Këshilla për udhëtim në ditë me shi!

Data e lajmit: 06 Nov 2023

Në ditët me shi, drejtuesit e mjeteve duhet gjithmonë të kenë parasysh këto këshilla për një udhëtim sa më sigurt:

  • Kontrolloni funksionalitetin e fshirëseve të xhamave!
  • Përshtatni shpejtësinë dhe mos bëni manovra të papërgjegjshme!
  • Ruani distancën e sigurisë!
  • Mbani të dyja duart në timon!
  • Kontrolloni dhe përdorni gomat e përshtatshme!
  • Shmangni frenimin e menjëhershëm dhe të papritur!
  • Mbajtja e dritave ndezur ju qartëson pamjen dhe ju bën më të dukshëm nga mjetet e tjera!
  • Në reshje të mëdha, mbani ndezur dritat e mjegullës!
  • Kujdes i veçantë ndaj mjeteve të transportit të udhëtarëve!
Video: 

Këshilla për ditët me shi.