DPSHTRR

You are here

Si ndiheni sot? TË VEÇANTË!

Si ndiheni sot?

Të zakonshëm

TË VEÇANTË

Jashtë Serie

Të personalizuar

Listë e përditësuar çdo 24 orë me mijëra kombinime, ku secili prej jush mund të gjejë preferencën e tij!

Kufiri i shpejtësisë është një limit, jo një objektiv

Kufiri i shpejtësisë është një limit, jo një objektiv
 Shpejtësia e madhe mund të ketë pasoja të rënda në një çast të papritur. Në çdo kthesë dhe ndalesë, kujdesi dhe përqendrimi maksimal janë thelbësore. 

Mos lejoni që adrenalina momentale të sjellë pasoja të pashlyeshme. Mendoni për ata që ju duan dhe për ata që janë në rrugë me ju.

Drejtoni me kujdes dhe bëni çdo sekondë të vlefshme për ta jetuar! 

Event Retro "Gusht e N'fest"

Ku ka festë, ka Retro! 

Disa prej koleksionistëve u bënë pjesë sot e ditës së parë të "Gusht e N'fest", eventit 4 ditor të përvitshëm i organizuar në qytetin e Gramshit. Mjete të dashura për të gjithë, pjesë të koleksioneve personale, të cilat nuk të bie rasti ti shohësh shpesh në rrugë, e për më tepër bashkë me njëra-tjetrën, siç ndodh në të gjitha eventet, u bënë kryefjala e festimi dhe vlerësimit së të shkuarës. 

Rimarje Leje Drejtimi

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës 0, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! 

Raporti mjeteve Retro Janar - Korrik 2024

 Mirënjohës për të gjithë koleksionistët Retro, entuziastët, nostalgjikët dhe gjithë komunitetin, ku fryma e kulturës së automobilave me shpirt rritet çdo ditë!

Janar - Korrik numëron:

 215 Mjete të verifikuara nga të cilat 155 plotësojnë kriteret për statusin RETRO. 

 86 Automjete dhe 69 Motomjete kanë përfunduar procedurën dhe janë pajisur me targa RETRO Janar - Korrik 2024!

Raporti Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Korrik 2024.

 Për të gjithë qytetarët e interesuar, DPSHTRR ndan të dhënat mbi shërbimin eKontrollit Teknik për periudhën Janar - Korrik 2024:

Testimi i mjeteve 

 237,865 mjete të testuara, +15.8% krahasuar me Janar-Korrik 2022;

 78.7% e mjeteve të testura janë automjete (4+1 - 8+1 vende);

 36.5% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.

Ju mirëpresim me mjetet tuaja Retro në “Gusht e N'fest” këtë verë në sheshin e qytetit Gramsh

Ju mirëpresim me mjetet tuaja Retro në “Gusht e N'fest” këtë verë në sheshin e qytetit Gramsh. Bashkohuni me ne për një udhëtim në kohë, ku çdo detaj do të rikthejë kujtimet më të bukura dhe do të krijojë të reja. Ejani të festojmë së bashku në një atmosferë plot energji, art, dhe muzikë!

Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve. 

Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve. 

Një sekondë mund të shpëtojë një jetë - shikoni dy herë përpara se të kaloni rrugën dhe tregoni vigjilencë. 

Kujdesi ynë i përditshëm mund të bëjë diferencën! 

Raporti Mjeteve Green Janar - Korrik 2024

 DPSHTRR mbështetur në misionin e saj për një flotë mjetesh green, i kushton rëndësi të shtuar analizimit të statistikave mbi mjetet elektrike! 

 Janar - Korrik 2024, prezanton shifra motivuese ku:

Mjete All-Electric 

 1,527 Mjete All-Electric të regjistruara:

+653 krahasuar me Janar-Korrik 2023 ose 75% më shumë;

 Kërkoni një dhuratë unike dhe të veçantë për një person të dashur?

 Kërkoni një dhuratë unike dhe të veçantë për një person të dashur?

Targat suvenir janë zgjedhja e duhur!

Personalizo targën duke zgjedhur formën dhe ngjyrën e preferuar! 

Statistika mbi flotën vendase të mjeteve rrugore Janar - Korrik 2024!

