Sociale, etj.

Jemi aty me stafin e kualifikuar për t’i dhënë përgjigje çdo paqartësie tuajën!

www.dpshtrr.gov.al