Korrik 2024, rekord shifrash të mjeteve të regjistruara për herë të parë për vitin 2024, prej 10,724 regjistrimesh! 

+ 34% regjistrime krahasuar me Korrik 2023

+ 24% regjistrime krahasuar me Dhjetor 2023, i cili ka qenë muaji më i mirë i 5 viteve të fundit.

Periudha Janar-Korrik 2024 numëron 61,081 regjistrime ndër të cilat 83% e totalit janë autovetura:

+ 117% regjistrime krahasuar me Janar-Korrik 2019;

+ 45% krahasuar me Janar-Korrik 2023.

Lista kryesuese e origjinës së mjeteve: 

 Italia me 18.2%;

Ju ka humbur Leja e Drejtimit?

 Humbje e Lejes së Drejtimit? 

Zgjidhja është shumë e lehtë!

 Pension të mbarë zonjës së mrekullueshme Znj. Irma Terziu

 Pension të mbarë zonjës së mrekullueshme Znj. Irma Terziu

 Me një eksperiencë 25 vjeçare pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, ku vitet e fundit ajo dha kontributin e saj në rolin e Kryetarit të Degës në Degën e Financës, në emër të DPSHTRR-së e falenderojmë për të gjithë përkushtimin dhe ekspertizën e ofruar si shembull për brezat e ardhshëm!

 Promovojmë vlerat njerëzore si gur themeli i zhvillimit të kulturës ndërinstitucionale!

Para se të uleni para timonit, mendoni për ata që ju duan dhe ju presin në shtëpi.

1 sekondë mund të përcaktojë gjithçka. Mos lejoni që një mesazh apo telefonatë t’ju shpërqendrojë. Para se të uleni para timonit, mendoni për ata që ju duan dhe ju presin në shtëpi.

Lëreni celularin mënjanë përpara se të nisni një udhëtim dhe përqendrohuni në rrugë. 

Shmangni alkoolin dhe shpëtoni jetë!

Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur është i paligjshëm dhe rrezikon gjithçka: veten, familjen dhe të tjerët përreth.

Mos harroni të qenit pranë shtëpisë nuk është një justifikim për të drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit.  Bëhuni shembull i përgjegjësisë dhe kujdesit në rrugë.

Shmangni alkoolin dhe shpëtoni jetë!

Rimarje Leje Drejtimi

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës 0, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! 

Një ditë e veçantë e mbushur me argëtim dhe mësim për Këndin e Sigurisë Rrugore dhe kampin veror “Happy Day”

Një ditë e veçantë e mbushur me argëtim dhe mësim për Këndin e Sigurisë Rrugore dhe kampin veror “Happy Day”

 Fëmijët morën pjesë në disa lojëra argëtuese, ku mësuan disa nga rregullat kryesore të sigurisë rrugore në një mënyrë tërheqëse dhe interaktive në cirkuitin e veçantë që krijuam për ta.

Mirëpritëm ditën e sotme përfaqësues të kompanisë së Konsulencës Inxhinierike IRD Engineering Srl mbi “Mbështetjen për Reformën e Sektorit Rrugor dhe Strategjinë e Sigurisë Rrugore”!

Mirëpritëm ditën e sotme pranë ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme përfaqësues të kompanisë së Konsulencës Inxhinierike IRD Engineering Srl, Znj. Anna Krukowska dhe Z. Dejan Jovanov. Ky takim vjen në vijim të Workshop të organizuar nga kjo kompani mbi projektin e fianancuar nga Bashkimi Europian mbi “Mbështetjen për Reformën e Sektorit Rrugor dhe Strategjinë e Sigurisë Rrugore”, ku IRD Engineering Srl është subjekti përgjegjës për ofrimin e asistencës teknike për përgatitjen e strategjisë së Sigurisë Rrugore, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria.

Raporti i të ardhurave Janar - Qershor 2024

 Për të gjithë qytetarët, grupet e interesit apo analizuesit e informacionit DPSHTRR ndan informacionin e saj mbi analizën e ecurisë së shërbimeve dhe të ardhurave për 6 mujorin e parë të vitit 2024.

 Rritja e të ardhurave të realizuara me 136% krahasuar me vitin 2019, ka dhënë impaktin në vijim:

ANALIZË E ECURISË SË SHËRBIMEVE 

 Totali i shërbimeve të ofruara: 1,563,273 krahasuar me Janar-Qershor 2019, 63% më shumë;

 HUMBJA E LEJES SË QARKULLIMIT NUK KA PËRSE TË JETË NJË SITUATË STRESUESE PËR JU! ZGJIDHJA ËSHTË SHUMË E LEHTË! 

 HUMBJA E LEJES SË QARKULLIMIT NUK KA PËRSE TË JETË NJË SITUATË STRESUESE PËR JU! ZGJIDHJA ËSHTË SHUMË E LEHTË! 

Me dy hapa të thjeshtë ju rifitoni të drejtën tuaj ligjore për të drejtuar mjetin:

EASY CHECK - KONTROLL FIZIK PËR ÇDO SUBJEKT APO KONÇENSIONAR NË TIRANË DHE DURRËS!

EASY CHECK - KONTROLL FIZIK PËR ÇDO SUBJEKT APO KONÇENSIONAR NË TIRANË DHE DURRËS 

Subjekt apo Konçensionarë tregtues mjetesh që ushtroni veprimtari në Tiranë ose Durrës, Kontrolli Fizik vjen pranë jush me një aplikim!

Një ditë plot energji për Këndin e Sigurisë Rrugore dhe fëmijët energjikë të kampit “At Anton Luli” në Tiranë.

Një ditë plot energji për Këndin e Sigurisë Rrugore dhe fëmijët energjikë të kampit “At Anton Luli” në Tiranë.

Larg vapës dhe diellit të nxehtë, mësuam rregullat e sjelljes në rrugë, dhe më pas fëmijët u futën në “aksion” në cirkuitin e konceptuar për ta. 

Faleminderit stafit të Famullia “Zemra e Krishtit” që mbështet e përfshin në programin e kampit edhe projekte sensibilizuese si Siguria Rrugore.

6 - mujori i parë i vitit 2024 shënon rekord të regjistrimit të mjeteve për herë të parë në Republikën e Shqipërisë. 

6 - mujori i parë i vitit 2024 shënon rekord të regjistrimit të mjeteve për herë të parë në Republikën e Shqipërisë. 

A ndikon kjo rritje në uljen e moshës mesatare të mjeteve? 

Cilat janë arsyet për rritjen e mjeteve në qarkullim? 

Nga cilat vende importohen më së shumti këto mjete? 

DITA BOTËRORE E AFTËSIVE TË TË RINJVE - DPSHTRR njeh dhe vlerëson potencialin e të rinjve si katalizatorë të ndryshimit përmes programeve të saj!

DITA BOTËRORE E AFTËSIVE TË TË RINJVE - DPSHTRR njeh dhe vlerëson potencialin e të rinjve si katalizatorë të ndryshimit përmes programeve të saj!

 Prej disa vitesh tashmë, DPSHTRR ka lidhur marrëveshje me institucione arsimore si:

 Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike me afat 5-vjeçar.

 Fakulteti Ekonomik i Tiranës me afat 5-vjeçar.

Raporti mjeteve Green Janar - Qershor 2024!

 DPSHTRR mbështetur në misionin e saj për një flotë mjetesh green, i kushton rëndësi të shtuar analizimit të statistikave mbi mjetet elektrike! 

 Janar - Qershor 2024, prezanton shifra motivuese ku:

 Mjete All-Electric 

+ 1,277 Mjete All-Electric të regjistruara:

+571 krahasuar me Janar-Qershor 2023 ose 81% më shumë;

Trajnim mbi Verifikimin e Kategorisë Mjedisore në DRSHTRR me qëllim përshpejtimin e realizimit të procedurave.

 Shërbimet, procedurat, dhe sistemet e ngritura për to nuk mund të jetëzohen pa trajnimin, zhvillimin e vazhdueshëm, përditësimin me ndryshimet të Kapitalit Njerëzor, faktor të suksesit afatgjatë!

 Siguria Rrugore për femijët është një prioritet i rëndësishëm për prindërit dhe komunitetin!

 Siguria Rrugore për femijët është një prioritet i rëndësishëm për prindërit dhe komunitetin!

 Mësimi i rregullave të sigurisë rrugore në moshë të hershme i ndihmon ata të zhvillojnë sjellje të sigurta që do t’i shoqërojnë përgjatë jetës.

Pages